Lajmet
Zbulime të reja vërtetojnë heshtjen e Vatikanit ndaj shfarosjes së hebrenjve
Ky sekret ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më shumë se 80 vjet.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNjë sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më shumë se 80 vjet. Bëhet fjalë për negociatat sekrete midis Papa Piut XII dhe Hitlerit, dhe për një dritë të re mbi heshtjen e Papës përballë shfarosjes së hebrenjve.
Të fshira nga të gjitha dokumentet zyrtare të Selisë së Shenjtë, ato janë bërë publike pas hapjes së arkivave të Euxhenio Pacelit, me kërkesën e Papa Françeskut në marsin e vitit2020. “Unë kisha punuar tashmë me koleksionet arkivore të vendeve perëndimore, por më mungonin të dhënat nga Vatikani”- thotë Dejvid I.Kertzer, profesor amerikan në Universitetin Braun, i vlerësuar me çmimin Pulitzer për esenë e tij me titull “Papa Piu XI dhe fashizmi”, pra mbi ngjarjet historike që i paraprijnë periudhës së trajtuar në veprën e tij të re.
Libri i tij i ri “Një papë në luftë. Historia sekrete midis Musolinit, Hitlerit dhe Papa Piut XII” i sapo–botuar në Itali përmban shumë dokumente që ishin hequr nga 12 vëllimet e burimeve arkivore të sekretariatit të Vatikanit në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, dhe që flasin mbi një nga çështjet historiografike më të diskutueshme dhe më të mprehta:dështimin Papa Pacelit për të denoncuar gjenocidin nazist ndaj hebrenjve.
Le t’ia nisim me negociatat sekrete të Papa Piut XII me Hitlerin. Çfarë gjetët në arkivat e Vatikanit?
Procesverbale në gjermanisht, që mbetën të fshehura për 80 vjet. Ato flasin mbi takimet sekrete midis Papa Piut XII dhe të dërguarit të Fyhrerit, Princit Filip Von Hesen, një personazh ekscentrik, homoseksual, që ishte martuar me Mafaldën e Savojës, pra ishte dhëndri i Viktori Emanuelit III. Takimet u zhvilluan që në fillim të papatit të Piut XII jashtë kanaleve normale diplomatike. Vetë ambasadori gjerman në Selinë e Shenjtë nuk ishte nëdijeni të tyre.
Cila ishte përmbajtja e atyre bisedimeve?
Papa i kërkon Hitlerit të ndalë politikën e agresionit kundër kishës katolike në Gjermani. Në këmbim, i dërguari i Hitlerit i vendosi dy kushte:heshtjen e Papës në lidhje me çështjen racore dhe mosndërhyrjen e klerit gjerman në politikën e brendshme të Rajhut të Tretë.
Nga maji vitit 1939, takimet vazhduan për disa muaj, në përgatitje për vizitën e Ministrit të Jashtëm Von Ribentrop në marsin e vitit 1940. Dokumentet tregojnë gjithashtu 5 kërkesat e Papës “për të detoksikuar atmosferën publike, para se të fillonte çdo lloj bisedimi”.
I pakënaqur me sinjalet e dobëta që vinin nga Gjermania, Papa kërkoi ndalimin e sulmeve kundër Kishës Katolike, rikthimin e edukimit fetar në shkolla dhe lirinë e priftërinjve, dhe dhënies fund të sekuestrimit të pronave. Hitleri ra dakord me kushtet e vendosura nga Paceli.
Në thelb, ju pretendoni se Papa e shkëmbeu heshtjen e tij ndaj masakrave naziste, medhënien fund të armiqësive kundër Kishës Katolike?
Ai dëshironte të mbronte Kishën e tij dhe të shmangte përçarjet në botën katolike gjermane. Heshtja e Pacelit bëri përshtypje që në ditët e para të luftës tek opinioni publik evropian, pas pushtimit gjerman të Polonisë. Debatet nisën zyrtarisht në vitet 1960, kur u botua libri i famshëm “Vikari” nga Rolf Hoshhut. Kjo është absurde, pasi skandali për heshtjen shurdhuese të Piut XII shpërtheu menjëherë.
Ju përmendni edhe një urdhër të firmosur në vitin 1938 për zhdukjen e dokumenteve,në lidhje me abuzimin seksual të priftërinjve në Austri…
Një dokument i datës mars 1938, ruhet ende sot në arkivin e sekretariatit të shtetit, që në atëkohë drejtohej nga Paceli, papa i ardhshëm. Urdhri i kërkonte Kishës Katolike në Austri tëdigjte të gjithë dokumentacionin në lidhje me çështjet e imoralitetit të klerit. Austria sapo ishte aneksuar nga Hitleri dhe Vatikani kishte frikë nga hakmarrja.
Në librin tuaj, ju ndaleni tek këmbëngulja e madhe diplomatike nga evropianët dhe amerikanët, që Papa të prononcohej publikisht për “barbarizmin gjerman”. Që nga janari i vitit 1942, Papa ishte plotësisht i vetëdijshëm për fushatën e shfarosjes që kishin nisur nazistët…
Papa mori për këtë fushatë raporte të detajuara nga klerikë të besuar. Në tryezën e tij mbërritën raportet e kapelanit ushtarak At Pirro Skavici. Nga Nunci në Bratislavë mbërriti lajmi mbi “planin mizor” të nazistëve, i hartuar nga katoliku Jozef Tiso, lideri nazist sllovak. Në fundin e gushtit të atij viti, kryepeshkopi i kishës ukrainase e informon gjithashtu Papën për “bastisjet djallëzore” të gjermanëve. Në shtator, Xhovani Malveci i tregoi mbi masakrat e tmerrshme në Poloni.
Por kur amerikanët i kërkuan reagim publik ndaj lajmit të tmerrshëm mbi shfarosjen e hebrenjve, Papa u shmanget…
Po, në shtatorin e vitit 1942 presidenti amerikan Ruzvelt, nëpërmjet të dërguarit të tij Miron Tejlor, e ftoi Papa Piun XII jo vetëm ta denonconte publikisht këtë krim lufte, por e pyet nëse ka informacione që konfirmojnë shfarosjen e hebrenjve në Evropë. Përgjigja do të vijë vetëm një muaj më vonë, shumë e thatë.
Edhe pse ishte i mirë–informuar, Papa e pranon se ka marrë disa sinjalizime, por shton se nuk ishte në gjendje të verifikonte saktësinë e tyre. Në realitet, ishte imzot Angelo Del’Akua, anëtari i Sekretariatit të Shtetit që u mor me këtë çështje, dhe që e këshilloi Papën të ishte i kujdesshëm, edhe sepse “ekzagjerimi i gjërave, ishte diçka e zakonshme për hebrenjtë”.
Gjithsesi pas bastisjes së getos së Romës, më 16 tetor 1943, Papa Piu XII u angazhua shumë për të çliruar hebrenjtë që ishin konvertuar në të krishterë…
Përpjekjet e Vatikanit përqendrohen vetëm tek hebrenjtë e pagëzuar ose të martuar me katolikët, duke arritur lirimin e tyre. Menjëherë pas krijimit të getos, Paceli takohet me tëdërguarin britanik Osborn dhe atë amerikan Titman. Të dyve u thotë se nuk ka asnjë arsye të ankohet për ushtrinë gjermane, që sipas tij kishte respekt të madh për Vatikanin. Në atë takim nuk u përmendën në asnjë rast mijëra hebrenjve që u dërguan në kampet e vdekjes në Aushvic.
Si mendoni se do të pritet libri juaj në Vatikan?
Unë pres polemika të forta, sidomos nga ata që vazhdojnë ta cilësojnë Pacelin si Papën efundit të vërtetë, përpara revolucionit të Këshillit të Dytë të Vatikanit. Por është e vështirë të përballesh me dokumentet. Unë kam në duar dhjetëra mijëra faqe me burime të dixhitalizuaranga arkivat e Vatikanit, por edhe ato atyre të vendeve të përfshira në luftë. Shpresoj që debati që do të pasojë, të marrë parasysh këto burime të reja. / La Repubblica – Bota.al
Lajmet
UBT hap dyert për gjeneratën e re: Bursa 20% për studentët e shkëlqyeshëm në 10 programet më të kërkuara
Published
23 minutes agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Institucioni lider në arsimin e lartë, UBT, ka shpallur zyrtarisht hapjen e fazës së regjistrimeve të hershme, duke u ofruar një mundësi unike maturantëve që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në programet më inovative në vend.
Në kuadër të shënimit të një çerek shekulli suksesi, UBT ka vendosur të mbështesë gjeneratat e reja të suksesshmee reja përmes një skeme të veçantë bursash.
Të gjithë kandidatët me sukses të shkëlqyeshëm që aplikojnë gjatë kësaj periudhe, do të përfitojnë automatikisht 20% bursë në dhjetë programet më të kërkuara të studimit gjatë tri viteve të studimit në UBT.
Ky njoftim vjen si një ftesë për të gjithë ata që duan të sigurojnë vendin e tyre në programin që kanë ëndërruar, duke u bërë pjesë e një komuniteti akademik që po transformon tregun e punës.
Të gjithë të interesuarit mund ta bëjnë aplikimin e tyre brenda pak minutash përmes platformës online, duke ndjekur vegëzën zyrtare: Aplikoni Këtu.
Lajmet
52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
Published
17 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.
Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.
Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.
Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.
Lajmet
Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës
Published
19 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.
Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.
Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.
Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.
Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.
Lajmet
Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik
Published
19 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.
Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.
Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.
Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.
Sulme me dronë ndaj bazave amerikane në Irak
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 mars, nga viti 1993-1999
UBT hap dyert për gjeneratën e re: Bursa 20% për studentët e shkëlqyeshëm në 10 programet më të kërkuara
Astronomët kapin imazhin më të detajuar deri më tani të qendrës së galaktikës sonë
Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve
11 mars 1981 – Kur zëri i studentëve tronditi Kosovën
Bie numri i rasteve të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Vendet dhe frutat e tyre kombëtare
Liga e Kampionëve ndez motorët
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
