Aktualitet

Vushtrri, për herë të parë mbahen garat e diturisë

Nxënësit do të garojnë në katër lëndë, përkatësisht në gjuhën shqipe, histori, biologji dhe kimi.

Published

on

Për herë të parë në komunën e Vushtrrisë sot kanë nisur garat e diturisë në platformën online për nxënësit e klasave të nënta. Nxënësit do të garojnë në katër lëndë, përkatësisht në gjuhën shqipe, histori, biologji dhe kimi.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi duke e konsideruar si fillim të mbarë mbajtjen e këtyre garave u shpreh se do t’ju qëndrojnë pranë nxënësve me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim.

“Sot është një ditë e mbarë, është një fillim i mirë që më rikujton organizimin e garave të diturisë atëherë edhe kur isha mësimdhënës andaj po ndihem shumë mirë kur po i shoh të përgatitur nxënësit e klasave të nënta që do të garojnë pas shume garave që i kanë zhvilluar në shkollat e tyre, këto janë ekipe që kanë ardhur për të përmbyllur këtë cikël të garave. Garat e diturisë ndikojnë drejtpërdrejtë në konkurrencë dhe ngritje të cilësisë ne së bashku me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave do të jemi pranë jush duke iu mbështetur që të organizojmë gara edhe në fusha të tjera”, u shpreh Idrizi.

I pari i Vushtrrisë, po ashtu shprehu përkushtimin e tij qe garat e diturisë të zhvillohen edhe në fushat e tjera e për nxënës të klasave të ndryshme.

“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme duke futur konkurrencën e dijes më qëllim të ngritjes së cilësisë se arsimit në komunë tonë, jemi shumë të përkushtuar që të organizojmë gara edhe në fushat e tjera, sivjet i kemi pilotuar me klasat e pesta, nënta dhe klasat e dymbëdhjeta ndërsa vitet e tjera planifikojmë të vazhdojmë edhe me klasat e tjera. Gjithë kjo ka për qëllim që të ndërtojë një koncept të ri të garës dhe t’i afroj nxënësit sa më afër shkollës dhe diturisë. Jemi shumë të interesuar që në këtë proces si pjesë e monitorimit t’i angazhojmë edhe prindërit e nxënësve”, theksoi ai.

Ndërsa, mësimdhënësi i gjuhës shqipe, Mentor Hajrizi, i cili është edhe anëtar i komisionit vlerësues, tha se përmes këtyre garave po kontribuojnë në rritjen të cilësisë në arsim.

Ai tha se katër grupet garuese të nxënësve të klasave të nënta do t’i nënshtrohen garës në gjithsej katër lëndë.

“Garat e diturisë që tashmë po organizohen në komunën tonë janë nismë e kryetarit që po bënë punë të zellshme dhe është duke punuar shumë që ne ta zhvillojmë arsimin në qytetin tonë. Pra, po punojmë së bashku që të kemi një arsim cilësor… duhet të na marrim model edhe qytetet e tjera pikë së pari ju si kryetar por edhe nxënësit tanë të cilët janë shumë shembullor… në këtë garë janë katër lëndë në të cilat ju do të garoni në gjuhë shqipe, histori, biologji dhe kimi”, tha ai. 

Continue Reading

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Live

Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët

Published

on

By

Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.

Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.

Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.

Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Të kërkuara