Lajmet

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, ja me sa vite burgim u dënuan dy të miturit në rigjykim

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, të miturin e parë e ka dënuar me 10 vjet burgim, kurse të miturin e dytë me 9 vjet burgim.

Kështu ka deklaruar avokati i të dëmtuarve, Tomë Gashi, i cili ka thënë se Gjykata sot ka vendosur të njëjtin dënim për të miturit si në muajin maj.

Tomë Gashi, ka thënë se Gjykata dy të miturit i ka shpallur fajtorë për veprën “vrasje e rëndë”.

Ka vendosur si herën e kaluar, në majin e këtij viti, duke i shqiptuar dënim njërit në kohëzgjatje prej 10 viteve dhe tjetrit prej 9 vitesh. Me këtë vendim të gjykatës i cili është vendim i përsëritur për shkak se Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje vërtetohet se rasti është kthyer në rigjykim për shkaqe teknike krejtësisht formale dhe jo që ka ndryshuar ndonjë gjendje faktike. Gjykata po ashtu i ka shpallur fajtorë për vrasje të rëndë dhe jo sipas pretendimeve të tyre që kinse diçka ka qenë incident momental, gjë që është vërtetuar edhe me video incizime dhe me prova të tjera që gjithçka faktikisht i ka paraprirë një sulmi të mëhershëm dhe Gjykata në prizmin tim ka vendosur drejtë”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, sa i përket njërit prej të miturve që është dënuar për 9 vite si përgjegjës, Gashi ka shtuar se do të paraqesin ankesë.

Ndërsa, për dënimin që parashihet me ligj për të miturit, i cili është deri në 10 vite, avokati Tomë Gashi është shprehur se në të ardhmen duhet të ndryshohet ky ligj dhe të bëhen dënime më të ashpra për ata që kryejnë vepra penale të këtij lloji.

“Sa i përket një të mituri i cili është shpallur përgjegjës i është shqiptuar dënimi prej 9 vitesh, besoj se si përfaqësues juridik i palës së dëmtuar do të paraqesim ankesë, këtë mund ta bëjë edhe Prokuroria e Shtetit dhe besojmë që vendimi ka qenë i drejtë, ndërsa sa i përket maksimumit të dënimeve duhet ta dini se maksimumi është në kohëzgjatje prej 10 vitesh… Duhet të mendohet në të ardhmen që të ndryshohen ligjet dhe të jenë më të ashpra, në raport me secilin që me vetëdije të plotë me qëllim të plotë kryejnë vepra kaq të rënda penale, saqë i merret jeta dikujt, këtë rast jeta e një të riu 18 vjeçar, për arsye të thjeshta. Përveç që ka marrë jetën e një të riu ka shkaktuar pasoja të përjetshme për familjet e tyre”, ka shtuar Gashi.

Për kthimin e rigjykimit, Gashi ka theksuar se kjo është “a,b,c-ja” e drejtësisë, dhe sipas tij duket se Gjykata nuk e ka ditur që nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe si gjyqtare në procedurën paraprake dhe kryetare e trupit gjykues.

Arsyeja kryesore që është kthyer në rigjykim ka qenë paksa e çuditshme sepse njëri prej anëtarëve të trupit gjykues që ka vendosur në maj të këtij viti paraprakisht ka vepruar si gjyqtar në procedurën paraprake. Që i bie thjeshtë këto janë ‘a b c’ në drejtësi dhe duket se Gjykata nuk e ka ditur që nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe si gjyqtare në procedurën paraprake dhe kryetare e trupit gjykues”, ka theksuar ai.

Lulzim Fejzullahu, është rrahur me shkop bejsbolli nga dy të miturit me 15 janar të këtij viti dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

I njëjti nga plagët e rënda, ka ndërruar jetë me 20 janar në QKUK.

Në gjykimin e parë, Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 23 maj 2024 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.

Rajoni

Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së

Published

on

Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.

Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:

  • Kryetare: Vesa Shatri
  • Nënkryetare: Eliona Kastrati
  • Sekretar: Mal Shehu
  • Këshilli Akademik: Ema Spahija
  • Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
  • Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
  • Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
  • Komisioni i Etikës: Arianit Hasani

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.

Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Të kërkuara