Lajmet

Wilson: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e një procesi historik

Published

on

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se dokumentet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë duhet shikuar si pjesë të një procesi më të gjerë historik, i cili po zgjidhet.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjes është për tema politike, në thelb negociatat dhe marrëveshjet në këtë kontekst janë politike.

Damon thekson se tash duhet të ketë një angazhim të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të ofruar mbështetje, por edhe për të bërë presion te palët që marrëveshjet e arritura të gjejnë zbatim.

“Sigurisht se ka qenë një shenjë e mirë e përparimit për normalizimin e bisedimeve dhe dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas zgjedhjeve në Serbi dhe ndryshimeve të qeverisë së Kosovës, të shohësh vazhdim të normalizimit të raporteve, dialog dhe negociata me angazhimin e udhëheqësisë së Prishtinës dhe Beogradit, është një gjë pozitive. Kjo nuk ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse por mendoj se është pjesë e një procesi të gjerë historik që po zgjidhet, dhe përfaqëson edhe një hap përpara, pasi kemi SHBA-në që punon me të dyja palët për të marrë vendime për interesin e përbashkët, të fokusuar vërtet në aspektin ekonomik por sigurisht se ai politik është kyç”, tha ai.

Se a do të ndihmojë ekonomia në arritjen e një marrëveshjeje politike mes dy vendeve, Wilson tha se të gjitha janë të ndërlidhura.

“Të gjitha negociatat dhe marrëveshjet e kësaj natyre, pra që kanë të bëjnë me këtë kontekst, janë në thelb politike, edhe pse temat dhe çështjet janë me fokus ekonomik, vendimi që merret për të lëvizur përpara me ato është politik. Mendoj se është gjë e mençur nëse shohim sesi një marrëdhënie më normale në rajon mund të mund të prodhojë mundësi më të mira ekonomike, zhvillim dhe vende pune. Mendoj se sa më shumë që njerëzit në rajon të mund të shohin përfitimet ekonomike, atëherë kjo krijon një ambient më të favorshëm për të marrë vendime politike”.

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trepça rikthen në menaxhim lokalin në Sheshin e Mitrovicës së Veriut pas 27 vjetësh

Published

on

Trepça ka rikthyer në menaxhim një lokal në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, për të cilin ndërmarrja thotë se kishte qenë jashtë menaxhimit të saj për 27 vjet.

Rikthimit të pronës i ka paraprirë njoftimi zyrtar i 27 gushtit 2026, përmes të cilit Trepça, duke u bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kishte kërkuar lirimin e pronës dhe paraqitjen e dokumentacionit që dëshmon të drejtën e shfrytëzimit.

Sipas ndërmarrjes, pas përfundimit të procedurave, lokali është rikthyer nën menaxhimin e Trepçës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara