Lajmet

Vuçiq thotë se Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë me Rusinë, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të armatosur si shenjë parandaluese ndaj tipave agresiv siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë.

Aleksandër Vuçiq tha se Kurti vuan që ta vesh uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkanin Perendimor.

“Tani ati besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dy parët, nëse ne po armatosemi, po pak ma shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet këtë, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur. Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarishtë, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuaj për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrrat janë Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar, Serbia e cila do të jetë bindshëm më e zhvilluara në këtë pjesë të Evropës, dhe ëndrrat tona janë aq të ndryshme sa nuk mund të krahasohen. A do të investojë Serbia në industrinë e saj sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet po natyrisht për të pasur një faktorë parandalues ndaj tipave agresiv si është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, tha ai.

Kurti në një opinion të publikuar sot në New York Times, i cili kryesisht i referohej NATO-s, ndër të tjera ka shkruar se edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje.

“Në shtator, trupat paraushtarake serbe të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA e quajti një përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara si “destabilizues”. Vitin e kaluar NATO rriti trupat e saj nga 3,770 në rreth 4,500 mes kërcënimeve në rritje ndaj paqes. Sfidat politike mbeten gjithashtu. Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i propagandës nën udhëheqjen e Millosheviçit, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi një kthim në politikën autoritare, etnonacionaliste të Millosheviçit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë. Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 përqind shqiptarë etnikë dhe 7 përqind të përbërë nga pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’i bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Sipas Kurtit, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë.

“Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë një kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se “Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”. Kosova, përkundrazi, nuk mund të ofronte një mjedis më pak lejues. Ne kemi mbetur pro-perëndimorë të vendosur”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezeravet Shtetërore”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë ka arritur ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Katër të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e seancës gjyqësore.

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

By

Të martën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -12 dhe -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë të gjitha vendimet e PZAP-së

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.

Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.

Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën.

Continue Reading

Të kërkuara