Lajmet

Vrasja e Ivanoviqit, Damati: Klientja ime u shpall e pafajshme, kjo vrasje krahasohet me atë të presidentit John Kennedy

Published

on

Vrasja e udhëheqësit të Nismës së Serbisë për Demokracisë dhe Drejtësi, Oliver Ivanoviq, ka marrë epilog rrugëtimi gjyqësor në shkallë të parë, pas më shumë 6 vitesh nga kryerja e vrasjes, e gati 4 vite nga ngritja e aktakuzës. Për këtë rast kanë folur avokatët në këtë proces.

E avokati i njërës prej të dyshuarve, Silvana Arsoviq, Musa Damati, e cila është e vetmja që u shpall e pafajshme, ka thënë se ky rast mund të krahasohet me vrasjen e presidentit amerikan, John Kennedy. Ai ka thënë se në këtë proces janë dëgjuar mbi 40 dëshmitarë në mbi 50 seanca gjyqësore, ndërsa klientja e tij është shpallur e pafajshme.

“Rastin i njohur Ivanoviç për nga niveli i misterit dhe enigmës mund të krahasohet me rastin e vrasjes së presidentit amerikan, John Kennedy, dhe në katër vite e gjysmë të procesit maratonik i cili është zhvilluar pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë mbajtur mbi 50 seanca gjyqësore, po ashtu janë dëgjuar mbi 40 dëshmitar prej tyre dëshmitar të mbrojtur të cilët kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë ata dhe familjet e tyre e po ashtu në këtë çështje ne mesin 12 mijë faqe material voluminoz sa ekzistojnë nuk ka ekzistuar asnjë provë i cili do ta inkriminonte klienten time, pafajësia e cila u vërtetua sot dhe e njëjta është e lirë pas 4 vite e gjysmë dhe ky është jashtëzakonisht një sukses i mbrojtjes”, ka thënë Damati.

E avokati tjetër Tomë Gashi, ka thënë se vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin, ndërsa e konsideron absurde mbajtjen e armëve pa leje të zyrtarëve policorë.

“Besoj që të gjithë e dini sa i përket klientit tim i cili ka qenë hetues në policinë e Kosovës  prokuroria në mungesë të fakteve ka heq dorë qysh se në seancën e kaluar dhe unë besoj se një aktakuzë krejtësisht të pabazë të jashtëligjshme që kryeprokurori e ka ngritur ndaj klientit tim e ka përmirësuar prokurori i çështjes dhe kjo është krejtësisht normale ligjore. Sa i përket vendimeve për të tjerë unë me siguri që mund t’i komentoj vetëm sipërfaqësisht dhe vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin ajo që më duket paksa e çuditshme ajo kur ish-policët e Kosovës që kanë punuar në veri janë dënuar me vepra jashtëzakonisht të rëndë posaçërisht për mbajtjen e armëve pa leje kallashnikov, granata hedhës Gjykata i ka shpall fajtor dhe i ka dënuar me gjobë, besoj që policëve iu mjaftojnë gjithmonë armët zyrtare e jo që policët të mbajnë armë ilegale”, u shpreh Gashi.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara