Lajmet

Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, përfshirë një të mitur, të dyshuar për vjedhje në Ferizaj. Arrestimet ndodhën mbrëmjen e 31 marsit në fshatin Dremjak, ku dy të rritur dhe një i mitur u kapën në flagrancë gjatë një operacioni policor. Sipas hetimeve të para, ata dyshohet se kanë vjedhur rreth 10,000 euro dhe 40 litra derivate nafte nga dy shtëpi në këtë zonë.

Në operacionin e zhvilluar, policia ka sekuestruar një veturë, një thikë, dy kapela maskash, tri bidonë të mbushur me naftë, katër telefona celularë dhe mbi 1,000 euro para të gatshme. Gjatë intervistimit, dy të dyshuarit të rritur pranuan se kishin kryer vjedhje të derivateve të naftës dhe se kishin kryer vjedhje të tjera gjatë muajit mars 2025 në fshatrat Kosinë, Mirosalë dhe Mirashë të Ferizajt. Ata përdornin një automjet Audi, i bardhë, për të realizuar krimet.

Të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim, dy të rriturit për 48 orë dhe i mituri për 24 orë. Policia ka vazhduar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të tjerë që janë ende në kërkim, ndërsa ka paralajmëruar se mund të ketë zhvillime të mëtejshme në lidhje me vjedhjet e mundshme të tjera nga ky grup.

Continue Reading

Aktualitet

Diplomojnë 100 kadetë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Published

on

By

Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nga sot do t’i bashkohen 100 kadetë të rinj, të cilët kanë përmbyllur me sukses përgatitjen e tyre profesionale në kuadër të gjeneratës së 46-të.

Gjatë ceremonisë solemne të diplomimit, u vendos theksi te rëndësia e këtij brezi të ri për fuqizimin e sigurisë, rendit dhe proceseve të rehabilitimit brenda institucioneve korrektuese në të gjithë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, integritet dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke e cilësuar këtë ditë si marrjen e një përgjegjësie të madhe shtetërore.

“Të jesh zyrtar korrektues nuk do të thotë të veshësh thjesht një uniformë. Do të thotë të mbash mbi vete besimin që institucionet e Republikës së Kosovës vendosin mbi ju. Ne duhet të garantojmë sigurinë, por njëkohësisht të krijojmë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim,” deklaroi Dibrani gjatë adresimit të tij.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi përkushtimin e kadetëve të rinj dhe theksoi se kjo detyrë kërkon disiplinë dhe lartësim të figurës së shtetit.

“Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria. Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush,” u shpreh Kurti.

Me përmbylljen e kësaj përgatitjeje, 100 pjesëtarët e rinj pritet të marrin menjëherë detyrat zyrtare nëpër qendrat e ndryshme korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, tentojnë t’i grabisin në Rahovec

Published

on

Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.

Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje për një kontest pronësor, arrestohen gjashtë persona në Malishevë

Published

on

Gjashtë persona janë arrestuar në Malishevë pas një përleshjeje që dyshohet se ka nisur për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë rastit dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzojë, që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Rasti mbetet në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shantazh përmes fotografive, arrestohet i dyshuari në Prizren

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pas hetimeve që lidhen me një rast të nisur në qershor të vitit 2025.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua se do t’i publikonte në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që cenonin integritetin e saj, nëse ajo nuk i jepte para.

Pas hetimeve, përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat ende nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara