

Teknologji
Vlera e Bitcoin shkon në mbi 106,000 dollarë
Published
3 months agoon
Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 106,000 dollarë të hënën. Rritja e radhës vjen pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri të ditur se ai planifikon të krijojë një rezervë strategjike të bitcoin në SHBA.
Kjo supozohet të ishte e ngjashme me rezervën e saj strategjike të naftës.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti vlerën maksimale prej 106,533 dollarësh.
Bitcoin dhe kriptovalutat tjera kanë “katapultuar” në qendër të vëmendjes ndërsa investitorët presin që administrata e ardhshme e Trump do të sjellë një mjedis rregullator më miqësor.
Ndryshe, Bitcoin është rritur 192% për këtë vit.
Teknologji
iPhone 17 Air nuk do të ketë portë për karikim?
Published
59 minutes agoon
March 24, 2025
Bashkimi Evropian ka konfirmuar zyrtarisht se Apple mund të prezantojë një iPhone pa një portë fizike USB-C, edhe pse ka hyrë në fuqi direktiva për karikuesin universal.
Ky vendim i mundëson kompanisë të prezantojë potencialisht një iPhone plotësisht pa kabllo, pa u përballur me shkelje të rregulloreve evropiane. Sipas rregullave të BE-së, të gjithë telefonat e rinj të shitur në treg duhet të mbështesin standardin e karikimit USB-C.
Megjithatë, ligji nuk kërkon domosdoshmërisht një portë fizike – mjafton që pajisja të mbështesë këtë standard. Kjo do të thotë se Apple mund të përdorë MagSafe ose teknologji të tjera të karikimit pa kabllo, për sa kohë që ato mund të përdoren me adaptorë USB-C.
Nëse Apple vendos të heqë portat nga modelet e ardhshme të iPhone, kjo sjellë përparësi, si rezistencë më e mirë ndaj ujit dhe pluhurit.
Nga ana tjetër, përdoruesit mund të përballen me probleme të mundshme në lidhje me pajtueshmërinë e aksesorëve dhe shpejtësinë e transferimit të të dhënave, e cila mund të jetë më e ngadaltë krahasuar me opsionet me kabllo.
Thashethemet për një iPhone pa porta qarkullojnë prej disa kohësh, e kjo konfirmim nga BE-ja forcon më tej spekulimet se Apple mund të prezantojë modelin e parë të tillë në vitet e ardhshme.
Kompania ka ndërmarrë tashmë hapa të mëdhenj drejt një të ardhmeje pa kabllo me karikuesit MagSafe dhe kufjet AirPods, dhe hapi i radhës logjik mund të jetë një përvojë plotësisht pa kabllo, sipas raportimeve të 9to5Mac.
Edhe pse rregulloret e BE-së kërkojnë përputhshmëri me USB-C, ato nuk i kufizojnë prodhuesit në përdorimin e porteve fizike.
Kjo i jep Apple lirinë për të eksperimentuar me teknologji pa kabllo, gjë që mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e smartfonëve.

Planet sipas të cilave industria e automobilave duhet të kalojë plotësisht në energji elektrike në fillim të viteve 2030 po duken gjithnjë e më shumë si utopi.
Kështu sugjerojnë të paktën informacionet më të fundit nga kampi i prodhuesve më të mëdhenj. I fundit në këtë radhë është Audi, i cili po e rishqyrton seriozisht njoftimin e mëparshëm se nga viti 2032 do të ofrojë ekskluzivisht vetura elektrike. Të dhënat e shitjeve për vitin 2024 tregojnë se kërkesa për automjetet elektrike të Audi ka rënë me 19.5 për qind, duke arritur në 158,343 njësi.
Gjatë konferencës vjetore të medias për vitin 2025, CEO i Audis, Gernot Dollner, deklaroi se “si pjesë e iniciativës sonë për sjelljen e produkteve, ne jo vetëm që do të prezantojmë modele të reja elektrike, por edhe një gjeneratë të re të automjeteve me motorë me djegie të brendshme dhe hibride plug-in. Prodhimin e makinave me motorë me djegie të brendshme do ta përshtatim sipas tendencave të zhvillimit në tregjet botërore”.
Për t’ju rikujtuar, Audi kishte njoftuar se modeli i ri Q7 ishte risia e fundit që do ofrohej me motor me djegie të brendshme, për t’u përputhur me ndërprerjen e zhvillimit të motorëve të planifikuar për 2026.
Plani ishte që këto modele të mbeteshin në treg deri në vitin 2032. Audi, duke ndjekur vendime të ngjashme nga BMW, Mercedes dhe Volvo, po e shtyn vendimin. Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh që dhe Porsche do mbajë në ofertë makinat me motorë me benzinë.
Modelet PHEV (hibride plug-in), për të cilat Dollner tha se janë pjesë qendrore e portofolit të kompanisë në rrugën drejt ofertës plotësisht elektrike, po fitojnë rëndësi në gamën e tyre. Në të njëjtën konferencë, Dollner prezantoi prurjet e ardhshme të modeleve për 2025, “aktualisht po punojmë për rifreskimin e të gjithë gamës sonë të modeleve, dhe deri në fund të vitit do të kemi portofolin më të ri në segmentet tona të tregut”.
Ai konfirmoi se gjenerata e re e modelit Q3 do të dalë këtë verë dhe njoftoi se versioni plug-in hibrid i modelit A5 do të debutojë më 25 mars, si një nga 10 modelet e reja PHEV që do të prezantohen këtë vit. /Telegrafi/
Teknologji
“Meta” po sjell në Evropë inteligjencën artificiale
Published
3 days agoon
March 21, 2025
Meta po sjell inteligjencën artificiale në 41 vende të Evropës, përfshirë edhe vendet e BE-së, duke filluar nga kjo javë.
Gjithashtu kjo do të jetë e disponueshme edhe për 21 territore evropiane, raporton Engadget.
Në njoftim, “Meta” është shprehur se i është dashur më shumë kohë për të sjellë këtë teknologji për përdoruesit europianë pasi po “lundron në sistemin e ndërlikuar rregullator”.
Kompania planifikonte që “Meta AI” të prezantohej në Evropë vitin e shkuar, planet u pezulluan pasi Komisioni irlandez i mbrojtjes së të dhënave i kërkoi të vononte trajnimin e modeleve të gjuhës në përmbajtjet e shpërndara në rrjet, nga përdoruesit evropianë.
Një muaj pas kësaj, “Meta” tha “si rrjedhojë e natyrës së paparashikueshme të mjedisit rregullator evropian”, nuk do të prezantonte Llama-n, modelin e tij, në këtë rajon.
Meta AI do të shpërndahet në Evropë duke integruar teknologjinë në aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger, ku së shpejti do të shfaqet një rreth blu.
Do të jetë i disponueshëm në 6 gjuhë dhe për momentin do të ketë aftësi të kufizuara që lidhen kryesisht me mesazhet, por kompania thotë se shpreson që ta zgjerojë ofertën derisa të jetë “e barabartë me SHBA-në”.
Automobilizëm elektrikë
Gjermani, prodhuesi i makinave Audi shkurton 7500 vende pune
Published
5 days agoon
March 19, 2025
Prodhuesi i makinave Audi ka vendosur të shkurtojë 7,500 vende pune deri në fund të vitit 2029, si pjesë e një programi ristrukturimi që synon të kursejë të paktën një miliard euro në vit në afat të mesëm.
Kryetari i këshillit të punëtorëve Jörg Schlagbauer vuri në dukje se pala e punëdhënësve fillimisht kishte propozuar shkurtimin e 12,000 vendeve të punës dhe sqaroi se shkurtimet nuk do të ndikonin në prodhimin, duke çuar në një reduktim të burokracisë.
6000 pozicionet e para do të eliminohen deri në vitin 2027 dhe pjesa tjetër deri në fund të 2029. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Gerno Delner megjithatë siguroi se nuk do të ketë pushime nga puna deri në fund të vitit 2033, por iu referua një rishikimi të shpërndarjes së fitimeve midis punonjësve.
“Audi duhet të bëhet më i shpejtë dhe më efikas, një gjë është e qartë: kjo nuk mund të arrihet pa rregullime të personelit”, shtoi z. Delner.
Sipas të dhënave të saj financiare, Audi është në një periudhë krize, pasi në vitin 2024 shitjet e tij u tkurrën me 12% në mbarë botën dhe me 21% në Gjermani.
Si pjesë e planit të rimëkëmbjes, kompania synon të investojë deri në 8 miliardë euro në fabrikat e saj në Gjermani, duke ngadalësuar gjithashtu programet e saj të tranzicionit drejt lëvizshmërisë elektrike.

Vazhdojnë protestat masive në Turqi kundër arrestimit të rivalit të Erdoganit, Imamoglu

Ngjarja e rëndë në Vushtrri, i dyshuari për vrasjen pranon fajësinë

Vazhdojnë raportimet për kthimin e Messit te Barça

Fjalimi i presidentit Bill Clinton pas urdhrit për bombardimin e Serbisë më 1999

iPhone 17 Air nuk do të ketë portë për karikim?

Osmani: 24 Marsi është dita kur liria mori krahë

Mbi 50 mijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

Më në fund u rikthye! Parashqevi Simaku publikon videoklipin e ri

Shea thotë se është zhgënjyese që Serbia ende s’ka kërkuar falje për krimet në Kosovë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë