

Sport
Yamal, frika e Rudigerit
Published
11 months agoon
By
EAd SulLamine Yamal, 17-vjeçari spanjoll, ka arritur të magjepsë botën e futbollit me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Si lider i Spanjës në Euro 2024 dhe kandidat për “Topin e Artë”, Yamal është bërë një lojtar i pazëvendësueshëm për Barcelonën dhe një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.
Ky talent ka arritur të impresionojë edhe kundërshtarët e tij, duke u konsideruar nga shumë si një kampion i vërtetë, i cili është i vështirë për t’u markuar dhe për t’u ndalur në fushë. Një nga ata që ka shprehur frikën e tij nga Yamal është Antonio Rudiger, mbrojtësi i Real Madridit, i cili ka një karrierë të mbushur me trofe, por që nuk heziton të njohë aftësitë e jashtëzakonshme të 17-vjeçarit.
Në një intervistë të dhënë për një kanal në YouTube, Rudiger tha: “Duhet t’i jepni meritat. Ai është vetëm 17 vjeç dhe kjo që po bën nuk është diçka e vogël. Barcelona ka një lojtar që ka gjithë karrierën përpara. Shpresoj që ai të qëndrojë i shëndetshëm, sepse ne kurrë nuk i urojmë keq askujt. Ai është vetëm 17 vjeç dhe është e frikshme të mendojmë se çfarë bëri gjatë Kampionatit Evropian. Le të harrojmë rivalitetin dhe gjëra të tilla.”
Deklaratat e Rudigerit theksojnë jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të Yamal, por edhe pritshmëritë e mëdha që kanë krijuar rreth tij në botën e futbollit. Me një karrierë që sapo ka filluar, Yamal premton të jetë një emër i madh në historinë e futbollit, duke e bërë këtë moment të rëndësishëm për të dhe për futbollin spanjoll./UBTNews/
Sport
Lamine Yamal imiton LeBron James, teksa i vendos vetes tri sfida për ta fituar Topin e Artë
Published
48 minutes agoon
August 19, 2025By
UBT News
Yamal shënoi në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Mallorcës. Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka vendosur vetes tre sfida në mënyrë që një ditë të fitojë Topin e Artë.
18-vjeçari është një nga favoritët për ta fituar çmimin e këtij viti pas një sezoni fantastik në La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën.
Ai shënoi 18 gola dhe dha 21 asiste në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Hansi Flick fitoi kampionatin spanjoll dhe arriti deri në gjysmëfinale të Evropës.
Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e votimeve më 25 gusht, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 22 shtator në Paris.
Yamal e nisi sezonin e ri me stil të dielën mbrëma, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e lehtë 3-0 ndaj Mallorcës në Palma de Mallorca.
Edhe pse Ousmane Dembélé është favorit i madh sipas basteve për të fituar Topin e Artë, pak njerëz do të vinin bast kundër Yamal që ta ngrejë këtë trofe në një moment të karrierës së tij. Duke pasur këtë parasysh, Mundo Deportivo raporton se sulmuesi i ka vendosur vetes tre objektiva për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse janë objektiva të zakonshme, të shënojë më shumë, të marrë përsipër goditjet e lira dhe penalltitë tregojnë se Yamal dëshiron të pozicionohet si lider i sulmit të Barcelonës për shumë vite.
Yamal imiton LeBron James
Gjatë fitores ndaj Mallorcës, Yamal festoi golin duke bërë shenjën e kurorës – një stil festimi i drejtpërdrejtë si i legjendën e NBA, LeBron James.
Ai e përdori për herë të parë në ndeshjen miqësore të verës kundër skuadrës koreane FC Seoul – të udhëhequr nga ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard – dhe e ka bartur tashmë edhe në sezonin zyrtar. Yamal madje e përmendi LeBron edhe në një postim në Instagram pas ndeshjes.
Pas golit, ai u tha gazetarëve: “Jam i lumtur – ishte një ëndërr, një ëndërr që e kisha. Të shënoj duke veshur këtë fanellë dhe këtë numër, që është shumë i veçantë për mua. Jam gjithashtu shumë i lumtur për fitoren e skuadrës”.
Aktualitet
8 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll
Published
2 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Janë bërë 8 vite që kur Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll. Më 19 gusht 2017 basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.
Kjo shënoi një sukses i madh, pasi që ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete.
Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën rezultate shumë pozitive.
Ndeshja e fundit në parakualifikime ndaj Estonisë ishte me shumë emocione dhe dramë, ku përballja e zhvilluar në Prishtinë në një atmosferë të jashtëzakonshme përfundoi me fitoren e Dardanëve, që ishin duke humbur në pjesën e parë, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të triumfuar dhe kualifikuar tutje.
Sport
Barcelona në bisedime me Dortmundin për transferimin e senzacionit të La Masias
Published
2 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Barcelona është duke u fokusuar te largimet gjatë javëve të mbetura të afatit kalimtar veror, pasi duket thuajse e pamundur që të bëhen transferime të reja.
Një numër lojtarësh janë nën presion për të ardhur largimi, dhe një prej tyre mund të jetë një talent nga La Masia.
Emra si Inaki Pena dhe Oriol Romeu pritet të largohen nga Barcelona në javët në vijim, duke qenë se nuk përfshihen në planet e Hansi Flick për sezonin 2025/2026. Guille Fernandez është një nga ata që trajneri i ekipit të parë dëshiron ta mbajë, por ekziston mundësia që ai të largohet.
Fillimisht gjatë verës u raportua se Borussia Dortmund ishte e interesuar për Guille, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga talentet më të spikatura të akademisë La Masia te Barcelona. Sipas gazetarit Gianluigi Longari, tani ata kanë bërë lëvizjen.
Dortmund kanë nisur bisedimet me Barcelonën, gjatë të cilave kanë pyetur për situatën kontraktuale të Guilles dhe nëse është e mundur një operacion transferimi. Sipas raportit, Barcelona nuk ka aspak qëllim të lejojë largimin e Guilles në mënyrë të përhershme.
Plani i tyre do të ishte të organizonin një huazim për mesfushorin e ri në rast se ai do të largohej, por duke qenë se Flick llogarit te ai, ekziston çdo shans që ai të mbetet te kampionët në fuqi të La Ligas për sezonin 2025/2026.

Qendërmbrojtësi Ron Raçi ishte prej më të mirëve në fushë të dielën mbrëma te Hajduku i Splitit. Në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit kroat, Hajduku e mposhti në shtëpi Slaven Belupon me rezultatin e thellë 3:0.
Në këtë ndeshje, Raçi për herë të parë luajti nga minuta e parë te Hajduku. Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u nda i kënaqur me paraqitjen e reprezentuesit të Kosovës. Por ai tutje shtoi se Raçit i duhet ende punë për të bërë për ta treguar formën më të mirë.
“Ai ishte i mirë. Është i talentuar. Ka shumë energji. Ai ende duhet të punojë me ne për të kuptuar të gjitha kërkesat, por besoj se së shpejti do të shihni një mbrojtës shumë të mirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti. Në disa momente bëri diçka gabim, pastaj në aksionin tjetër e bëri siç duhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Garcia, shkruan të hënën “index.hr”.
22-vjeçari te gjiganti kroat u transferua muajin e kaluar nga Prishtina për 300 mijë euro.
Hajduku të enjten e kaluar u eliminua nga Dinamo City i Tiranës në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Asistent mjekësor me AI për astronautët: Projekti i ri i NASA-s dhe Google

Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

I propozoi martesë partnerit, Bella Thorne ballafaqohet me kritika të ashpra

Trump cakton takim mes Putin dhe Zelenskyt, bisedimet brenda dy javësh

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Lamine Yamal imiton LeBron James, teksa i vendos vetes tri sfida për ta fituar Topin e Artë

Bill Clinton sot feston 79-vjetorin

Zelensky thotë se me Trump diskutuan garancitë e sigurisë së Ukrainës

OEK me padi ndaj ZRRE-së në Supreme, 450 biznese që janë shkyçur nga rrjeti energjetik
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit