Lajmet

VV-ja e LDK-ja përplasen në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi janë përplasur për gjendjen në sistemin shëndetësor në vend.

Aliu e ka quajtur katastrofë shëndetësore mungesën e oksigjenit nëpër spitale. Ai ka thënë se katastrofa e ka fillin te Qeveria e cila është duke udhëhequr me vendin.

“Nuk e di si mund të duket ndryshe katastrofa shëndetësore përveçse spitalet nuk kanë oksigjen. Katastrofa që po e shohim fillet i ka diku tjetër por datën e paraqitjes e ka para 6 muajve. Kjo Qeverisje në mungesë i bëri 6 muaj duke folur më shumë për karrigen e presidentit sesa për oksigjenin për të cilën po vuajnë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Gashi i është përgjigjur se me mbylljen e vendit në kohën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, vendi ka shkuar drejtë kolapsit ekonomik e shëndetësor.

Ai ka thënë se në mungesë të guximit për të marrë përgjegjësi, VV-ja e dorëzoi shtetin e pushtetin.

“Ne sot po shohim vazhdën e përfaqësueseve të moralit të pavërtetës dhe gënjeshtrës në Kuvendin e Kosovës. Zotëri ne kemi një rezultat zgjedhor që është certifikuar dhe demokracia bazohet mbi rezultatin zgjedhor. Demokracia është sport pak më i rëndë sesa populizmi juaj i shpërfaqur në Kuvend, rrugë e në secilin autoritet ku ju pak keni pasur mundësi të udhëhiqni. Por po i shohim modelet e udhëheqjes tuaj në Prishtinë e Prizren, korrupsion e nepotizëm, ky është modeli juaj”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se për 15 ditë VV-ja arriti ta fut Kosovën në krizë institucionale e ndërkombëtare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka thënë se për një qeveri të sëmurë për pushtet, numri i të infektuarve dhe të vdekurve është vetëm justifikim për t’i shtyrë zgjedhjet. Sipas tij, suksesi më i madh i kësaj Qeverie është futja në zona të kuqe të dhjetëra komunave.

Uka ka thënë se numri i të vdekurve në ditë është i barabartë me numrin e të infektuarve që ishte dikur, duke shtuar se masat janë të njëjta për javë të tëra.

“Kjo është mënyra se si e lajnë ndërgjegjen këta. Aq keq është situata sa që oksigjeni është bërë luks për spitalet rajonale. Numrat janë direkt rezultat i masave të kota dhe mungesës së veprimeve konkrete. Me pazotësinë tuaj e keni sëmurë shëndetësinë e keni rrënuar ekonominë, dhe nuk e di se çfarë tjetër iu ka mbetur para se të shkoni në shtëpi. Por masa më e mirë që mund të merrni kundër COVID-19 është padyshim dorëheqja juaj”, ka thënë ai./EO

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara