Lajmet

Vjedhje në një kishë në Gjilan

Published

on

Dyshohet se disa persona kanë hyrë me forcë në një kishë në Gjilan dhe nga aty kanë vjedhur 27 euro.

Policia e Kosovës njofton se rasti po hetohet dhe këtë e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.

“Vjedhje e rëndë. Gjilan, 22-25.02.2025-14:30-11:00. Dyshohet se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 27 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Po ashtu në Prizren, është raportuar se dje është raportuar se tek zyra që gjendet në brendi të varrezave ka ndodhur një vjedhje.

Sipas policisë njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmon se nga zyra janë vjedhur pajisje pune si dhe është dëmtuar dera e hyrjes. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Lajmet

Supremja lë në fuqi dënimin me 15 vjet burgim për Salih Mustafën

Published

on

By

Paneli i Supremes në Gjykatën Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, për zbutje të dënimit prej 15 vjet burgim.

Kjo u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku u tha se paneli konstatoi se Mustafa nuk identifikoi pse dënimi me 15 burgim përbën shkelje të së drejtës penale.

Paneli i Supremes, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova – kryetare e Gjykatës Speciale, Kristinë van den Vajngart, dhe Daniel Fransen, refuzoi edhe ankesën e zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vendimin e Gjykatës së Apelit përmes së cilit kishte ulur dënimin e Mustafës.

Në lidhje me kërkesën e ZPS-së, Paneli konstatoi se thjesht mospajtimet me vendime të caktuara nuk përmbushin standardin rigoroz i cili kërkohet që një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të ketë sukses”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata Speciale e shpalli fajtor ish-komandant Calin për krime të pretenduara të luftës.

Ai u dënua me 26 vjet burgim, ndërkaq trupi gjykues e urdhëroi atë të paguajë një shumë prej 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave në këtë rast gjyqësor.

Më vonë, Apeli e uli dënimin ndaj Mustafës në 22 vjet burgim.

Pasi Mustafa e apeloi vendimin në Supreme, kjo e fundit e anuloi vendimin prej 22 vjet burgim, ndërkaq në shtator të vitit të kaluar Apeli caktoi dënimin prej 15 vjet burgim.

Mustafa ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej shtatorit të vitit 2020, kur edhe u arrestua.

Continue Reading

Lajmet

​Emërohet sekretarja e përgjithshme në Ministri të Ekonomisë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e Ligjit dhe planit të veprimit 2025-2026.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, u miratua edhe rregullorja për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunës ndaj grave si dhe dhunës në baza gjinore. Po ashtu në këtë mbledhje, qeveria emëroi Leonita Shabani-Mullarama sekretare të përgjithshme në Ministri të Ekonomisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se përmes miratimit të strategjisë për sundimin e ligjit synojnë gjyqësor dhe prokurori efikase..

“Janë dokumente të cilat janë të parapara në kuadër të planit kombëtar zhvillimor. Këto dokumente po i paraqesim para jush si rezultat i një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës të përgatitjes së tyre. Në bazë të këtyre analizave të zhvilluara gjatë vitit të kaluar janë identifikuar sfidat që duhet të adresohen gjatë viteve të ardhshme. Prandaj plani i ri i veprimit identifikon pesë objektiva strategjike. Gjyqësori dhe prokurorinë efikase, profesionale dhe me integritet. Fuqizimin e sistemit të drejtësisë penale, fuqizimin e sistemit të drejtësisë civile dhe administrative, po ashtu edhe digjitalizimin e drejtësisë”, tha ajo.

Në anën tjetër, qeveria mori vendim që t’i vazhdohet mandati Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut edhe për 6 muaj.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se qëllimi i krijimit të këtij Komisioni ishte që t’u mundësohet qytetarëve të komunitetit joshumicë që t’i qasen tregut të punës dhe të kenë mundësi të barabarta brenda Administratës shtetërore.

“Çdo qytetar do ta ketë të drejtën për edukim dhe punësim. Për t’ua mundësuar qytetarëve tanë të komunitetit joshumicë të cilët studiojnë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda Administratës shtetërore, kemi themeluar Komisionin për Verifikimin e Diplomave”, tha Kurti.

Krahas këtyre, qeveria miratoi udhëzimin administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje. Ndërkaq, Edi Gusia, drejtoreshë të Agjencisë për Barazi Gjinore.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton themelimin e Komisionit për Narkotikë

Published

on

By

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi për themelimin e Komisionit për Narkotikë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky komision do të bëjë koordinimin e ministrive, autoriteteve të tjera kompetente në zbatimin e strategjisë së vendit për kontroll të narkotikëve dhe evitimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

Ministri Arben Vitia ka thënë se Komisioni për Narkotikë përveç detyrave të përcaktuar me ligjin për barna narkotike, substanca psikotrope…, ka rol kyç për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe subjekteve të tjera të kyçura në zbatimin e strategjisë për kontroll të narkotikëve dhe votimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

“Ky komision do të ndërmarrë veprime parandaluese të cilat kanë për qellim informimin publik për pasojat e keqpërdorimit të narkotikëve, propozon hartimin e politikave dhe mekanizmave të tjerë të veprimit për të cilat do të ndikojë në adresimin e problematikave të keqpërdorimit të narkotikëve në nivel vendi”, tha Vitia.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Gjatë një mandati të Qeverisë Kurti deficiti tregtar shkoi sa 10 vite të mëhershme bashkë

Published

on

By

Ish-ministrja dhe një prej kandidatëve më të votuara për deputete, Hykmete Bajrami, ka shkruar për deficitin e lartë tregtar që ka përfshirë Kosovën përgjatë katër viteve të Qeverisë Kurti.

Bajrami thotë se përgjatë mandatit të Kurtit, deficiti tregtar ka shkuar në rreth 19 miliardë euro, shifër kjo që është sa 10 vite të mëparshme bashkë.

“Nuk mund të flasësh për “suksese në eksport” duke heshtur për importet. Nëse e bën këtë, ose nuk e kupton ekonominë, ose po tenton të manipulosh qytetarët”, ka shkruar Bajrami.

 

Continue Reading

Të kërkuara