Aktualitet

Vjena përforcon masat kufizuese për të pavaksinuarit

Personat e pavaksinuar nuk do të lejohen në restorante apo të marrin shërbime publike.

Published

on

Vjena ka vendosur t’u ndalojë aksesin në restorante dhe shërbime të tjera publike personave të pavaksinuar kundër COVID-19 ose të paimunizuar nga virusi, për të frenuar një valë të katërt të pandemisë që mund të bllokojë shërbimet e kujdesit intensiv, njoftoi sot kryebashkiaku i qytetit.

“Në fund të javës së ardhshme, ne do të zbatojmë në Vjenë një përforcim të masave kundër COVID-19, që do të rezultojë në një akses të rezervuar vetëm për të vaksinuarit ose të shëruarit në restorante dhe në bare”, tha Michael Ludëid në një konferencë për shtyp.

Kjo masë ka të bëjë gjithashtu me shërbimet që kërkojnë kontakt të ngushtë, si parukierët, masazhatorët ose trajtimet e bukurisë dhe për çdo takim që mbledh më shumë se 25 persona, raporton ATSh.

Për të siguruar respektimin e rregullit të ri janë planifikuar kontrolle, ndërkohë që 1,570 gjoba për shkelje të standardeve shëndetësore janë regjistruar tashmë që nga fillimi i pandemisë në kryeqytetin austriak.

Vjena synon, gjithashtu, të hapë fushatën e vaksinimit për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç dhe do të nisë një fushatë informuese që synon të inkurajojë banorët tashmë të imunizuar që të marrin një dozë të tretë.

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara