Botë

Von der Leyen mund të bisedojë me Trump në Romë

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen dëshiron të bisedojë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nesër në Romë, ku do të varroset Papa Françesku.

Ndërkohë që asnjë takim me Trump nuk është planifikuar aktualisht, një zëdhënës i KE i tha Politico se çdo mundësi për të biseduar me liderët kryesorë botërorë “do të shfrytëzohet”.

Von der Leyen nuk është takuar ende me Trump që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Varrimi i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën, do të bëhet në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në varrim do të marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota, gjë që është një mundësi e rrallë për takime joformale.

Trump tha të mërkurën se do të ketë takime të shumta gjatë qëndrimit në Romë.

Aktualitet

Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit pas sulmeve të reja ajrore

Published

on

By

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “shkelje të rëndë” të armëpushimit, pas sulmeve të reja ajrore të kryera gjatë 48 orëve të fundit.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se kishte goditur lokacione raketore iraniane dhe mjete detare që dyshohej se po vendosnin mina në jug të Iranit, duke i cilësuar sulmet si “veprime vetëmbrojtëse”.

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se SHBA-ja mban përgjegjësi për pasojat e “veprimeve agresive dhe të pajustifikuara” në rajonin Hormozgan, përgjatë Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Irani paralajmëroi se nuk do të lërë “asnjë veprim armiqësor pa përgjigje” dhe se do të mbrojë interesat e vendit.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit mbetet ende e mundur, megjithëse negociatat mund të zgjasin edhe disa ditë.

Bisedimet për konfliktin po ndërmjetësohen kryesisht nga Pakistani, ndërsa këtë javë negociatorët iranianë po zhvillojnë takime edhe në Katari./BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Katër të vdekur pasi treni godet autobusin e shkollës në Belgjikë

Published

on

By

Katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën të martën pasi treni e goditi një autobus shkolle në veri të Belgjikës, tha zëvendëskryeministri i vendit, Maxime Prevot.

“Një përplasje tragjike midis një treni dhe një autobusi shkolle ndodhi këtë mëngjes në Bugenhout. Katër persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë”, shkroi Prevot në X.

Kryeministri Bart De Wever ka se është “thellësisht i prekur nga aksidenti i tmerrshëm… Në këto çaste bashkëndiejmë me familjet e prekura”.

Pamjet nga vendngjarja në rajonin e Flandrës shfaqin autobusin e rrokullisur dhe dëmtuar në skaj të një rrugë pranë vijës hekurudhore. Treni i udhëtarëve mbeti i ndalur mbi shina.

Zëdhënësja e Policisë, An Berger, u tha mediave belge se në autobus ndodheshin shtatë fëmijë, një mbikëqyrës dhe shoferi, duke shtuar se askush në tren nuk ishte lënduar.

“Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme”, tha për AFP Frederic Sacre, zëdhënës i agjencisë hekurudhore belge, Infrabel, duke shtuar se treni po udhëtonte rreth 120 kilometra në orë kur ndodhi aksidenti.

“Autobusi u hodh rreth 15 metra drejt një shtylle metalike”, tha ai.

Sacre tha se pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin se barrierat në kalimin hekurudhor kishin qenë të mbyllura dhe se semafori i kuq ishte ndezur në momentin e aksidentit.

Mediat belge raportuan se nxënësit vinin nga një shkollë për fëmijë me vështirësi në të nxënë.

Ministri i Brendshëm, Bernard Quintin, shprehu trishtimin e tij të thellë për “aksidentin tragjik”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu bashkua reagimeve ngushëlluese të politikanëve, duke thënë se ka mbetur “me zemër të thyer” nga përplasja.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjet e viktimave dhe të dashurit e tyre”, shkroi ajo në internet.

“Sot, Evropa vajton me Belgjikën”. /REL/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Izraeli intensifikon sulmet ndaj Hezbollahut në Liban

Published

on

By

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka nisur një valë sulmesh në të gjithë Libanin, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi do të intensifikojë sulmet kundër Hezbollah, raporton BBC.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë kryer sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Luginën lindore Bekaa dhe zona të tjera të Libanit.

Hezbollahu, grupi i armatosur shiit i mbështetur nga Irani, tha se është kundërpërgjigjur me 22 sulme me dronë dhe raketa, duke pretenduar se objektivat përfshinin ushtarë izraelitë, tanke, baza ushtarake dhe ndërtesa.

Më herët gjatë këtij muaji, Libani dhe Izraeli kishin rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit 45-ditor që kishte nisur në mes të prillit, megjithatë përplasjet mes dy palëve kanë vazhduar.

Të martën në mëngjes, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur mbi 100 objektiva dhe infrastrukturë të Hezbollahut.

Sipas mediave lokale libaneze, 12 persona janë vrarë gjatë një sulmi në fshatin Mashghara në Luginën Bekaa.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka lëshuar urdhër evakuimi për qytetin jugor Nabatieh, për shkak të mundësisë së sulmeve të reja.

Në një deklaratë me video, Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë me Hezbollahun” dhe se ushtria është urdhëruar t’i japë grupit “goditje të forta”.

Ai shtoi se ofensiva izraelite kundër Hezbollahut ka eliminuar mbi 600 militantë gjatë javëve të fundit dhe paralajmëroi shtim të intensitetit të sulmeve.

Dy ministra izraelitë të së djathtës ekstreme, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, kanë bërë thirrje për zgjerim të operacioneve ushtarake, përfshirë edhe në Bejrut. /BBC/

 

Continue Reading

Aktualitet

Udhëheqësi suprem iranian paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Published

on

By

Vendet e Lindjes së Mesme “nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane”, tha të martën Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei, raporton CNN.

Në një mesazh me shkrim me rastin e sezonit të Haxhit islamik, Khamenei foli për një “rend të ri” që po shfaqet për rajonin e Gjirit dhe botën.

“Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk do të kenë më një strehë të sigurt për veprimet e tyre dhe për vendosjen e bazave ushtarake në rajon, por çdo ditë po largohen gjithnjë e më shumë nga statusi i tyre i mëparshëm”, tha Khamenei.

Në mesazh, Khamenei tha se Izraeli dhe udhëheqësit e tij po “i afrohen fazave të fundit të ekzistencës së tyre të mjerë”.

Më shumë se 10 javë pasi u njoftua si udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij Ali Khamenei, iranianët ende nuk e kanë parë apo dëgjuar Khamenein, por ai ka lëshuar disa mesazhe me shkrim.

Mesazhi i fundit i Khameneit vjen ndërsa SHBA dhe Irani po përpiqen të bien dakord për formulimin e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi në fund të shkurtit.

Konteksti: Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar në Arabinë Saudite dhe është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Islami kërkon që çdo musliman që është fizikisht dhe financiarisht i aftë ta bëjë udhëtimin në qytetin e shenjtë të Mekës të paktën një herë në jetë.

Haxhi i këtij viti po zhvillohet në sfondin e luftës SHBA–Izrael me Iranin, e cila ka përfshirë disa vende të Gjirit dhe ka shkaktuar një krizë historike energjetike./CNN/

 

Continue Reading

Të kërkuara