Kulturë

Zakonet që ju ndihmojnë të zgjoheni herët

Një gotë me ujë përpara se të shkosh të flesh.

Published

on

Mund të duket e çuditshme sesi disa njerëz janë gati që për të nisur ditën që në orën 6 të mëngjesit, ndërkohë që ti je duke u kthyer në anën tjetër të krevatit.

Epo, asgjë nuk është e pamundur! Gjeni më poshtë 5 këshilla që iu ndihmojnë të zgjoheni herët:

1. Uji është çelësi

Dehidratimi është një vrasës. Ai iu bën të ngadaltë ndërkohë që punoni, të lodhur ndërkohë që jeni duke ecur dhe gjithashtu ai iu bën të qëndroni më gjatë në shtrat.

Gjithmonë sigurohu që të konsumosh një gotë me ujë përpara se të shkosh të flesh dhe kështu mëngjeset e tua do të jenë të freskëta.

2. Hani mëngjes

Mendo pak, sa kohë ke që nuk konsumon mëngjes? Trupit juaj ka nevojë për karburant në mënyrë që të nis ditën. Hani mëngjes çdo ditë dhe jepini trupit energji për të përballuar çdo gjë.

3. Merrni një orë me zile

Telefonat nuk duhet të lejohen në krevat! Ata mund të ndërpresin gjumin tuaj, nëse i lejoni t’iu bezdisin gjatë gjithë natës me njoftime dhe duke parë vazhdimisht ekranin ju frenoni prodhimin e hormonit melatonin i cili nxit gjumin.

Dëshironi të ndiheni më pak të lodhur kur zgjoheni në mëngjes? Merrni një orë me zile, ne iu sugjerojmë Philips Wake-Up Light. Ajo iu lejon të zgjoheni natyrshëm duke rritur ndriçimin e saj. Gjithashtu ajo mundëson tinguj të ndryshëm dhe është rekomanduar nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit.

4. Krijoni një orar gjumi

Disa njerëz kanë nevojë për 7-8 orë gjumë çdo natë. Disa kanë nevojë për më shumë ose më pak, e rëndësishme është të keni një orar gjumi. Duke pasur një orar të rregullt gjumi trupi juaj krijon një ritëm më të mirë.

Continue Reading

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara