Sport

Lamine Yamal imiton LeBron James, teksa i vendos vetes tri sfida për ta fituar Topin e Artë

Published

on

Yamal shënoi në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Mallorcës. Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka vendosur vetes tre sfida në mënyrë që një ditë të fitojë Topin e Artë.

18-vjeçari është një nga favoritët për ta fituar çmimin e këtij viti pas një sezoni fantastik në La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

Ai shënoi 18 gola dhe dha 21 asiste në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Hansi Flick fitoi kampionatin spanjoll dhe arriti deri në gjysmëfinale të Evropës.

Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e votimeve më 25 gusht, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 22 shtator në Paris.

Yamal e nisi sezonin e ri me stil të dielën mbrëma, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e lehtë 3-0 ndaj Mallorcës në Palma de Mallorca.

Edhe pse Ousmane Dembélé është favorit i madh sipas basteve për të fituar Topin e Artë, pak njerëz do të vinin bast kundër Yamal që ta ngrejë këtë trofe në një moment të karrierës së tij. Duke pasur këtë parasysh, Mundo Deportivo raporton se sulmuesi i ka vendosur vetes tre objektiva për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse janë objektiva të zakonshme, të shënojë më shumë, të marrë përsipër goditjet e lira dhe penalltitë tregojnë se Yamal dëshiron të pozicionohet si lider i sulmit të Barcelonës për shumë vite.

Yamal imiton LeBron James

Gjatë fitores ndaj Mallorcës, Yamal festoi golin duke bërë shenjën e kurorës – një stil festimi i drejtpërdrejtë si i legjendën e NBA, LeBron James.

Ai e përdori për herë të parë në ndeshjen miqësore të verës kundër skuadrës koreane FC Seoul – të udhëhequr nga ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard – dhe e ka bartur tashmë edhe në sezonin zyrtar. Yamal madje e përmendi LeBron edhe në një postim në Instagram pas ndeshjes.

Pas golit, ai u tha gazetarëve: “Jam i lumtur – ishte një ëndërr, një ëndërr që e kisha. Të shënoj duke veshur këtë fanellë dhe këtë numër, që është shumë i veçantë për mua. Jam gjithashtu shumë i lumtur për fitoren e skuadrës”. 

Sport

Dembele zbulon tre favoritët e tij për Topin e Artë

Published

on

By

Ousmane Dembele ka zbuluar tre zgjedhjet e tij kryesore për Topin e Artë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.

Përveç trofeut prestigjioz individual, Dembele fitoi edhe disa çmime të tjera, përfshirë atë të “Lojtarit të Sezonit” në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi nuk e sheh veten në mesin e favoritëve për ta fituar sërish Topin e Artë. Para publikimit të listës së kandidatëve, Dembele u pyet nga France Football, organizatori i çmimit, për tre lojtarët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi Dembele.

29-vjeçari refuzoi të përfshinte veten në listën e tij, duke theksuar se preferon të vlerësojë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”, tha ai.

Dembele më pas përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, e meritojnë të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Michael Olise mund të ishte në listë, sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane. Po ashtu, Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”, shtoi ai.

Në fund, Dembele veçoi bashkëlojtarin e tij te PSG-ja, William Pacho, duke kërkuar që mbrojtësi ekuadorian të mos anashkalohet.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit, sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.

D.L

Continue Reading

Sport

Gjilani – Ballkani, derbi i xhiros së pestë

Published

on

By

Me përballjet Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi nis xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja ndeshjet zhvillohen të martën, me fillim nga ora 16:00.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën skuadra e Gjilanit pret Ballkanin në stadiumin me bari sintetik.

Po të mërkurën, Drita do të udhëtojë në Drenas, ku përballet me Feronikelin ’74.

Xhiroja e pestë mbyllet me duelin ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, i cili zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Sport

Vojvoda luan tërë ndeshjen në humbjen e Udineses ndaj Lazios

Published

on

By

Mërgim Vojvoda e ka luajtur tërë ndeshjen për Udinesen, e cila të hënën mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga Lazio, në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Mbrojtësi kosovar ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Udinese kaloi në epërsi në minutën e 49-të, por Lazio reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 75-të, ndërsa golin e fitores e shënuan në minutën e 88-të për tri pikë të plota.

Pas kësaj fitoreje, Lazio është në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë edhe Roma dhe Interi.

Ndërkohë, Udinese mbetet me katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

D.L

Continue Reading

Sport

FSHF shmang Serbinë në komunikime, por përgatitet për Evropianin e përbashkët U21

Published

on

By

Ndonëse në komunikimet e saj publike përpiqet maksimalisht ta shmangë përmendjen e Serbisë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Evropian U21, të cilin vitin e ardhshëm do ta organizojë së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë.

Organizimi i përbashkët vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të jetë në qendër të kritikave për qëndrimet e saj ndaj Kosovës, ndërsa në skenën sportive nuk kanë munguar rastet e glorifikimit të figurave të dënuara për krime lufte.

Rasti i fundit ishte ai i Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, i dënuar për krime lufte. Të dielën mbrëma, tifozët e dy klubeve më të mëdha serbe, Cërvena Zvezdës dhe Partizanit, shpalosën koreografi gjigante në nderim të tij. Edhe Cërvena Zvezda e përkujtoi Mlladiqin përmes faqes së saj zyrtare. Për një nderim të ngjashëm, klubi ishte dënuar javën e kaluar nga UEFA.

Megjithatë, këto zhvillime nuk kanë ndikuar në përgatitjet për Kampionatin Evropian U21, i cili në vitin 2027 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Ndeshjet do të organizohen në Tiranë, Elbasan e Shkodër, si dhe në Beograd, Baçka Topolë, Loznicë e Leskovc.

Shorti i fazës finale të Evropianit do të hidhet më 26 nëntor në Beograd.

Të hënën, përfaqësues të UEFA-s nisën një seri të re inspektimesh në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e turneut. Lajmin e bëri të ditur FSHF-ja, por në njoftimin e saj nuk përmendi organizimin e përbashkët me Serbinë.

“Përgatitjet për Kampionatin Evropian U21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, po hyjnë në një tjetër fazë të rëndësishme. Përfaqësues të UEFA-s kanë nisur sot turin e inspektimeve në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni. Stacioni i parë është stadiumi ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, ndërsa vizitat do të vijojnë në ‘Elbasan Arena’ dhe më pas në Tiranë, në ‘Arena Kombëtare’ dhe ‘Arena e Demave’”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Shmangia e përmendjes së Serbisë në komunikimet e tilla është një praktikë që FSHF-ja e ka përdorur edhe më herët, pavarësisht se bëhet fjalë për një organizim të përbashkët të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit evropian për grupmoshat.

Në fillim, vendimi për organizimin e Evropianit së bashku me Federatën Serbe të Futbollit u kundërshtua fuqishëm, sidomos nga tifozët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Vendimi shkaktoi reagime të shumta, ndërsa pati kritika të ashpra ndaj FSHF-së për bashkëpunimin me Serbinë. Megjithatë, federata nuk u tërhoq nga projekti dhe vazhdoi përgatitjet për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian U21.

D.L

 

Continue Reading

Të kërkuara