Lajmet

Wagner po tërheq trupat nga Bakhmuti, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës

Nga Ministria thonë se forcat ukrainase ende “kontrollojnë periferi të qytetit në pjesën jugperëndimore të zonës “Aeroplan”.

Published

on

Ushtarët e organizatës mercenare ruse, Wagner po “zëvendësohen” nga trupat e rregullta ruse në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmutit, por që nga e enjtja, luftëtarët e Wagnerit mbeten në qytet, sipas Hanna Mailar, zëvendësministres së mbrojtjes të Ukrainës.

Ajo pohoi se forcat ukrainase ende kontrollojnë periferi të qytetit në pjesën jugperëndimore të zonës “Aeroplan”.

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin deklaroi më parë se tërheqja e luftëtarëve të tij nga Bakhmuti kishte filluar dhe do të zgjasë deri më 1 qershor./UBTNews/

Lajmet

Një muaj paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për vrasjen e djalit të axhës së tij në Ferizaj

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit B.R., për shkak siç thuhet të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë më 15 shtator.

B. R., dyshohet se ka vrarë me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës së tij I.R.

Sipas Njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 15 shtator rreth orës 19:42, në një fshatë të Ferizajt, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës së tij I.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur si pasojë e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t`u takuar në rrugën e fshatit me njëri tjetrin, pas fjalosjes verbale në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS Turk, dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, përkatësisht në regjionin e anës së djathtë, nofullës, regjionin e kraharorit të djathtë dy plagë dhe të dy parakrahët, me ç`rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Skaloni: Messi luajti ndeshjen e fundit në Argjentinë, por mund të kthehet

Published

on

Lionel Skaloni kujtoi me emocion fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës, ndeshjen që shënoi ndeshjen e fundit garuese të Lionel Messit në shtëpi.

“E përjetuam ndeshjen si të gjithë të tjerët, duke e ditur sa emocionuese ishte, që të gjithë ishin aty për të dhe shokët e tij të ekipit. Emocionet që ndjemë atë ditë do të zgjasin përgjithmonë. Ishte një ditë e bukur, veçanërisht sepse gjithçka shkoi kaq mirë, Mesi ishte në gjendje të shijonte shënimin e golit dhe ishte me familjen e tij, gjë që në fund të fundit është ajo që ka vërtet rëndësi. Ishte një ditë spektakolare që do të mbetet në kujtimet tona.”, tha ai.

Skaloni la gjithashtu të hapur mundësinë që kampioni argjentinas të rikthehet në fushën e Argjentinës, edhe nëse nuk ka asnjë pikë në lojë:.

“Sigurisht që nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në Buenos Aires. Do ta shohim, sepse ai meriton të luajë përsëri këtu.”, shtoi Skaloni.

Një pasazh që nxjerr në pah jo vetëm dashurinë e Mesit për vendin e tij, por edhe admirimin e të gjithë mjedisit argjentinas për një lojtar që vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Real Madridi ankohet në FIFA për referim

Published

on

Real Madridi po përgatitet të ankimojë gjyqtarët spanjollë te FIFA, duke i akuzuar se me qëllim po i dëmtojnë në ndeshjet e La Ligës.

Madrilenët kanë hyrë në këtë sezon me 4 fitore në 4 ndeshje dhe së fundmi mposhtën Real Sociedadin në udhëtim me rezultatin 2-1.

Në minutën e 32-t, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq pas një rishikimi nga VAR.

Prej kohësh gjigandi spanjoll ka shprehur pakënaqësi ndaj gjyqtarëve të ligës dhe vendimet i ka transmetuar përmes Real Madrid TV, por tani është gati të ndërmarrë hapa konkretë.

Gazeta AS, e njohur për afërsinë me klubin, ka raportuar se Real Madridi do t’i ankohet FIFA-s për gjykimin e arbitrave spanjollë.

Në lajm thuhet se drejtuesit e Real Madridit po përgatisin një dosje të gjerë, ku do të përfshihen kartoni i kuq i Huijsen, goli i anuluar i Arda Güler, vendimet e diskutueshme të sezonit të kaluar, çështja “Negreira” ku është përfshirë Barcelona, regjistrimet video dhe statistikat.

Klubi do t’ia dorëzojë këto FIFA-s dhe do të zhvillojë një takim me zyrtarët përkatës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Kapen 512 kg marihuanë dhe armë

Published

on

By

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Prizren, kanë realizuar një aksion të suksesshëm në fshatin e Suharekës, ku kanë zbuluar një vend të dyshuar për kultivim e përpunim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit të datës 16 shtator 2025, në një objekt (stallë), policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të dyshuar si marihuanë, në proces tharjeje. Pas matjes, sasia e konfiskuar ka rezultuar të jetë 512 kilogramë e 89 gramë, me vlerë tregu që arrin në rreth 750 mijë euro.

Kështu, dje me 16.09.2025, në një fshat të Suharekës, në një objekt (stallë), janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes (terjes). Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.” thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se një person i dyshuar, i njohur për organet e rendit, ndodhet ende në arrati, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë duke vazhduar./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara