Lajmet

Vuçiq: Jam i shqetësuar, s’e di se çfarë do të bëjmë, Kurti është kthyer në shekullin e 19-të

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit të dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i indinjuar.

Ai e quajti takim të keq dialogun e sotëm në Bruksel, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Mendova se ishte e pamundur të kisha një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur. Ne morëm propozime nga BE-ja që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia gjithashtu ra dakord plotësisht me atë që e propozoi BE-ja”, tha Vuçiq.

“Aty ishin tri pika. Të intensifikohen përpjekjet e përbashkëta në identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga situatat e mëtejshme që mund t’i rrisin tensionet në terren dhe që negociatorët të takohen rregullisht”, vazhdoi presidenti serb.

Ai deklaroi se Serbia pranoi plotësisht dhe pa asnjë vërejtje disa propozime të palës së Kosovës, ndërsa tha se “shqiptarët nuk dëshironin”.

“Është veçanërisht interesante që ata nuk donin asgjë tjetër. Ata kushtëzuan me kritere të reja gjatë gjithë kohës. Prezantimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocidet në Kosovë. Pastaj ai na shpjegoi se emrat shqiptarë tërheqin emra nga toponimet në Serbi , ju mund të besoni se njeriu pas 150 vjetësh flet për këto”, theksoi Vuçiq.

“Gjithçka zbret në të njëjtën gjë – dikush do ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën”, shtoi ai.

Sipas tij, Kurti kishte zgjedhur të fliste më shumë për të kaluarën.

“Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Vuçiq.

I pyetur nëse pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare, ai u përgjigj:

“Është shumë e vështirë kur flet me njerëz irracionalë. Është shumë e vështirë. Ai thotë se ata nuk e kuptojnë që kishte krime nga të dy palët, ndërsa Serbia e kupton atë”, tha Vuçiq.

Ai tha se ka këmbëngulur për ta diskutuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por që nuk pati përgjigje.

“Për më tepër, pala shqiptare deklaron se arkivat e UÇK-së nuk ekzistojnë. Për aq sa përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje, nuk ia vlen ta bësh”, tha ai.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara