Botë

Volkswagen shtrëngohet për greva të reja të punëtorëve

Published

on

Punëtorët e fabrikës më madhe në Evropë, Volkswagen, pritet të nisin greva të reja në nëntë fabrika në Gjermani, për herë të dytë brenda një jave.

Grevat po shihen si mënyrë për rritje të presionit ndaj menaxhmentit, në ditën kur do të zhvillohet një rund i ri negociatash për ulje pagash dhe mbyllje të disa fabrikave brenda vendit.

IG Metall, sindikata që përfaqëson shumicën e punëtorëve të Volkswagenit, është duke injoruar thirrjen e kompanisë që punëtorët të pranojnë një ulje page prej 10 për qind, në mënyrë që t’i ndihmojnë kompanisë për të mbetur konkurruese në treg.

Sindikata është duke kërkuar që të 10 fabrikat në Gjermani të vazhdojnë të jenë të hapura dhe që rreth 130.000 punëtorët e Volkswagenit të vazhdojnë të pranojnë garanci të punësimit.

Greva katërorëshe është thënë se do të nisë në mëngjesin e së hënës.

Greva prek nëntë prej 10 fabrikave të kompanisë që janë funksionale në Gjermani.

Volkswagen ka raportuar humbje të vogla në prodhim, pas grevës së parë, ka thënë një zëdhënës i kompanisë ditë më parë.

Lajmet

Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri

Published

on

Tajlanda ka nisur sulme ajrore kundër Kamboxhias të hënën, 8 dhjetor, duke rritur ndjeshëm tensionet në kufirin mes dy vendeve dhe duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar vetëm dy muaj më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sipas ushtrisë tajlandeze, goditjet kanë shënjestruar pozicione ushtarake kamboxhiane si përgjigje ndaj një sulmi që vrau një ushtar tajlandez më herët gjatë ditës. Autoritetet njoftuan gjithashtu se shtatë persona u plagosën.

Tajlanda akuzon Kamboxhian se ka mobilizuar armatim të rëndë dhe ka ripozicionuar forcat pranë kufirit, duke rrezikuar përshkallëzimin e konfliktit. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias i ka quajtur akuzat të pavërteta, duke theksuar se vendi i saj po respekton marrëveshjet dhe po kërkon zgjidhje paqësore.

Të dy ushtritë akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve. Ushtria kamboxhiane deklaroi se Tajlanda kreu sulmin e parë pas ditësh provokimesh, ndërsa Tajlanda njoftoi se rreth 70% e civilëve në zonat kufitare janë evakuuar.

Konflikti i ri vjen pas armëpushimit të korrikut dhe marrëveshjes së zgjeruar të paqes të nënshkruar në tetor në Kuala Lumpur. Marrëveshja u vlerësua si një fitore diplomatike, por tensionet filluan të riktheheshin pas një shpërthimi mine që plagosi disa ushtarë tajlandezë.

Ndërkohë, kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, u shpreh thellësisht i shqetësuar dhe u bëri thirrje palëve të tregojnë përmbajtje, duke paralajmëruar se rikthimi i luftimeve mund të dëmtojë përpjekjet e bëra deri tani për stabilizimin e rajonit.

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë pasur prej vitesh mosmarrëveshje për kufirin e tyre, dhe përplasjet aktuale konsiderohen ndër më seriozet e viteve të fundit./S.K/KP/Rtsh/

Continue Reading

Lajmet

Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk e lexoi propozimin e paqes

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.

Trump gjithashtu tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tërmeti me fuqi 4.6 ballë goditi Turqinë lindore

Published

on

Një tërmet me magnitudë 4.6 sipas shkallës Rihter goditi mbrëmë distriktin Tusba të provincës Van në Turqinë lindore.

Tërmeti ndodhi në orën 22:17 sipas kohës lokale, me epiqendrën e tij të vendosur në Tusba, një nga distriktet qendrore të Van, raportojnë mediat turke.

Shkalla e magnitudës 4.6 tregon një tërmet të lehtë deri në mesatar që mund të ndihet nga njerëzit brenda dhe mund të shkaktojë dridhje të lehtë të objekteve.

Van ndodhet në një nga rajonet më aktive sizmike të Turqisë, e pozicionuar përgjatë sistemeve komplekse të çarjeve të Anadollit lindor ku bashkohen pllakat tektonike arabe dhe euroaziatike. Zona përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik për shkak të vendndodhjes brenda brezit të tërmeteve Alpine-Himalaje.

Provinca ka përjetuar tërmete të konsiderueshme gjatë gjithë historisë. Pozicioni gjeologjik i rajonit e bën atë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngjarjeve sizmike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zelensky takohet me liderët evropianë në Londër

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot do të takohet me udhëheqësit kryesorë evropianë në Londër, ndërsa aleatët e Ukrainës planifikojnë përgjigjen e tyre ndaj një shtytjeje të vazhdueshme të SHBA-së që Kievi të pranojë lëshime në bisedimet e paqes.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do t’i bashkohen Zelenskyt dhe kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer në Nr. 10, ndërsa ata kërkojnë të sigurohen që çdo marrëveshje të pengojë një sulm të ardhshëm rus.

Takimi i nivelit të lartë vjen pas tre ditësh bisedimesh në Florida, ku kryenegociatori i Zelenskyt nxiti ndryshime në një plan të Shtëpisë së Bardhë, i konsideruar gjerësisht për t’iu përshtatur kërkesave qendrore të Kremlinit.

SHBA-ja dhe Ukraina thanë se kishte përparim, por Donald Trump duket se e kritikoi Zelenskyn të dielën, duke thënë se ai nuk e ka lexuar draftin./S.K/EO/BBC

Continue Reading

Të kërkuara