Lajmet

VV-ja i quan rekorde statistikat e punësimit, për PDK-në të dhënat s’janë reale

Published

on

Të dhënat e publikuara nga Qeveria e Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë vende të reja pune e papunësia ka shënuar rënie rekorde, nuk po shihen si reale nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga PDK-ja thonë se këto të dhëna mund të jenë për gjendjen ekonomike të Zvicrës ose Gjermanisë dhe nuk përkojnë me gjendja ekonomike në vend. Ndërsa nga Vetëvendosja thonë se të dhënat janë të bazuara në fakte dhe se rritja e numrit të të punësuarve, sipas tyre është si shkak i masave që ka ndërmarr Qeveria.

Deputetja e VV-së Mirlinda Tishukaj-Sadiku, anëtare e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka thënë se të dhënat e publikuara nga Qeveria janë të bazuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas saj, si rezultat i politikave të Qeverisë janë 10 mijë të rijnë e të reja që janë punësuar, e ku 50 për qind prej tyre janë femra.

“Qeveria besoj kur e ka publikuar të dhënat e veta, i keni parë edhe deklarimet e Hekuran Murati, të dhënat janë të publikuara në bazë të raportit të ASK-së. Ne duhet të bazohemi dikun, ASK-ja është ajo e cila i merr të dhënat nga qendrat të cilat raportojnë njerëzit të cilët janë të pa punësuar, janë në sistem, besoj që ajo e dhënë që është publikuar edhe është e bazuar në fakte siç është ASK-ja. Edhe është e vërtet së ne bazë të politikave të qeverisë ju e dini që efektin që e ka pasur Super-puna, ku në bazë të kësaj iniciative që ka ardhur nga qeveria është implementuar nga Ministria e Financave, hiq me pak se 10 mijë të rijnë e të reja, ku 50 për qind prej tyre janë femra që na bënë me u ndie shumë mirë, të punësuara dhe kjo super puna prape po vazhdon”, ka thënë ajo.

Deputetja e VV-së duke përmendur edhe masat e tjera të ndërmarra nga Qeveria ka thënë se janë diku rreth 78 mijë vende të reja punë gjatë tri viteve të kësaj qeverisje.

“Ka edhe masa të tjera të qeverisë që kanë qenë edhe në kuadër të pakos se ringjalljes ekonomike që kanë ndikuar edhe të bizneset që të rritet edhe numri i vendeve të punës siç është subvencionimi i kredive po ashtu edhe ndihmesa që është dhënë nga KIESA në kuadër të MINT, që është rritur edhe fondi për subvencionim të bizneseve e sidomos ato të cilat kanë marr punëtore femra. Qeveria ka subvencionuar pagën për gjashtë muaj, diku rreth 78 mijë janë të punësuar për gjatë tri viteve qeverisje e sipas ASK-së diku rreth 425 mijë të punësuar”, ka thënë ajo.

Hajdar Beqa, po ashtu anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka thënë se publikimi i të dhënave nga ana e ministrit Hekuran Murati për rritjen e të punësuarve ka mundur që të jetë për Zvicrën ose shtetin gjerman. Deputeti i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale duke theksuar sfidat me të cilat po përballet vendi, sipas tij, me çmimet e larta, inflacionin në rritje dhe mos luftimin e korrupsionit.

“Ndoshta ka folur për Zvicër ose Gjermani, në Kosovë e din qytetar ku fatkeqësisht jemi në një gjendje të rëndë ekonomike, kemi rritje të çmimeve, kemi inflacion, kemi korrupsion. Nuk kemi luftim të korrupsionit dhe kemi një Qeveri pa vizion e cila nuk ka mundur ende që as një projekt ta dërgoj deri në fund dhe nuk ka një projekt që thotë e kemi nisur dhe e kemi përfunduar as kapital, po as kuptimin e infrastrukturës ligjore që ndryshon jetën e qytetarëve për të mirë”, ka thënë ai.

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara