Lajmet

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi përmbajtjen e letrës që presidenti i deritanishëm Joe Biden i la pas largimit nga Zyra Ovale në fillim të kësaj jave.

Letra, të cilën Trump e gjeti brenda tavolinës në Zyrën Ovale me pak ndihmë nga korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë i Fox News, Peter Doocy, i drejtohet “I dashur President Trump” dhe shkruante si më poshtë:

“Ndërsa largohem nga kjo zyrë e shenjtë, uroj për ju dhe familjen tuaj të gjitha më të mirat në katër vitet e ardhshme. Populli amerikan – dhe njerëzit në mbarë botën – shikojnë nga kjo shtëpi për qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është se në vitet e ardhshme do të jetë një kohë prosperiteti, paqeje dhe mirësie për kombin tonë”.

“Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëzuar vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë”.

Trump e gjeti letrën në Resolute Desk dhe ishte e nënshkruar nga “Joe Biden” dhe mbante datën 20 janar 2025.

Të hënën, Trump e gjeti letrën një zarf të bardhë pasi Doocy e pyeti nëse Biden i kishte lënë një letër ndërsa presidenti i ardhshëm nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale përpara një grumbulli gazetarësh. Ndërkohë të martën, Trump iu përgjigj pyetjeve të mëtejshme nga Doocy në lidhje me përmbajtjen e letrës. Letrat e shkruara me dorë nga ish-presidentët e lënë për pasardhësit e tyre.

“Ishte një letër shumë e bukur”, u tha Trump gazetarëve. “Ishte paksa një letër e tipit frymëzues…”. “E vlerësova letrën”.

Tradita presidenciale për t’i lënë një letër pasardhësit të tyre filloi në vitin 1989 kur presidenti Ronald Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë pas dy mandatesh në detyrë, me ish-presidentin George H. W. Bush që mori postin.

Tradita ka vazhduar deri më sot përmes presidentëve Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Trump dhe Biden.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara