Lajmet

Zaev: Ballkani nuk është më një fuçi Baruti

Zaev: Ballkani nuk është më një bombë me sahat.

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev, tha sot se Ballkani nuk është më një fuçi bartui.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës me homologun e tij kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruajn Alsat.

“Ballkani nuk është më një fuçi baruti, Ballkani nuk është më një bombë me sahat. Ballkani është Ballkani i shekullit 21, dhe sot dhe në mënyrë bilaterale ne e kemi konfirmuar atë me Republikën e Kosovës, të gjithë ministrat tanë, ne si kryeministra. Jam i bindur se në të ardhmen dialogu, diplomacia, mendimet e mira, miqësia dhe dora e zgjatur janë e ardhmja e pjesës evropiane të Ballkanit. Vendi ynë meriton të jetë atje, si anëtarët e BE -së”, u shpreh Zaev./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Nëse Kurti s’i ka numrat, të lëshojë rrugë

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para seancës së 41-të konstituive, ka kërkuar që Albin Kurti “të lëshojë rrugë” nëse s’e ka shumicën.

Sipas tij, Kurti është e keqja e Kosovës.

Nëse e ka shumicën, le ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit ose qeverinë, ose le të lëshojë rrugë. E keqja e Kosovës është Kurti. Kurti di si të bëjë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por për qeveri nuk po lëshon rrugë. Kjo është situata. Po shihet se ai e ka ndarë mendjen me e çu Kosovën keq e më keq,” tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur në takim kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.

Continue Reading

Lajmet

​Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër të shtënave festive

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme lansoi fushatën e re ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, me slloganin “Festo me zemër, jo me armë”.

Gjatë prezantimit, u publikuan të dhëna nga fushata e vitit 2024, ku u evidentua një rritje prej 40% e raportimeve nga qytetarët për të shtënat festive.

Sipas statistikave zyrtare, janë konfiskuar 121 armë, janë arrestuar 177 persona dhe janë pranuar gjithsej 133 raportime nga qytetarët për raste të të shtënave festive.

Zyrtarët potencuan se këto rezultate dëshmojnë vetëdijesimin në rritje të qytetarëve, por edhe nevojën për vazhdim të fushatave të tilla.

Zyrtarët e MPB-së ritheksuan se qëllimi kryesor i kësaj fushate është që “gëzimi i qytetarëve të mos shndërrohet në tragjedi”, duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt dhe pa armë.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takohet edhe me Nenad Rashiqin, ngërçi në fokus

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Continue Reading

Të kërkuara