Sport

Xhudistët i kthehen garave pas tetë muajsh pushim

Published

on

Ekipi Olimpik i xhudos do të kthehet në gara, pas tetë muajsh shkaku i pandemisë Covid-19. Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se shtatë garues do të marrin pjesë në Grand Slamin, që prej 23-25 tetor 2020 do të mbahet në Budapest të Hungarisë.

Grand Slami i Budapestit është njëra prej garave të pakta të nivelit të lartë që do të zhvillohen këtë vit dhe që vlejnë për pikë Olimpike. Madje, kjo është gara e parë kualifikuese që prej shtyrjes së Lojërave Olimpike

Ekspedita e xhudos ka kaluar me sukses sfidën e parë të testimit për Covid-19 nga Instituti Kombëtar Shëndetësor i Kosovës (IKSHPK), ndërsa një ritestim do ta kenë edhe sonte në Budapest.

Lajmit për rikthimin e garave i është gëzuar edhe trajneri, Driton Toni Kuka

 “Së pari është me rëndësi që po nisin garat dhe po marrim pjesë me shumicën e ekipit”, thotë Kuka për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut.

Pavarësisht mungesës së gjatë në gara, synimet e xhudos mbeten të njëjta, medaljet.

“Shpresoj të kthehemi me medalje. Konkurrenca duket të jetë shumë e fortë, duke i parë emrat e lajmëruar për garë. Në çfarë forme janë garuesit tanë, por edhe të tjerët, tashmë është diçka që duhet parë bazuar edhe në pauzën gati një vjeçare prej kohës kur kemi zhvilluar gara”, shton Kuka.

Distria Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Shigeki Nakamura (-66 kg). Ky i fundit që ka marrë nënshtetësinë e Kosovës do të garojë për herë të parë në një garë të nivelit të tillë, bashkë me Flaka Loxhën. Nakamura në fillim të këtij muaji fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara