Kulturë

Yjet e së ardhmes: Shkëlqimi i kinemasë shqiptare në Itali

Published

on

Filmi shqiptar “Yjet e së ardhmes” është shpallur “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Castelli Romani” (CRoFFI), i cili u zhvillua nga data 4 deri më 11 tetor në Ariccia, afër Romës. Kjo vlerësim vjen si një njohje e rëndësishme për kinemanë shqiptare dhe përpunimin artistik që ofron ky film.

Me skenar të Uli Bree dhe në regji të Edmond Topit, “Yjet e së ardhmes” shpalos një histori emocionuese që ndjek aventurat e një bande të moshuarish, të quajtur “Robi dhe Trinitrina”, dhe vullnetin e tyre për të jetuar çdo moment të jetës deri në fund, pavarësisht sfidave që u vijnë përballë. Filmi karakterizohet nga një kualitet të lartë artistik, me një ekip të shkëlqyer në përbërje: nga drejtori i fotografisë Leonard Qendro, deri te kompozitori Saimir Çili dhe ekipi i grimit dhe kostumeve i udhëhequr nga Bebeka Alla.

 

Interpretime të paharrueshme vijnë nga emra të njohur të kinematografisë shqiptare, si Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa dhe Luftar Paja, të cilët me mjeshtëri sjellin në jetë karakteret e tyre, duke e bërë audiencën të identifikohet me ndjenjat dhe aspiratat e këtyre protagonistëve të veçantë.

Historia qendrore përqendrohet te Robi, një artist i papërmbushur që përpiqet të bëhet i njohur përmes muzikës. Pas një incidenti në një lokal, ai detyrohet të punojë në një shtëpi për të moshuar, ku fillon një marrëdhënie intriguese me banorët. Dëshira e tij për të formuar një grup muzikor me ta e çon në aventura të papritura dhe komike, për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, pavarësisht pengesave që hasin.

Publiku romak u ndjend i emocionuar nga mesazhi i filmit, i cili nxit një reflektim mbi jetën, moshën dhe vlerën e marrëdhënieve njerëzore. Kjo temë universale e bën “Yjet e së ardhmes” një film të veçantë, që arrin të prekë zemrat e të gjithëve, pa marrë parasysh moshën.

Festivali “Castelli Romani”, i njohur për fokusimin në produksionet e pavarura, u zhvillua në mjedise të mrekullueshme, duke ofruar një përvojë unike për adhuruesit e kinemasë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Pallatin dukal të Ariccia, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës barokë, i njohur për rolin e tij në historinë e kinemasë italiane. Ky kontekst historik e bënte evenimentin akoma më të veçantë dhe magjepsës.

Konkurrimi përfilmin e shkurtër dhe atë me metrazh të gjatë përfshiu 54 filma nga mbi 15 vende, me një juri të përbërë nga emra të njohur të industrisë kinematografike. Në fund, “Yjet e së ardhmes” doli me sukses si një dëshmi e potencialit të filmit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke sjellë një dritë të re në kinemanë e rajonit dhe duke hapur horizonte të reja për krijuesit e saj./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Teatri Kombëtar i Kosovës i jep lamtumirën Beqir Beqirit, njeriut që i shërbeu institucionit për mbi katër dekada

Published

on

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.

Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pianistja Eni Ademi përfaqëson Kosovën në turneun evropian të International Piano Balkan Academy

Published

on

International Piano Balkan Academy ka njoftuar fillimin e turneut veror evropian të koncerteve, përmes të cilit talentet e akademisë do të prezantohen në disa prej skenave më të njohura të muzikës klasike në Evropë.

Pianistja Eni Ademi do të jetë artistja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën dhe International Piano Balkan Academy në këtë turne, me paraqitjen e saj në León Piano Meeting dhe në koncertin e Fundación Eutherpe në León të Spanjës.

Sipas njoftimit të akademisë, ky është vetëm fillimi i një sezoni të pasur artistik. Gjatë gjithë verës, pianistët e International Piano Balkan Academy do të performojnë në skena dhe festivale të njohura ndërkombëtare të muzikës klasike, duke vazhduar turneun me koncerte në Romë, Procida, Madrid dhe Vjenë.

Akademia ka theksuar se këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë përkushtimin e saj në promovimin e artistëve të rinj dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes muzikës klasike.

International Piano Balkan Academy ka bërë të ditur se do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për pianistët e saj, duke i zhvilluar ata në skena prestigjioze evropiane dhe duke synuar avancimin e karrierës së tyre artistike në nivel ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Publikohet lista e guidave turistike të licencuara në Kosovë

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se është publikuar lista e guidave turistike të licencuara të Republikës së Kosovës.

Lista tashmë është e qasshme në uebfaqen e Ministrisë dhe përmban të dhëna për guidat e licencuara, përfshirë llojin e licencës dhe kontaktet e tyre, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve qasje më të lehtë në shërbimet profesionale turistike.

Sipas Ministrisë, lista do të përditësohet vazhdimisht, ndërsa të gjitha guidat turistike që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë dhe ende nuk janë pjesë e saj janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin përkatës për t’u përfshirë në regjistrin zyrtar.

Ky hap synon rritjen e standardeve në sektorin e turizmit dhe ofrimin e informacionit më të organizuar për vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara