Sport

Ylli i Barcelonës pritet ta rinovojë kontratën para muajit tetor

Bëhet fjalë për mesfushorin, Gavi.

Published

on

Së fundmi u raportua se gjigantët evropianë si Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Gavi.

18 vjeçari, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2023, ka qenë nën radarin e shumë klubeve evropiane në merkaton e kësaj vere.

Sidoqoftë, një raportim i fundit mund të qetësojë tifozët “Blaugranë”, pasi që ylli spanjoll pritet që ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Spotify Camp Nou”.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Gavi është afër që të nënshkruajë një kontratë të re te Barcelona, ku marrëveshja pritet të kompletohet brenda këtij muaji.

Gazetari spanjoll, Sigue Rodriguez thotë se Gavi do të nënshkruajë një kontratë afatgjate që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026.

Sport

Modric pritet të nënshkruajë me Milanin

Published

on

Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, AC Milan është shumë pranë një goditjeje të madhe në merkato: Luka Modric. 

Klubi kuqezi është optimist se do të sigurojë firmën e mesfushorit kroat brenda ditës së sotme, 4 qershor.

Pas kontakteve pozitive mes palëve gjatë orëve të fundit, Modric ka dhënë “ok”-in e tij për transferimin në Milano.

Ai ka dhënë një hapje të plotë për kalimin te Milan, vetëm pak ditë pasi zyrtarisht u largua nga Real Madrid, ku kaloi plot 13 vite dhe shkroi histori me fanellën e “Los Blancos”.

Për 38-vjeçarin është gati një kontratë njëvjeçare që do ta rikthente në skenën e madhe të futbollit europian, këtë herë në Serie A.

Continue Reading

Sport

Shqipëria zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin

Published

on

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.

 

Continue Reading

Sport

De Biasi flet para Serbisë: Bëni luftë futbolli, jo politike

Published

on

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili i dërgoi kuqezinjtë për herë të parë në Europian, ka dhënë një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, duke folur për sfidën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, një ndeshje me peshë të madhe sportive dhe simbolike.

Një përballje vendimtare në rrugën drejt Botërorit

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë,” u shpreh De Biasi. “Serbia është një skuadër e fortë dhe do të luftojë me Shqipërinë për vendin e dytë në grup, sepse vendi i parë mund t’i takojë Anglisë. Nëse jemi të vendosur dhe me përgatitje fizike, kemi një rrugë përballë që mund të jetë e lehtë.”

Kujtimet e ndeshjes së ndërprerë në Beograd dhe mesazhi për tifozët

Duke rikujtuar sfidën e Beogradit, e cila u ndërpre pas hyrjes së tifozëve në fushë, De Biasi theksoi: “Ishte një ndeshje e barabartë, ku patëm edhe raste për të shënuar. Pastaj, tifozët u futën në fushë dhe arbitri na çoi në dhomat e zhveshjes – nuk mund të flisje më për futboll.”

Mesazhi për Kombëtaren dhe çelësi i suksesit

Suksesi kalon nga forca fizike dhe mendore: “Duhet të kemi lojtarë në kondicion të mirë. Kjo nuk është një luftë politike, por një betejë sportive. Sot kemi shumë lojtarë me cilësi, që luajnë në Serie A dhe kampionate të tjera europiane, më tepër se në kohën time. Ajo që ka rëndësi është që të jenë të bashkuar dhe të mos dorëzohen deri në fund.”

Një shqiptar mes shqiptarëve

Në fund të intervistës, De Biasi u shfaq i emocionuar dhe i lidhur me Shqipërinë: “Unë do jem në stadium, në ‘Arenën Kombëtare’. Tifozët duhet të mbështesin skuadrën dhe të lënë jashtë çdo situatë që nuk i shërben fitores. Pas 3 pikëve, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Kam votuar më 11 maj, kam zgjedhur edhe unë qeverinë time – jam shqiptar!”

“Forca Shqipëria!” – ishte mesazhi i tij i fundit, ndërsa emocionet për sfidën e 7 qershorit sa vijnë e rriten.

Continue Reading

Sport

“Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë

Published

on

Për herë të parë pas 21 vitesh të ekzistencës së tyre, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Serbisë. 

Kësaj radhe, arsyeja qëndron, sipas deklaratës, tek vetë Federata Shqiptare e Futbollit, të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të qëllimshëm dhe favorizim të interesave private.  Në thelb të reagimit të tyre është kundërshtimi ndaj mënyrës së shpërndarjes së biletave, të cilën e quajnë “farsë” dhe një “short të rremë”.  

Sipas TKZ, ky sistem nuk ishte as transparent dhe as gjithëpërfshirës, por i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe për të ushqyer pazaret që, sipas tyre, janë bërë të zakonshme.

Për më tepër, TKZ vë në dukje edhe koston tepër të lartë të biletave, që shkon nga 150 deri në 1000 euro, çka sipas tyre e kthen futbollin nga një aktivitet popullor në një ngjarje ekskluzive për të pasurit.

“Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten e dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor”, thuhej në reagim.

Kjo situatë, sipas tyre, reflekton politikën përjashtuese të FSHF-së.

Ky vendim i TKZ shënon një moment kritik në marrëdhënien e tifozëve me institucionin më të lartë të futbollit shqiptar.

Continue Reading

Të kërkuara