I kërkuar prej vetë José Mourinhos, ai dukej i destinuar të vishte fanellën e Romës. Në vend të kësaj, e ardhmja e Granit Xhakës duket se është ende në Londër, me fanellën e Arsenalit.
Pas thashethemeve të fundit për qëndrimin e mundshëm në radhët e “Topçinjve”, trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se mesfushori shqiptaro-zviceran do të vazhdojë të luajë në Premier League: “Granit Xhaka do të qëndrojë me ne. Ai është një element themelor i ekipit tonë”.
Ditët e fundit, Arsenali i ka propozuar rinovimin e kontratës Xhakës deri më 30 qershor 2025, me një rregullim të pagës. Klubi londinez ka refuzuar ofertën e Romës prej 12 milionë euro, plus 3 milionë bonuse dhe pret përgjigjen nga mesfushori.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në “Euro 2020” me Zvicrën e Petkovic, Granit Xhaka u kthye me të tjera “valenca” në përgatitjet e Arsenalit. Lojtari i datëlindjes 1992 u kthye në stërvitje me ekipin e Artetas dhe doli në fushë në miqësoren kundër Chelsea.
Duke zëvendësuar Thomas Partey në minutën e 40-të të pjesës së parë, 28-vjeçari shënoi golin e barazimit momental 1-1 me kokë, në minutën e 69-të, duke iu përgjigjur kështu Kai Havertz. Dhe pas rrjetës, Xhaka festoi me ngazëllim dhe plot kënaqësi.
Për statistikë, Tammy Abraham vendosi ndeshjen miqësore midis dy skuadrave të Londrës me “vulën” e tij të minutës së 72-të, duke iu dhënë fitoren kampionëve të Europës, të stërvitur nga Thomas Tuchel.
KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.
Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.
Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.
Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.
Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.
25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.
Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.
Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.
Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.
Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.
Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.