Lajmet

Vuçiç: Anëtarësimi në BE i mundshëm nëse njihet Kosova

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi dje se integrimi evropian i vendit është në proces, megjithatë po ecën ngadalë. Këto komente erdhën gjatë një interviste për RTS, ku ai u pyet mbi situatën aktuale të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Vuçiç nënvizoi se pranohet se një nga arsyet për këtë ngadalësim është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se, nëse Serbia do të njohte pavarësinë e Kosovës dhe do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, anëtarësimi në BE do të ishte i menjëhershëm. “Po, po ecën ngadalë… Nëse do të njihnim pavarësinë e Kosovës dhe do të vendosnim sanksione ndaj Federatës Ruse, ne do të ishim anëtarë të Bashkimit Evropian nesër, menjëherë,” theksoi ai.

Presidenti Vuçiç gjithashtu bëri të ditur se në rast të një procedurë urgjente për anëtarësim, Serbia do të ishte “vendi më i mirë në botë”. Ai përmendi se regjistrimi i udhëtimit, i cili është një praktikë e njohur për qytetarët britanikë, nuk është një zgjidhje e duhur për vendin.

“Nuk është për ne, është për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë të tjerët,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të përbashkët për rajonin.

Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë të tensionuar për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar sfidat që përballen vendet e Ballkanit në përpjekjet e tyre për integrim në strukturat evropiane./TANJUG/

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi themelon Komisionin Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetosh veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e përgjithshëm të dhunës ndaj grave e fëmijëve në familje.

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë dhe do të ketë një mandat punë prej maksimalisht gjashtë muajsh. Udhëheqja i është besuar Burim Ramadanit nga AAK në pozitën e kryetarit, ndërsa zëvendëskryetar do të jetë Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pjesë e këtij trupi hetimor nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani. Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Doarsa Kica-Xhelili, ndërsa nga radhët e komuniteteve janë caktuar Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para ngjarjes tragjike, ajo u kishte dërguar letër zyrtare institucioneve për t’i paralajmëruar se jeta e saj ndodhej në rrezik serioz. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

FSK pasurohet me 12 kamionë të rinj ushtarakë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG 5T, 4×4, të blerë për nevojat logjistike të ushtrisë. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se me këto prurje të reja, si dhe me 8 kamionët e tjerë KX 8×8 të blerë së fundmi nga “Rheinmetall”, numri i përgjithshëm i mjeteve të pranuara të këtyre kategorive arrin në 35. Ai paralajmëroi se dhjetëra kamionë të tjerë të blerë të këtyre tipave do të arrijnë gjatë vitit 2027.

Sipas Kurtit, një forcë moderne nuk ndërtohet vetëm përmes armatimit, por edhe përmes kapaciteteve që mundësojnë lëvizshmëri dhe furnizim efikas. Mjetet e reja janë të projektuara për terrene të vështira e malore dhe rrisin dukshëm mbështetjen logjistike të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi këtë si një javë të suksesshme për ushtrinë, duke kujtuar se pas betimit të 515 rekrutëve të rinj të premten e kaluar dhe nisjes së trajnimit për 209 të tjerë në fillim të javës, pranimi i këtyre kamionëve përmbyll me sukses përpjekjet për fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend./E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

KPK pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje mbi dështimin e institucioneve të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje viktimës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Vuçetaj, ku e njoftonte se jeta e saj ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara