Kronikë e zezë

Vritet një 48-vjeçar në Kaçanik

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Published

on

Një 48-vjeçar është vrarë në veturën e tij mbrëmë rreth orës 23:50 në Kaçanik. Siç bën të ditur policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

“Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia bën të ditur se të dyshuarit më pas ka djegur veturën më cilën dyshohet se kreu krimin.

“Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet tutje.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i 48-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin .

lajme

Raportohet një rast i sulmit seksual në Veri të Mitrovicës, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një rast i sulmit seksual është raportuar pasditën e së enjtes në Veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima grua ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person deri më tani i panjohur për organet e rendit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:32.

Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë prokurori i kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Rasti vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Teksa protestohet për Arlinda Zekajn, brenda 24 orëve raportohen edhe 7 raste të dhunës në familje

Published

on

By

Teksa sot po shënohet dita e tretë e protestave në Kosovë ku po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj Albert Sylaj, rastet e raportuara të dhunës në familje vazhdojnë të rriten. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidencuar shtatë raste të reja të dhunës e kanosjes brenda familjes në rajone të ndryshme të vendit, si në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Fushë-Kosovë e Klinë.

Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar dy raste të ndara, ku në njërin prej tyre është arrestuar një burrë për kanosje ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa në rastin tjetër, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një incident të mëhershëm, është vënë në pranga i dyshuari i dytë, i cili po ashtu është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Raste të rënda janë raportuar edhe në  Prishtinë e Fushë-Kosovë. Në Fushë-Kosovë, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime për të cilat viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dorasi është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë ka dëbuar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij bashkë me foshnjën e saj, me ç’rast viktima është strehuar urgjentisht në strehimore, kurse i dyshuari është arrestuar.

Po në Fushë-Kosovë, dy vajza të mitura janë sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e tyre, të cilët ndodhen ende në arrati ndërsa policia po vazhdon hetimet.

Në Klinë është arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj partenaires me të cilën bashkëjetonte, ndërsa në Gjakovë një grua është keqtrajtuar nga i dashuri i saj, i cili pas testimit nga policia ka rezultuar se ishte nën efektin e alkoolit.

Të gjithë të arrestuarit në këto raste, me urdhër të prokurorëve përkatës, janë dërguar në mbajtje. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara