Lifestyle

Zakonet e përditshme për një lëkurë që shkëlqen

Aktiviteti sportiv, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët ndikojnë pozitivisht.

Published

on

Thonë se lëkura e mirë është tregues i shëndetit të mirë ndaj vini re çdo sinjal që ajo lëshon për ju.

Disa gjeste dhe zakone të vogla të cilat mund t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme janë ato që bëjnë diferencën  për të pasur gjithnjë lëkurë të shëndetshme.

AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të shpejta se si të kujdeseni për fytyrën tuaj çdo ditë që fillojnë që nga ecjet e përditëshme deri tek ushqimet e duhura për ju.

Aktiviteti sportiv

Si i gjithë trupi edhe fytyra kërkon të lëvizë e të marrë energji nga aktivitetet sportive.

Në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më mirë dhe do të ndjeni ndryshme të dukshme si në muskujt e fytyrës ashtu edhe në elasticitetin e saj.

Ecni, bëni vrap apo merruni me aktivitete të ndryshme sportive për shëndetin e të gjithë organizmit dhe sigurisht lëkurës tuaj.

Hani yndyrna të shëndetëshme

Në mënyrë që të eleminojë inflamacionin dhe të prodhojë qeliza të shëndetëshme lëkurës i duhen yndrynat e shëndetëshme.

Prandaj mundohuni të konsumoni shumë arra, avokado, peshk apo vaj ulliri.

Antioksidantët

Një nga elementët më të rëndësishëm përsa i përket shëndetit të fytyrës, por edhe të gjithë organizmit.

Për të luftuar radikalet e lira ju duhet të konsumoni një dietë të pasur me antioksidantë të cilat i gjeni tek frutat dhe perimet.

Vitamina C

Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit në trup i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në ruatjen e elasticitetit të fytyrës.

Atë e gjeni me shumicë tek kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Kujdes me aknet

Aknet apo puçrat që mund t’ju dalin herë pas here në fytyrë janë një proces i zakonshëm i trupit që mund t’ju ndodhë të gjithëve ndaj mundohuni të mos  ngacmoni ato me duar.

Ngacmimi i puçrave me duar do të përhapë më shumë mikrobet dhe papastërtitë në fytyrë prandaj në vend të kësaj, mundohuni që t’i lini ato të shërohen vetë.

Flini gjumë

Ka një arsye përse quhet i famshi “Gjumi i Bukurisë” në këtë mënyrë.

Gjumi është një nga aleatët më të mirë të lëkurës tuaj pasi arrin ta qetësojë dhe ta pastrojë atë.

Flini çdo natë jo më pak se 8 orë gjumë.

Zinku dhe Vitamina E

Zinku funksionon si një riparues natyral për çdo dëm që mund të keni në lëkurë.

Prandaj konsumoni shumë kungull, fara kungulli apo ushqime deti.

Vitamina E nga ana tjetër njihet si një hidratuese  e mirë e fytyrës që e ndihmon atë të qëndrojë elastike dhe të shkëlqejë.

Përtej kapsulave me vitamina E, atë mund ta gjeni edhe tek arrorët, avokado apo peshku./AgroWeb.org

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Published

on

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.

Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?

Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.

Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).

Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.

Pse ndihemi të turpëruar?

Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

Normat shoqërore dhe kulturore

Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.

Pritshmëritë personale

Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.

Përvojat e kaluara

Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.

Efektet e turpit në shëndetin mendor

Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Si ta përballojmë turpin?

Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.

Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja

Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni

Flisni me dikë

Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit

Kujdesi për veten

Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi

Sfidoni mendimet negative

Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten

Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si ta shfaqni personalitetin në një intervistë pune

Published

on

Të gjithë e kemi dëgjuar ” të jesh vetvetja dhe me vetëbesim” në një intervistë pune e duket se profesionistët e rekrutimit të punonjësve bien dakord me këtë shprehje.

Ja disa këshilla që do ju vlejnë për intervista të suksesshme dhe të shprehni personalitetin përveç aftësive dhe kualifikimeve që keni.

Bëni “detyrat e shtëpisë” paraprakisht

Bëni kërkime çfarë tiparesh të personalitetit puna kërkon. Kërkoni në çdo faqe të kompanisë për të parë çfarë lloj “kulture” po përpiqet ta paraqesë. Në këtë mënyrë do të dini se ku duhet të praktikoheni dhe të fokusoheni.

Tregoni personalitetin tuaj përmes veshjesh që do të zgjidhni në intervistë

Kodi i veshjesh së intervistës duhet të jetë elegante, profesionale, larg ekstravagantes por e fuqishme e të përfaqësojë stilin brenda saj.

Veproni dhe flini me vetëbesim

Jo të gjitha CV janë të pasura me eksperienca apo kualifikime, por kjo nuk do të thotë se këto persona nuk janë të denjë për atë punë. Ajo që mungon në CV tuaj mundohuni ta plotësoni me vetëbesimin që shfaqni në prezantimin e kualifikimeve që keni.

Jepni përgjigje që do të mbahen mend gjatë

Gjatë intervistave, ju kërkohet pyetje të bazuara në kompetencat lidhur me një detyrë. Sigurohuni të identifikoni Situatën, Detyrën, Veprimin dhe Rezultatin e kohës dhe të jeni sa më specifik që të jetë e mundur lidhur me idenë tuaj për zgjidhjen e problemit.

Mos harroni të bëni një bisedë personale

Punëdhënësit pyesin bazuar në kompetenca për zgjidhjen e problemeve apo detyrave, mos hezitoni të tregoni eksperiencat personale në situata që i keni kaluar me sukses.

Bëni pyetjet e duhura

Në fund të intervistës kur ju pyesin se nëse keni ndonjë pyetje, sigurohuni të pyesni lidhur me ndonjë informacion shtesë të kompanisë apo mënyrën si punohet në ekip aty. Interesi që tregoni do të ju bëjë të shkëlqeni.

Continue Reading

Të kërkuara