Lajmet

Kurti: Nuk mund të zgjidhet çështja e të pagjeturve kur Odalloviq e udhëheq delegacionin e Serbisë

Publikuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë para mediave pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se nuk mund të zgjidhet çështja e të pagjeturve kur udhëheqës i delegacionit të Serbisë është Velko Odalloviq.

Kurti tha se ai ka qenë pjesë e okupimit dhe një nga njerëzit e Millosheviqit.

“Ne e kemi caktuar në Kosovë një udhëheqës të ri te delegacionit. Është Andin Hoti, djali i profesorit Ukshin Hoti.  Nuk mendoj se mund ta zgjedhim çështjen e të pagjeturve nëse Odalloviq kryeson delegacionin. Ai ka qenë pjesë e okupimit të Kosovës. Ka qenë një nga njerëzit e Sllobodan Millosheviqit”.

Ai tha se Serbia çdo herë po i shmanget thelbit të temës së për çfarë zhvillohet dialogu.

“Unë gjithmonë e ritheksoi çështjen e “elefantit në dhomë”. Kjo për shkak të mosnjohjes. Serbia çdo herë e anashkalon thelbin. Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe Kosova duhet ta njohë Serbinë. Por nëse anashkalohet elefanti në dhomë, atëherë mbetet pak hapësirë brenda dhomës”.

Kreu i ekzekutivit kosovar ritheksoi faktin se përderisa Odalloviq të jetë udhëheqës i delegacion serb nuk mund të ketë zgjidhje të çështjes së të pagjeturve.

“Në fund të muajit gusht do të takohen kryesuesit e delegacioneve. Do të mund të kemi edhe një takim në shtator. Nuk mund të thuhet se do ta zgjidhim çështjen e të pagjeturve dhe delegacionin e udhëheq Odalloviq. Nuk e di presidenti Vuçiq a nuk po dëshiron apo nuk po guxon ta largojë”.

Lajmet

“Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit”

Publikuar

nga

Izraeli nuk ka qenë i përfshirë në asnjë mënyrë në vdekjen e Ebrahim Raisit dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian, tha një zyrtar izraelit për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Nuk ishim ne”, tha zyrtari, i cili deshi të mbetej anonim.

Të gjitha indikacionet aktuale tregojnë që helikopteri u përplas për shkak të motit të keq.

Irani dhe Izraeli janë armiq prej kohësh, dhe ky i fundit u shpreh kundër programit bërthamor në zhvillim të Teheranit.

Irani ka mbështetur, financuar dhe trajnuar disa grupe përfaqësuese në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në shkallë të ndryshme, duke përfshirë Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, Hezbollah në Liban dhe një numër fraksionesh të tjera me bazë në Siri dhe Irak./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

PDK-ja propozon 30 qershorin ose 7 korrikun për mbajtjen e zgjedhjeve, fton partitë e tjera ta votojnë mocionin

Publikuar

nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se datat 30 qershor ose 7 korrik, janë datat që duhet të shkohet në zgjedhje.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se nga java e ardhshme duhet të ftohet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

“Si Grup Parlamentar jemi në komunikim intensiv me te gjitha palët që Kosova të shkojë në zgjedhje, qoftë më 20 qershor ose me 7 korrik. Është mirë qe së bashku ta finalizojmë me seancë në javën tjetër qe t’i kapim datat 30 qershor ose 7 korrik. Nuk ka kuptim qe tetori të jetë muaj që vendi të shkoj në zgjedhje. Fillimi i kësaj vere është koha, e në të kundërtën do ia zgjasim edhe 8 muaj qe vendi ynë të ketë një qeverisje kaq të dobët. Edhe dështimi në Këshillin e Evropës është arsye shtesë, as se kemi ekonominë, as arsimin andaj iu bëj thirrje grupeve opozitarë qe më 30 qershor t’i drejtohemi kutive të votimit”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ka thënë se të enjten e ardhshme duhet të shpërbëhet Kuvendit, në mënyrë që të arrihen këto data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Irani shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shpalli pesë ditë zi publike për presidentin Ebrahim Raisi pas vdekjes së tij në një aksident me helikopter dhe konfirmoi Mohammad Mokhber si kreun e përkohshëm të degës ekzekutive të vendit.

“Shpall pesë ditë zie publike dhe shpreh ngushëllimet e mia për popullin e dashur të Iranit”, tha Khamenei në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

“Mokhber do të menaxhojë degën ekzekutive dhe është i detyruar me krerët e degëve legjislative dhe gjyqësore për të zgjedhur një president të ri brenda një maksimumi prej 50 ditësh”, tha ai.

Sipas nenit 131 të kushtetutës së Iranit, një këshill i përbërë nga zëvendëspresidenti i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të përgatisë rrugën për zgjedhjen e një presidenti të ri. /The Guardian/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tahiri: 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nënvizuar sërish se nuk do të përkrahin iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se më debatin e së premtes për tri vjet qeverisje të Kurtit do të shpalosin edhe një mocion për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara