Aktualitet

Vlora Dumoshi e gjen kuletën që i kishte humbur në Prishtinë

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka njoftuar se e ka humbur kuletën e saj bashkë me dokumente personale.

Pas orë pasi e njëjta shpërndau njoftimin, dy persona që e kanë gjetur kuletën, ia kanë dorëzuar asaj.

Kjo është bërë e ditur nga vet deputetja, në një postim në “Facebook”.

“Sot, këta djemë me zemër plot më sjellen kuleten time të humbur në Prishtinë. Shembull për t’a admiruar gjithë secili nga ne.  Ju faleminderit  Anton Nila dhe shokut të tij🙏”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Kronikë e zezë

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, ja çmimet e tavanit për sot

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 16 korrik.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës ka pësuar rritje për dy centë në krahasim me ditën e mërkurë, duke arritur në 1.56 euro për litër.

Ndërkaq, çmimet e tjera kanë mbetur të pandryshuara.

Benzina do të vazhdojë të shitet me 1.40 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar për gazin mbetet 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë valide për 24 orët e ardhshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PrizrenFest rikthehet me edicionin e pestë, sjell artistë nga tetë shtete

Published

on

Qyteti i Prizrenit do të mirëpresë edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur – PrizrenFest, i cili do të mbahet nga 21 deri më 27 korrik 2026.

Me karakter ndërkombëtar, festivali do ta shndërrojë Prizrenin në një qendër të artit skenik, duke sjellë shfaqje teatrore, aktivitete artistike dhe programe kulturore në hapësira të ndryshme historike të qytetit.

Në programin e këtij viti do të marrin pjesë trupa teatrore dhe artistë nga Kosova, Spanja, Franca, Brazili, Turqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Përveç shfaqjeve teatrore, PrizrenFest do të ofrojë edhe punëtori për fëmijë, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore, duke krijuar një program të larmishëm për publikun.

Përmes këtij festivali, organizatorët synojnë të promovojnë artin skenik në hapësira të hapura, të forcojnë identitetin kulturor të Prizrenit dhe ta konsolidojnë qytetin si një destinacion të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të festivaleve artistike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanoset pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe kanosje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, i dyshuari ka kërcënuar viktimën.

Pas denoncimit, policia ka prangosur të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se helmoi klientët, intervistohet pronari në Han të Elezit

Published

on

By

Një pronar lokali është intervistuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik, ndërsa intervistimi i të dyshuarit është bërë dje.

Dyshimet e para raportojnë se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në lokalin e të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij helmimi.

Ndërkohë, për këtë situatë Klinika Infektive bëri të ditur se po trajton një fluks pacientësh të helmuar nga ushqimi, ku mes 31 të hospitalizuarve janë edhe pesë persona nga komuna e Hanit të Elezit.

Këta të fundit kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që lidhet drejtpërdrejt me rastin që po hetohet nga policia. Sipas klinikës, pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste të këtij fluksi tashmë kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara