Sport

Zaniolo bën prioritet kalimin te rivali i Romës

Zaniolo thuhet se e ka bërë prioritet kalimin te rivali i Romës, AC Milani.

Published

on

Tanimë nuk është sekret që ylli i Romës, Nicolo Zaniolo e dëshiron largimin në këtë janar, dhe me këtë gjë janë pajtuar edhe krerët e “Giallorossëve”.

Zaniolo ka oferta nga klubet e Premier Ligës, por si duket prioriteti i tij është të qëndrojë në kampionatin italian.

Në fakt, Zaniolo thuhet se e ka bërë prioritet kalimin te rivali i Romës, AC Milani, ku dëshiron me çdo kusht kalimin te kampioni italian, pasi që kushtet personale mes dy palëve veçse janë arritur.

Në anën tjetër, skuadra angleze Bournemouth i ka ofruar Romës 30 milionë euro plus bonuse, si dhe një klauzolë prej 10% nëse e shesin Zaniolon në të ardhmen.

Ndërkaq, Milani po ofron marrëveshje huazimi me të drejtë blerje.

Lajmet

Për edicionin e ri të basketbollit shorti hidhet më 12 shtator

Published

on

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.

Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

​Isak: Me Liverpoolin kam shumë për të dhënë, dua të fitoj gjithçka

Published

on

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Newcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

“Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte për Isak, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.

Lojtari i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Newcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.

“Ndihem mrekullisht… Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët. “Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, u shpreh ai.

/S.K/KP/BBC

Continue Reading

Lajmet

​Kosova gati për Kampionatin Botëror të Boksit

Published

on

Kampi përgatitor i Kombëtares së Kosovës në boks është drejt përfundimit dhe përfaqësuesja është gati për sfidën e radhës për Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool.

Në përbërjen e ekspeditës së Kosovës do të jenë boksierja Donjeta Sadiku (60 kg), boksierët Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg).

Përfaqësuesen e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësit Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli..

Ekipi i Kosovës udhëton më 2 shtator drejt Liverpoolit, aty ku do të masë forcat me boksierët më të mirë të botës.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

​Muharremaj: Stadiumi i Suharekës do të jetë me standarte të UEFA-s

Published

on

Në zonën industriale të Suharekës sot do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Ky projekt madhor, i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, do të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

Investimi po realizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa hapësira është siguruar nga Komuna e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, u shpreh mirënjohës për Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në këtë projekt, duke theksuar se vetëm me bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe komunës mund të sjellin zhvillim për qytetarët.

“Projekt i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne, është investim i Ministrisë së Kulturës. Hapsirën e kemi siguruar ne si Komunë e Suharekës.”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Stadiumi i ri pritet të bëhet një qendër e rëndësishme sportive për Suharekën dhe mbarë Kosovën.

/S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara