Lajmet
Vrasja e gruas nga Dragashi, kërkohet nga kryeprokurori i shtetit që të iniciojë procedura disiplinore
IKD dhe organizata CLARD kanë kërkuar që Kuvendi të ndajë mjete të mjaftueshme për strehimoret.
Published
3 years agoon
By
Betim Gashi“Edhe Saime Domazeti vritet në duart e shtetit”, titullohet raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi për vrasjen e fundit të gruas nga Dragashi. IKD dhe organizata “Clard” kanë thënë se Prokuroria Themelore në Prizren nuk kishte iniciuar ndonjë kërkesë për caktimin e ndonjë urdhri mbrojtës të viktimës, ani pse ishte e njoftuar se e njëjta ishte dhunuar. Kjo e fundit ishte mbajtur në qilar nga familjarët e saj, ku në konferencën e sotme u tha se është cenuar dinjiteti i 67-vjeçares. Për më tepër, është kërkuar nga kryeprokurori i shtetit të iniciojë procedura disiplinore për të gjithë akterët e përfshirë. Po ashtu, nga Avokati i Popullit është kërkuar që të niset hetim në lidhje me këtë rast.
Arrita Rezniqi nga IKD në një konferencë për media ka thënë se rasti i dhunës në familje ishte raportuar ditë më parë, kur e njëjta nga familjarët ishte lënë jashtë në qilar.
“Ky rast e ka fillimin disa ditë më herët se sa nga data kur është raportuar për vdekjen e të njëjtës. Më saktësisht, në bazë të shkresave që IKD ka siguruar kemi arritur të kuptojmë që ky rast fillimisht është raportuar me datën 8 nëntor dhe për këtë nga policia është adresuar si dhunë në familje. Për shkak se e ndjera është evidentuar që është larguar nga shtëpia dhe është vendosur në një hapësirë jashtë shtëpisë, në oborrin e shtëpisë në qilar, ose shupë që njihet në gjuhë popullore. Duke cenuar kështu skajshmërisht dinjitetin e saj dhe rrjedhimisht duke përmbush elementet e veprës, dhuna në familje. Të pandehur në këtë rast për të cilët është ngritur aktakuzë janë familjarët e saj, gjegjësisht kunata dhe nipi i të njëjtës, të cilët kanë jetuar në një shtëpi së bashku me të. Policia pas rreth një jave, me 15 nëntor ka ngritur kallëzimin penal dhe e ka dorëzuar në prokurori, ku prokuroria me 21 dhjetor e ka ngritur aktakuzën për rastin dhunë në familje”, ka njoftuar Rezniqi.
Po ashtu, ajo shton se ka pasur mungesë të profesionalizimit dhe neglizhencë nga institucionet në trajtimin e 67-vjeçares nga Dragashi.
“Prej datës 8 nëntor kur është raportuar rasti për dhunë në familje e deri me datën 26 dhjetor kur është raportuar se e ndjera ka vdekur, e njëjta ka mbetur nën mëshirën e atyre të cilët kanë qenë të pandehur për dhunë në familje ndaj saj. Rrjedhimisht institucionet shtetërore nuk kanë ofruar siguri dhe mbrojtje për të njëjtën, përgjatë kësaj periudhe përkundër që kanë qenë në njohuri se e njëjta është viktimë e dhunës në familje. Pra, në këtë rast nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash ne kemi pranuar përgjigje që nuk ka pasur kërkesë për caktimin e urdhrit mbrojtës, nuk ka pasur kërkesë për masë sigurie nga prokuroria në një rast të tillë. Nga Qendra për Punë Sociale në Dragash kemi kuptuar se ky rast nuk është referuar në strehimore”, ka shtuar Rezniqi.
Më tej, ajo ka njoftuar se institucionet e kanë lënë në mëshirë të personave të cilët kanë pasur aktakuzë për dhunë në familje.
“Gjatë analizimit të shkresave të lëndës, është tmerrësisht shqetësuese të shihet mosserioziteti i prokurorisë në trajtimin e këtij rasti në hartimin e aktakuzës të këtij rasti. Ajo çfarë është shumë shqetësuese është fakti që përmbajtja e gjithë aktakuzës, në përfundim të saj shihet një pjesë ku në aktakuzë përmendet komplet person tjetër, komplet rrethana të tjera të rastit, i pandehur tjetër dhe dëshmi që nuk lidhen fare me rastin. Kjo dëshmon shumë mirë se sa joserioz kanë qenë në trajtimin e rastit Prokuroria Themelore në Prizren. Sepse këtë aktakuzë të dhunës në familje e ka ngritur me shumë gjasë, duke përdorur shabllon të aktakuzave të tjera, për çka ka mbetur një përfundim në fund të aktakuzës”, vijon ajo në konferencë për media.
Edhe Gzim Shala nga IKD tha se rasti i Samie Domazetit është tipik kur tregon se shteti ka qenë i informuar për rrezikun e viktimës.
“Shteti e ka ditur, ose është dashur ta dijë se Saime Domazeti është në një rrezik për jetën e saj. Gjykata e Strasburgut në aktgjykime të ndryshme, në vendimet e ndryshme që i ka nxjerrë, ka potencuar se shteti përpos obligimeve që të përmbahet nga cenimi i të drejtës në jetë, ka po ashtu obligime pozitive për mbrojtjen e së drejtës në jetë nga palët e treta. Për tu konstatuar se në një rast sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kemi të bëjmë me shkelje të së drejtës në jetë, kërkohet që të vërtetohet se autoritetet shtetërore e dinin ose është dashur ta dinin për rrezikun ekzistencial së një qytetari dhe që të kenë kujdes të shtuar për ato veprime të cilat arsyeshëm besohet se do ta parandalonin kryerjen e vrasjes”, ka thënë Shala.
Për më tepër, ai tha se për personat e përfshirë duhet të merren masa.
“Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit në përputhje me ligjin duhet të iniciojë procedura disiplinore të gjithë akterët e përfshirë në këtë rast, përfshirë edhe kryeprokurorin e prokurorisë themelore në Prizren, Admir Shala. Për mos referim të rastit në strehimore duhet të mbahet përgjegjës Qendra për Punë Sociale. IKD dhe CLARD kërkojnë nga institucioni i Avokatit të Popullit që të nis një hetim nga ky rast dhe të dal me rekomandime konkrete për të gjitha institucionet”, deklaroi Shala.
Anton Nrecaj nga organizata CLARD tha se kohëve të fundit në Kosovë janë shënuar raste të rënda të vrasjeve në duart e shtetit.
“Kohët e fundit kemi pasur raste shumë të rënda, të cilat viktimat e dhunës në familje kanë përfunduar me fatalitet, në duart e shtetit. Në duart e institucioneve të shtetit dhe si pasojë ne si organizata në kuadër të projekteve, të cilat mbështetën nga donatorët nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga UNMIK-u, ju kemi ftuar për të bërë një reagim bashkë me një analizë të rastit të fundit të zonjës Domazeti, e cila vritet në duart e institucioneve të shtetit”, ka thënë ai.
IKD dhe organizata CLARD kanë kërkuar që Kuvendi të ndajë mjete të mjaftueshme për strehimoret për trajtimin e rasteve kur viktimat kanë probleme me shëndetin mendor.
Vendi
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Published
1 hour agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Lajmet
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Published
2 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Vendi
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
8 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
9 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
