Lajmet

Vrasja e yllit të YouTube: Si t’i jepet fund dhunës në familje në Irak?

Të dielën pas vdekjes së saj, aktivistët irakianë për të drejtat e grave organizuan një protestë në Bagdad.

Published

on

Vrasja e një gruaje nga një anëtar i familjes ka shtuar thirrjet drejt qeverisë irakiane që të miratojë ligjin mbi dhunën në familje, një ligj që ishte harruar nga parlamenti për vite me radhë.

Tiba Ali, një 22-vjeçare nga provinca jugore e Irakut, Diwaniya, ishte kthyer në shtëpi nga Turqia, ku ajo kishte jetuar, për të vizituar familjen e saj. E reja ishte bërë e njohur për postimet lidhur me jetën e saj relativisht liberale në Turqi në YouTube dhe planifikonte të martohej me një të dashur sirian. Ndonëse motivet mbeten të paqarta, policia lokale tha se babai i saj e pranoi se e kishte mbytur atë më 31 janar.

Të dielën pas vdekjes së saj, aktivistët irakianë për të drejtat e grave organizuan një protestë në Bagdad. Ata u bënë thirrje autoriteteve lokale që të mbrojnë më mirë gratë dhe të miratojnë legjislacionin për dhunën në familje.

Por edhe nëse Iraku do të kishte një ligj të tillë, a mund ta kishte shpëtuar Aliun dhe shumë të tjerë që kanë qenë viktima të dhunës familjare dhe të ashtuquajturat “vrasje nderi” para saj?

“Unë nuk mendoj se një ligj do ta ndalonte plotësisht dhunën ndaj grave këtu, por mund ta zvogëlojë atë”, tha për DW Kholoud Ahmad, një gazetar irakian në Bagdad.

“Nëse njerëzit do ta dinin se mund të ndëshkoheshin për këtë, ose nëse gratë në telashe do të kishin edhe ku të shkonin, kjo do të ndihmonte”, tha ajo. “Tani për tani, me të vërtetë ndihet sikur nuk ka asnjë dënim serioz”.

Iraku nuk ka ligj veçanërisht për trajtimin e dhunës në familje. Në fakt, ligjet aktuale të Irakut ofrojnë mënyra të shumta për këdo që rrah ose vret një anëtare femër të familjes për të shmangur ndjekjen penale.

Paragrafi 398 i kodit penal të Irakut thotë se në një sulm seksual, çështja do të pushohet, nëse përdhunuesi pranon të martohet me viktimën. Një pjesë tjetër e kodit penal, neni 409, thotë se nëse burri vret gruan e tij sepse zbulon se ajo ka kryer tradhti bashkëshortore, dënimi maksimal është tre vjet burg. Dhe paragrafi 41 thotë se “nuk ka krim nëse vepra kryhet duke ushtruar të drejtën ligjore”. Të drejtat ligjore në Irak përfshijnë “dënimin e gruas nga burri i saj … brenda disa kufijve të përcaktuar me ligj ose me zakon”./UBTNews/

Lajmet

Lushaku-Sadriu ngre shqetësimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Kosova rrezikon të mos i organizojë

Published

on

By

Kosova rrezikon të mos jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale dhe vonesave në procesin e përgatitjeve.

Për këtë ka ngritur shqetësim shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë seancës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se anulimi i takimit të paraparë të mbahej të enjten në Athinë, ku pritej të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër sinjal shqetësues për të ardhmen e këtij projekti.

Sipas Lushaku-Sadriut, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të përbënte një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të vendit.

Ajo ka paralajmëruar se papërgjegjësia institucionale mund ta rrezikojë realizimin e një projekti që do ta vendoste Kosovën në qendër të vëmendjes sportive dhe kulturore, duke sjellë mijëra sportistë dhe vizitorë ndërkombëtarë.

Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Olimpik i Kosovës lidhur me obligimet e papërmbushura nga institucionet, duke kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më të madh për realizimin e këtij projekti.

Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi për ndërtimin e sallave, stadiumeve dhe qendrave të reja sportive, të cilat do të kishin ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit në vend.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kosovën e ka mbuluar terri, duke kritikuar ndërprerjet e energjisë elektrike që, sipas tij, po zgjasin me orë të tëra, kryesisht në vendbanimet rurale.

Ai ka thënë se mungesa e energjisë po ua vështirëson jetën qytetarëve, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet strategjike në sektorin e energjisë, me arsyetimin se zhvillimet globale kanë ndryshuar.

Tahiri ka theksuar se familjet me gjendje të rënduar ekonomike po detyrohen të hyjnë në borxhe për të paguar faturat e energjisë elektrike.

“Ne e kuptojmë që politika programore e VV-së ka qenë e lidhur me shumëllojshmërinë e burimeve energjetike, por kur e shohim strategjinë dhe programin… Kjo duhet të ndryshojë, sepse ka ndryshuar bota”, ka deklaruar Tahiri./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për keqpërdorim të dyshuar të 2.2 milionë eurove

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe bashkëpunëtorëve të tij, lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove të mjeteve buxhetore nga një projekt i financuar me kredi të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas njoftimit të Muratit, kallëzimi penal lidhet me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe përfshin dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, mashtrim dhe përdorim të paautorizuar të pasurisë.

Raporti i auditimit të pajtueshmërisë i publikuar së fundmi nga ZKA-ja për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesat Publike në Komunën e Prishtinës”, me vlerë kredie prej 5 milionë eurosh, konstaton se gjatë periudhës 2024–2026 janë kryer 21 pagesa në vlerë prej rreth 2.18 milionë eurosh për aktivitete jashtë qëllimit dhe fushëveprimit të marrëveshjeve të financimit. Mjetet e projektit ishin paraparë për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Trump, Xi dhe Putin përfundojnë takimin trepalësh në Shenzhen, në fokus Ukraina dhe armët bërthamore

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë përfunduar të enjten një takim trepalësh në qytetin kinez të Shenzhenit, ku në qendër të diskutimeve ishin lufta në Ukrainë dhe kontrolli i armëve bërthamore.

Takimi i liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore u zhvillua rreth një tavoline të rrumbullakët në Vilën Kylin, pranë një liqeni dhe të rrethuar nga kodra të pyllëzuara, një ambient me histori të gjatë të mbajtjes së takimeve të ndjeshme diplomatike, ku më herët kanë qëndruar edhe ish-lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, babai i Xi-së, Xi Zhongxun, si dhe përfaqësues të Dalai Lamës.

Në hapje të bisedimeve, Trumpi e cilësoi takimin si historik, duke theksuar se paqja nuk arrihet duke refuzuar mundësitë për dialog. Putini, i cili vjen në këtë takim pas dëmtimit të rëndë të një ure kyç që lidh Krimenë me Rusinë gjatë luftës me Ukrainën, deklaroi se tri vendet ndajnë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke përfshirë edhe atë në Ukrainë.

Nga ana e tij, Xi, i cili drejtonte takimin, nuk iu referua drejtpërdrejt Ukrainës, por tha se historia tregon se harmoninë mes fuqive të mëdha e sjell paqen, ndërsa përplasjet e tyre sjellin trazira. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, Xi u bëri thirrje dy liderëve të tjerë për ndalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore me synim një botë pa to, ndonëse Kina ka vijuar zgjerimin e programit të saj bërthamor, ndërsa shtoi se tri vendet duhet të inkurajojnë zgjidhjen politike dhe diplomatike të konflikteve.

Para seancës së përbashkët, Trumpi pati takime të ndara me Xi-në dhe Putinin, të cilët i quajti miq. Ai deklaroi se ai dhe Xi ndajnë bindjen se qarkullimi i naftës në Ngushticën e Hormuzit, i prekur nga lufta me Iranin, duhet të vazhdojë, megjithëse Xi nuk e përmendi drejtpërdrejt Iranin në deklaratat e tij.

Pavarësisht tonit të lartë diplomatik, mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës mbeten dallime të thella për Ukrainën, Iranin, armët bërthamore dhe tregtinë, çka ngre pikëpyetje për rezultate afatgjata, ndërkohë që mbajtja e takimit në kuadër të një samiti të Azi-Paqësorit ka nxitur shqetësime te shtetet më të vogla për mundësinë e anashkalimit të interesave të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara