Lajmet

Vizita në Bled, Kurti: E përmbyllëm me më shumë shpresë për të ardhmen e ndritur të Kosovës

Sipas tij, atje kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe procesin e dialogut.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar rreth vizitës së tij në Bled të Sllovenisë ku ka marrë pjesë në Forumin Strategjik. Ai ka njoftuar për takimet e mbajtura dhe ka theksuar se e ka përmbyllur pjesëmarrjen atje me shumë shpresë për “të ardhmen e ndritur të Kosovës”.

Derisa ka përmendur takimin me Stuart Peach, Kurti ka thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe procesin e dialogut.

“Për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të dakorduar në Ohër dhe takimin e radhës të nivelit të lartë në muajin tjetër bisedova me emisarin e BE-së, Lajçak. Ndërkaq me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter folëm për situatën tashmë të deeskaluar në katër komunat në veri dhe për rëndësinë e parandalimit të rieskalimit potencial të saj”, ka thënë ai.

Ai ka shkruar se “me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tonë”.

Aktualitet

Krasniqi: VV-ja po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës, ku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit me qëllim konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar mungesën e përpjekjeve serioze nga ana e saj.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka VV, që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit,” tha Krasniqi.

Sipas tij, është bërë e qartë se VV po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë dhe për të shtyrë afatin 30-ditor, duke e thelluar krizën institucionale.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që ka VV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit. Nëse dikush ka pasur dyshimin më të vogël që VV-ja ka pasur përpjekje të vërtetë, u bë e qartë se një gjë e tillë u vërtetua. Vetëm po vijnë në seancë për të humbur kohë dhe për të zvarritur këtë 30-ditësh, për të hyrë në thellim të krizës. Me vetëdije nuk po dëshirojnë të konstituojnë ministrat. Nuk kanë shansë të marrin vota.”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Mustafa: Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar

Published

on

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar duke potencuar se nuk do të votojnë për asnjë kandidat të partive, me të cilat nuk kanë marrëveshje politike.

Mustafa tha se mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të mund të bëjë kompromis me partitë e tjera parlamentare për të proceduar më tutje në kuvendin e Kosovës.

“Qëndrimi i LDK-së është ai që ka qenë gjithnjë. LDK nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, ose me partinë që nuk ka një marrëveshje politike paraprake…Do të shohim nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të gjejë një kompromis një rrugë të përbashkët me partitë tjera parlamentare për të proceduar kuvendin, për të votuar kryetarin dhe kryesinë e kuvendit”, tha Mustafa.

Deputeti Besian Mustafa tha se vetëm ata që kanë mbetur gjithmonë besnikë ndaj LDK-së kanë të drejtë të quhen LDK-istë apo rugovistë. Këtë e tha Mustafa pasi u pyet nga gazetarët lidhur me deklarimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, ku ka kritikuar paritë opozitare për mos votimin e Donika Gërvalles për kryeparlamentare.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

 

Continue Reading

Aktualitet

1 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, kurse daljet më të gjata.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta, kurse pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, 60-90 minuta në Merdarë dhe 20 deri 30 minuta në Jarinjë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 09:12 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara