Lajmet

Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Published

on

Në vitin 2023, bota e shkencës mjekësore ka shënuar përparime të rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Një ndër këto zbulime përfshin terapinë me qeliza staminale për trajtimin e insuficiencës së avancuar të zemrës.

Ky artikull synon të hedhë një vështrim mbi disa nga zbulimet më premtuese dhe revolucionare në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të vitit 2023, duke na dhënë një pamje të re mbi atë që mund të pritet në të ardhmen e kujdesit shëndetësor.

Çfarë duhet të dini? 

Një studim i kryer nga Mayo Clinic ka treguar se përdorimi i qelizave staminale, të marra nga palca e kockave të pacientëve dhe të programuara për të riparuar inde të dëmtuara të zemrës, ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve me insuficiencë të avancuar të zemrës. Ky studim u realizua në 39 spitale në 10 vende dhe përfshiu 315 pacientë.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm është përdorimi i teknikave të redaktimit gjenetik për të trajtuar hiperkolesteroleminë familjare, një çrregullim gjenetik që shkakton probleme serioze shëndetësore. Në këtë rast, shkencëtarët kanë përdorur redaktimin e bazave të ADN-së për të ndryshuar gjenin që kodon për proteinën PCSK9. Kjo teknikë ka ulur nivelet e kolesterolit LDL (“kolesteroli i keq”) në gjak deri në 55%, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithëse kjo metodë mbart shpresë të madhe, ende kërkohen më shumë studime dhe testime klinike për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin afatgjatë të kësaj terapie.

Gjithashtu, një terapi gjenetike të re është zhvilluar për trajtimin e sëmundjeve kardiake gjenetike. Kjo terapi, e cila është pranuar për testimet klinike, ka potencialin të trajtojë sëmundje të rralla të zemrës që kanë bazë gjenetike. Ky zbulim vjen nga puna e shkencëtarëve në Hubrecht Institute dhe pritet të hapë rrugë për trajtime më të efektshme dhe të personalizuara për sëmundjet kardiovaskulare me origjinë gjenetike.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm është identifikimi i një proteine të re nga sistemi imunitar, e njohur si suPAR, e cila ka treguar të jetë një shënjestër e premtueshme për trajtimin e sëmundjes kardiovaskulare. Kjo proteinë, e cila rregullon aktivitetin e sistemit imunitar, është lidhur me zhvillimin e aterosklerozës në nivele të larta. Studimi i kësaj proteine ka treguar se individët me nivele të larta të suPAR janë më të prirur për të zhvilluar aterosklerozë dhe për të përjetuar ngjarje kardiovaskulare. Ky zbulim hap rrugën për zhvillimin e terapive të reja që synojnë përmirësimin e trajtimeve kardiovaskulare duke fokusuar në komponentët imunologjik.

Në përgjithësi, hulumtimet e vitit 2023 kanë sjellë shpresë dhe mundësi të reja për trajtimin e pacientëve./AgroWeb.org/

 

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara