Magazinë

Xhaxhai i William dhe Harry lë një pasuri marramendëse: ky është përfituesi kryesor

Published

on

Lord Robert Fellowes, xhaxhai i Princit William dhe Princit Harry, ndërroi jetë në korrik 2024 në moshën 82 vjeçare.

Figurë kyçe në Familjen Mbretërore Britanike për dekada, shërbeu si sekretar privat i Elizabeth II midis viteve 1990/1999, pas daljes në pension zyrtar, mbeti i lidhur me monarkinë si kalorës shtesë i Mbretëreshës deri në vdekje më 2022.

Tani, testamenti ka dalë në dritë, duke zbuluar një vendim të habitshëm: as William dhe as Harry nuk janë të listuar si përfitues. Sipas dokumenteve të gjykatës, pasuria e tij, e vlerësuar në gati 1.75 milionë euro , iu la e tëra gruas së tij, Baroneshës Jane Fellowes, së bashku me donacione të ndryshme për familjen, miqtë dhe organizatat bamirëse.

Gjykata e Lartë dha lejen për ekzekutimin e testamentit, të datës qershor 2012, në mesin e majit.

Në të, Lord Fellowes ia la pasuritë dhe të ardhurat nga pasuria e tij gruas së tij, por shtoi një klauzolë që kërkonte që pasuria të përdorej edhe për “përparimin dhe përfitimin e përgjithshëm” të familjes.

Këtu përfshihen tre fëmijët e tij: Alexander, Laura dhe Eleanor , të cilët, me Baroneshën Fellowes, do të veprojnë si ekzekutorë të trashëgimisë.

Përfitues të tjerë përfshijnë Andrew Grange, i cili mori 1,170 euro, dhe disa institucione: hospisin Tapping House në West Snettisham, Rhodes Trust, Kishën e Shën Marisë dhe Kolegjin Eton, të cilët gjithashtu morën fonde.

Magazinë

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të saj

Published

on

Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi se ylli Taylor Swift, është pjekëse e shkëlqyer buke e jo thjesht bukë të zakonshme.

Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”. “Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.

Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.

“Ajo është një shoqe e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.

Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.

Continue Reading

Magazinë

Zyrtare: Eurovision 2026 mbahet në Vjenë

Published

on

Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që Vjena pret Festivalin Evropian të Këngës, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015.

Finalja e madhe e edicionit të 70-të do të mbahet më 16 maj 2026 në Wiener Stadthalle, arena më e madhe e mbyllur në Austri, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.

Pas fitores së JJ në Basel më 17 maj 2025 me këngën “Wasted Love”, televizioni publik austriak ORF mori detyrën për të organizuar konkursin e ardhshëm, duke sjellë në vendin e tyre trofeun e tretë në historinë e Eurovisionit.

Vjena barazohet me Kopenhagën, Malmon dhe Stokholmin si një nga qytetet që e kanë pritur garën, ndërsa vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu mbeten në krye të listës me më shumë organizime. Përveç finales, qyteti do të ofrojë një javë të tërë aktivitetesh për fansat.

EuroClub do të vendoset në ndërtesën madhështore të Bashkisë së Vjenës, ku do mbahet edhe Ceremonia e Hapjes më 10 maj. Ndërkohë, sheshi i Bashkisë shndërrohet në Eurovision Village, me koncerte, aktivitete dhe transmetime live të eventit, ashtu si në vitin 2015.

Organizatorët kanë theksuar se Vjena, si një nga vendet e vendosur në zemër të Evropës, është ideal për të festuar 70-vjetorin e Eurovisionit.

Ata kanë premtuar një spektakël madhështor që do të bashkojë mijëra artistë, delegacione, fansa dhe gazetarë nga e gjithë bota në një përvojë unike kulture dhe muzike.

Continue Reading

Magazinë

Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”

Published

on

Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.

Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri. Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.

Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.

Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.

Bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit i cili ka përjetuar ringjallje vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.

Continue Reading

Magazinë

Lil Nas X arrestohet dhe dërgohet në spital

Published

on

Reperi amerikan, fitues i çmimeve “Grammy”, Lil Nas X, është arrestuar në Los Angeles pas një përplasjeje me policinë, kanë konfirmuar autoritetet, raporton BBC.

Policia u thirr rreth orës 05:30 të mëngjesit me kohë lokale  në Ventura Boulevard, pas raportimeve se një burrë po ecte në rrugë vetëm me të brendshme.

“Kur autoritetet arritën në vendngjarje, këngëtari i ‘Old Town Road’ u hodh mbi ta dhe u arrestua nën dyshimet për sulm”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit te Policisë në Los Angeles (LAPD).

U dërgua në spital për trajtim, pasi dyshohet për mbidozë. Zëdhënësi i policisë, Charles Miller, ka theksuar se “hetimet po vazhdojnë”.

Një video e publikuar paraqet reperin duke vallëzuar në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme, ndërsa ftonte kalimtarët: “Ejani në festë!”.

Lil Nas X pritet të publikojë albumin e dytë të përfolur, “Dreamboy”, gjatë këtij viti, pasi ka paralajmëruar adhuruesit përmes fragmenteve të publikuara në Instagram. I lindur si Montero Lamar Hill, hyri në histori më 2019 duke u bërë burri i parë që kishte treguar haptazi se është homoseksual, e që fitoi një çmim të Shoqatës së Muzikës Country, falë suksesit të këngës “Old Town Road”.

Ky hit theu rekordin e qëndrimit më të gjatë në krye të toplistës Billboard Hot 100, me plot 17 javë. Karriera e tij është shoqëruar me polemika. Konservatorët amerikanë e quajtën videoklipin e këngës “Montero” (Call Me By Your Name) “të shthurur” dhe “djallëzor”.

Reperi ka reaguar me një video ironike në YouTube ku shfaqej në skenën famëkeqe të vallëzimit në prehrin e djallit dhe pati shkruar në Twitter se donte që lotët e kundërshtarëve të tij “ta mbushin kupën time të Grammyt”.

Continue Reading

Të kërkuara