Kulturë

Xhensila Myrtezaj flet për periudhën më të vështirë të jetës

Published

on

Xhensila Myrtezaj në një intervistë të fundit, ka rrëfyer për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze. Teksa, tregoi mes emocionesh se si nisi rrugëtimi i saj artistik.

Xhensila theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.

Këngëtarja tregoi se talentin e saj e zbuloi mësuesja e muzikës kur ishte në klasë të pestë. Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për vogëlushen e saj, Ajkën. Xhensila u shpreh se Ajka është suksesi i saj më i madh në jetë dhe se uron që në të ardhmen të ketë një raport të shenjtë me të, njësoj sie ka ajo me të ëmën.

“Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.

Kulturë

Eksperiencat dhe kujtimet e Çarshisë së Madhe, Gjakova hap dyert për qytetarët

Published

on

By

Qytetarët e Gjakovës janë të ftuar të marrin pjesë në një takim dhe ekspozitë në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe”.

Takimi synon të identifikojë vendet dhe shënjuesit më të rëndësishëm në qytet dhe në lagjet e komunitetit, si dhe të mbledhë kujtimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me ta.

Në kuadër të aktivitetit, ekspozita e fotografive do të pasqyrojë zhvillimin e qytetit ndër vite, shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve kryesore dhe marrëdhënien e njerëzve me mjedisin fizik.

Evenimenti do të zhvillohet të premten, më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, dhe është i hapur për të gjithë.

Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosovë, synon të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Continue Reading

Kulturë

Pritje e jashtëzakonshme për Teatrin “Adriana” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun

Published

on

Teatri “Adriana” nga Ferizaj ka përfaqësuar me sukses Republikën e Kosovës në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun, Turqi, ku është pritur me shumë ngrohtësi nga publiku vendas.

Shfaqja “9 Shpirtrat”, një komedi që ndërthur humorin me elemente të absurdit, ka arritur të tërheqë vëmendjen e audiencës, duke u shpërblyer me reagime pozitive dhe duartrokitje të shumta. Interpretimi i trupës teatrore është vlerësuar për energjinë, profesionalizmin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun.

Mikpritja e ngrohtë nga organizatorët dhe publiku në Samsun ka lënë mbresa të veçanta për trupën e teatrit, duke e bërë këtë eksperiencë jo vetëm artistike, por edhe kulturore.

Teatri “Adriana” vazhdon të dëshmojë se arti skenik nga Kosova ka potencial të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shënohet Dita Botërore e Teatrit me premierën “Më e vërtetë se e vërteta”

Published

on

Sot, më 27 mars, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë do të jepet premiera e shfaqjes “Më e vërtetë se e vërteta”, duke filluar nga ora 19:00.

Shfaqja, me tekst të Martial Courcier dhe regji nga Kastriot Saqipi, sjell në skenë një temë aktuale dhe tejet të ndjeshme: ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në perceptimin e realitetit.

Në role interpretojnë aktorët Bleron Hevziu, Elza Krasniqi dhe Erion Fetahu, të cilët përmes personazheve të tyre trajtojnë kufirin gjithnjë e më të paqartë mes të vërtetës dhe manipulimit.

Vepra ngre pyetje thelbësore për kohën moderne: çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme në një botë ku informacioni mund të krijohet, modifikohet dhe shpërndahet lehtësisht nga inteligjenca artificiale. Përmes një qasjeje artistike dhe reflektuese, shfaqja pasqyron sfidat që lindin kur realiteti fillon të ndërtohet nga teknologjia.

Në realizimin e kësaj premiere kanë kontribuar edhe Lendi Aliu si asistent regjisor, Artan Hasani në skenografi, si dhe Skender Latifi në dizajnin e ndriçimit.

Kjo premierë vjen si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Teatrit, duke rikujtuar rëndësinë e artit skenik si një pasqyrë e shoqërisë dhe një hapësirë për reflektim mbi zhvillimet bashkëkohore.

Continue Reading

Kulturë

27 Marsi – Dita Botërore e Teatrit

Published

on

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962. Kjo ditë u shpall pas iniciativës së marrë në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit , organizuar nga UNESCO në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.

Sot, kjo ditë shënohet nga rreth njëqind qendra të INT-së në mbarë botën, duke festuar artin e teatrit dhe rolin e tij në shoqëri.

Instituti Ndërkombëtar i Teatrit i themeluar në vitin 1948 nga UNESCO, është organizata më e rëndësishme joqeveritare në fushën e arteve interpretuese. Ai synon të promovojë shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive, të nxisë krijimtarinë artistike dhe të forcojë bashkëpunimin mes artistëve të teatrit.

Continue Reading

Të kërkuara