Lajmet

Vizita e Osmanit në Ulqin, Qeveria malazeze lëshon një njoftim: S’kemi çështje të hapura politike me Kosovën

Published

on

Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar sot një njoftim për vizitën që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e pati të shtunën në Ulqin.

Qeveria malazeze thotë se Osmani qëndroi në një vizitë zyrtare atje, me ç’rast ka takuar dhe biseduar me drejtuesit e strukturës komunale dhe ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu dhe ministri Fatmir Gjeka biseduan me Osmanin dhe anëtarët e delegacionit të saj për “rrugën europiane të dy vendeve, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe e bashkëpunim në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Ata, thuhet se “diskutuan nisma të ndryshme, projekt-ide dhe programe të zbatuara nga Mali i Zi dhe Republika e Kosovës për promovimin e rëndësisë së tolerancës dhe bashkëjetesës reciproke, dialogut ndëretnik, specifikën e kulturës kombëtare, historisë dhe artit”.

“Mali i Zi ka një histori marrëdhëniesh të mira që i ka ndërtuar me sukses, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit. Që nga fillimi i rrugës së tij integruese, Mali i Zi ka përmbushur një numër të madh detyrimesh nga agjenda europiane, siç dëshmohet nga pozicioni i tij aktual dhe pritshmëria reale se do të hyjë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Mali i Zi me përvojën e tij ka ndihmuar vendet që janë në fillimet e rrugës së tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Republika e Kosovës sapo ka filluar rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe në këtë proces Mali i Zi mund të ofrojë mbështetje të madhe profesionale dhe të ndajë përvojën e fituar”, citohet të ketë thënë në takim ministri Gjeka.

“Të dyja vendet kanë një synim të përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, për të harmonizuar më tej vlerat e tyre me vlerat europiane, duke u përpjekur të ofrojnë standarde dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e tyre. Mali i Zi nuk ka çështje të hapura politike me Republikën e Kosovës dhe në vitet e ardhshme do të përpiqet ta përmirësojë bashkëpunimin ekzistues me qëllim të integrimit më të mirë dhe më të shpejtë, dhe në atë rrugë është me rëndësi të madhe ruajtja e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë ndërkombëtare, ndërfetare dhe multikulturore”, thuhet në njoftimin e qeverisë malazeze

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara