Lajmet

​Von der Leyen sot në Shqipëri

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon sot me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja, po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane./UBTNews/

Sport

​FIFA përjashton një komb nga Botërori 2026

Published

on

FIFA ka marrë një vendim të pazakontë duke ndaluar një komb nga pjesëmarrja në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ndonëse të gjitha kombet e tjera të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) morën pjesë.

Bëhet fjalë për Ishujt Mariana të Veriut, një territor mikronezian i Shteteve të Bashkuara, që ndonëse është anëtar i AFC-së, ende nuk është pranuar në FIFA.

Për këtë arsye, ata u përjashtuan nga të gjitha fazat e kualifikimeve për Botërorin dhe për Kupën e Azisë 2027.

Kjo nuk është hera e parë që kombi ishullor përballet me përjashtim, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në ciklet kualifikuese për Kupën e Azisë 2019 dhe 2023.

Ishujt Mariana të Veriut ndodhen në juglindje të Japonisë dhe sporti më popullor atje është bejsbolli, megjithëse futbolli po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës.

Drejtori ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ishujve Mariana, Ruselle Zapanta, ka deklaruar më parë se synimi i tyre është që futbolli të bëhet sporti kryesor në vend në të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi folës kryesor në Kongresin e VII-të Ndërkombëtar TURKIC COSE 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folësi kryesor në Kongresin e VII-të Ndërkombëtar “TURKIC COSE 2025 – Turkic World Congress on Science and Engineering”, i cili po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Rektori Hajrizi prezantoi punimin me titull: “A Small-Scale, Smart Self-Sustaining Entrepreneurial Innovation-Based Ecosystem Model: Case Studies Related with Smart City, Digital Twins and Sustainable Developments”, një koncept inovativ që përfaqëson filozofinë dhe qasjen unike të UBT-së ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit, sipërmarrjes dhe transformimit të qyteteve në ekosisteme të mençura.

Në prezantimin e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT 5S Model (Small-Scale, Smart, Self-Sustaining, Entrepreneurial Innovation-Based Ecosystem) është rezultat i më shumë se 30 viteve përvojë akademike, kërkimore dhe zhvillimore, dhe përfaqëson një qasje sistemike që lidh arsimin, kërkimin shkencor, biznesin dhe komunitetin në një mjedis të integruar të inovacionit.

Ky model, që tashmë është zbatuar në UBT Smart City dhe UBT Future Campus, funksionon si një ekosistem i qëndrueshëm dhe vetëmbajtës, ku studentët, profesorët, studiuesit dhe partnerët ndërkombëtarë ndërveprojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të krijuar zgjidhje të reja për qytetet inteligjente, digjitalizimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik. Ky model u cilësua si një ndër qasjet më të avancuara në Evropën Juglindore për zhvillimin e ekosistemeve të qëndrueshme të inovacionit dhe për ndërtimin e qyteteve të mençura përmes arsimit dhe kërkimit shkencor.

Continue Reading

Lajmet

​Muric: Do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë

Published

on

Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, portieri i Dardanëve, Arijanet Muriç, ishte i ftuari i radhës në “FFK Podcast”.

Edhe pse nuk do të mund të jetë pjesë e ndeshjes së parë për shkak të pezullimit nga dy kartonë të verdhë, Muriç shfaqi besim dhe motivim të madh për ekipin, duke theksuar se Kosova është në garë edhe për vendin e parë.

“Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘play-off’-in. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. S’ka lëndime dhe ekipi është i plotë. Vetëm unë s’mund të jem pjesë për shkak të dy kartonëve të verdhë”, tha Muriç.

Ai nuk e fsheh keqardhjen që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sllovenisë.

“Po, sigurisht që më vjen keq. Do të ishte më e lehtë sikur të luaja. Nëse skuadra humb pa mua, më dhemb më shumë”, theksoi ai, por njëkohësisht shprehu besim të plotë te bashkëlojtarët në portë: “Stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar, prandaj janë gati”, tha ai.

Sa i përket atmosferës në kampin e Dardanëve, portieri i Kombëtares u shpreh optimist.

“Ne nuk kemi frikë. Nuk ka tension apo energji negative në ekip për ndeshjen e radhës. Dhe nuk duhet të kemi frikë ta luajmë ndeshjen. Nuk kemi presion, vetëm energji pozitive. Dhe kur i shikoj lojtarët, më duket që të gjithë e ndjejnë njësoj. Të gjithë janë të motivuar, kjo më jep ndjesi shumë pozitive”, shtoi Muriç.

Tutje Muriç foli për karrierën e tij me Kombëtaren dhe klubet, duke kujtuar debutimin e tij ndaj Azerbajxhanit dhe disa nga momentet më të veçanta me fanellën e Kosovës. “Ndeshja ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ishte shumë e veçantë. Ata ishin në formë të lartë, por ne luajtëm shkëlqyeshëm. Edhe ajo ndaj Suedisë 2–0 ishte shumë e bukur”, u shpreh ai.

Portieri 27-vjeçar tregoi edhe për rrugëtimin e tij në klubet evropiane, teksa theksoi se një kohë pauzoi nga futbolli./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Published

on

By

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në takim u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”, thuhet në njoftim.

“Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”./EO

Continue Reading

Të kërkuara