Shëndeti

Vlerat ushqyese të qumështit të bajames

Sa ia vlen qumështi i bajames?

Publikuar

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore.

Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.

Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

Do t’ju marrë uria më shpejt

Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt.

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrave gjatë vaktit tuaj.

Nuk përmban laktozë

Qumështi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës.

Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Do të merrni më shumë vitamina.

Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.

Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi, këshilloheni të kini kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.

Mund të konsumoni më shumë sheqer nga sa mendoni.

Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre.

Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura.

Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.

Lajmet

Raporti i OBSH-së: 4 në 5 persona me hipertension “të patrajtuar në mënyrë adekuate”

Sipas raportit, numri i individëve të prekur nga hipertensioni është rritur ndjeshëm.

Publikuar

nga

Ndikimi global i presionit të lartë të gjakut prek 4 në 5 persona kur “nuk trajtohen siç duhet”, thuhet në një raport të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti, i cili është i pari i bërë ndonjëherë mbi ndikimin global të hipertensionit, thekson se “rritja e numrit të pacientëve të trajtuar në mënyrë efektive për hipertension mund të parandalojë 76 milionë vdekje, 120 milionë goditje në tru, 79 milionë sulme në zemër dhe 17 miliona raste të dështimit të zemrës nga tani deri në vitin 2050”.

Medikamente të përballueshme, të sigurta, të arritshme dhe ndërhyrje të tjera, si reduktimi i natriumit, mund të ndihmojnë në parandalimin e shumicës së sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru në mbarë botën, raporton AA.

Michael R. Bloomberg, ambasadori global i OBSH-së për sëmundjet dhe lëndimet jo të transmetueshme, tha se “trajtimi i hipertensionit përmes kujdesit parësor shëndetësor do të shpëtojë jetë, ndërsa gjithashtu do të kursejë miliarda dollarë në vit”.

Hipertensioni prek një në tre të rritur në mbarë botën, duke paraqitur një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e tyre duke rritur rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër, dështimit të zemrës, dëmtimit të veshkave dhe sëmundjeve të tjera të lidhura.

Sipas raportit, numri i individëve të prekur nga hipertensioni është rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar nga 650 milionë në vitin 1990 në 1.3 miliardë në vitin 2019.

Gati gjysma e të prekurve në mbarë botën nuk janë në dijeni të presionit të lartë të gjakut dhe mbi tre të katërtat e të rriturve me hipertension jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Shteteve u kërkohet të kenë prioritet parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin efikas të hipertensionit si pjesë e paketës së tyre kombëtare të përfitimeve shëndetësore në nivelin e kujdesit parësor.

“Hipertensioni mund të kontrollohet në mënyrë efektive me regjime të thjeshta mjekimi me kosto të ulët, dhe megjithatë vetëm rreth një në pesë persona me hipertension e kanë kontrolluar atë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Programet e kontrollit të hipertensionit mbeten të neglizhuara, nën prioritet dhe shumë të nënfinancuara”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Janë disa faktorë që ndikojnë në bllokimin e arterieve.

Publikuar

nga

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen.

Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:

  • kolesteroli i lartë,
  • tensioni i lartë i gjakut,
  • pirja e duhanit,
  • diabeti,
  • mbipesha,
  • mungesa e aktivitetit fizik
  • ushqyerja jo e shëndetshme.

Bllokimi i arterieve manifestohet me një sërë shenjash paralajmëruese, sipas ekspertëve të AgroWeb.org

Dhimbja e pulpës së këmbës

Ateroskleroza mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të këmbës. Kjo ndodh veçanërisht tek duhanpirësit.

Nëse vëreni se keni dhimbje të pulpës së këmbës që nuk largohet lehtë, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni analizat përkatëse.

Ngurtësim dhe dhimbje të nofullës

Dhimbjet në pjesën e nofullës dhe qafës janë rëndom simptoma të anginës, e cila ndodh si rezultat i qarkullimit të keq të gjakut.

Dhimbjet ndodhin për shkak se nervi vagus, nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra, është gjithnjë në kontakt me zonën e qafës, kokës, nofullës dhe krahut të majtë.

Dhimbjet e mesit

Dhimbjet e mesit shfaqen për shumë arsye dhe një prej tyre ka të bëjë me zemrën.

Zona e poshtme e shpinës është nga të parat ku grumbullohen pllakat aterosklerotike

Dhimbja është më e madhe sepse qarkullimi i gjakut pakësohet dhe dobëson disqet e vertebrave.

Si të pastroni enët e gjakut?

Listuar më poshtë nga Agroweb.org, mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i pastrojnë arteret tuaja.

Hudhra

Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyralë.

Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmban shumë antioksidantë që parandalojnë formimin e pllakëzave në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Specat djegës

Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicinë, e cili rregullon nivelin e kolesterolit tuaj dhe shmang gjasat e atakut në zemër.

Uji me limon

Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrale për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit në gjak. Uji me limon mbron enët e gjakut dhe riparon elasticitetin e humbur.

Shega

Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të shegës çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja në mënyrë efikase.

Kjo ndodh për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi si dhe seleniumi./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Para apo pas dreke – Kur duhet t’i hani frutat?

Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Publikuar

nga

Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri.

Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit.

Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes.

Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave.

Në artikullin e sotëm, AgroWeb.org do të japë sugjerimet për kohën e duhur të ngrënies së frutave.

Ngrënia e frutave në drekë

Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim.

Por shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur.

Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë.

Nga pikpamja ushqimore, ngrënia e frutave në drekë, nuk ju ndihmon aspak të humbni kilogramët e tepërt. E njëjta gjë vlen edhe për gjatë ditës.

Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë.

Nëse qëndroni shtrirë në divan ose në shtrat, metabolizmi punon ngadalë, pavarësisht sasisë së frutave që ju konsumoni.

Me gjasë, shumica e njerëzve konsumojnë vetëm një frut pas ushqimit, duke e konsideruar atë si ëmbëlsirë.

Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta./agroweb.org

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sëmundja e Alzheimerit: Çdo tre sekonda në botë shfaqet një pacient i ri

Sipas të dhënave të OBSH-së, ka më shumë se 55 milionë pacientë me Alzheimer në botë.

Publikuar

nga

Çdo 3.2 sekonda, shfaqet një pacient i ri në mesin e më shumë se 55 milionë pacientëve me sëmundjen e Alzheimer-it në mbarë botën, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas të dhënave të OBSH-së, ka më shumë se 55 milionë pacientë me Alzheimer në botë dhe ky numër pritet të rritet në 139 milionë deri në vitin 2050 për shkak të shfaqjes së afërsisht 10 milionë rasteve të reja çdo vit, raporton AA.

Me rritjen e popullsisë së të moshuarve në mbarë botën, sëmundja e Alzheimerit, e cila po rritet në mënyrë të konsiderueshme, ndërgjegjëson dhe mbështet ata që e luftojnë atë çdo vit më 21 shtator në kuadër të “Ditës Botërore të Alzheimerit”.

Anadolu përpiloi informacione për sëmundjen e Alzheimerit, lloji më i zakonshëm i demencës, i njohur si “shkaku i 7-të kryesor i vdekjes”.

Alzheimer, një gjendje mjekësore që zhvillohet si rezultat i vdekjes së qelizave të trurit, duke çuar në humbje të kujtesës, çmenduri dhe një rënie të përgjithshme të funksioneve njohëse me kalimin e kohës, është përshkruar nga psikiatri dhe patologu gjerman Alois Alzheimer në vitin 1906 dhe konsiderohet si “makthi i shekullit 21”.

Sëmundja karakterizohet si një gjendje neurodegjenerative e shoqëruar me simptoma neuropsikiatrike dhe ndryshime në sjellje, e përshkruar si një rënie në aktivitetet e përditshme dhe një rënie në aftësitë njohëse, dhe nuk ka një metodë të njohur të trajtimit përfundimtar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara