Lajmet

Vitia: Shërbimet cilësore dhe të avancuara për pacientët janë objektiv i ynë

Ai tha se do të jetë përkrah profesionistëve në secilën iniciativë, që do të mundësojë shërbime cilësore për pacientët.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me u.d drejtoreshën e SHSKUK-së, Narqize Arenliu – Hoxhaj mori pjesë sot në punëtorinë e organizuar nga Shoqata e Urologëve të Kosovës dhe Klinikës së Urologjisë ku për herë të parë në Kosovë u realizuan intervenimet laparoskopike, (nefrektominë radikale dhe cistën parapielike të veshkës).

Me këtë rast, ai tha se do të jetë përkrah profesionistëve shëndetësorë në secilën iniciativë, që do të mundësojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.

“Tashmë në QKUK, në Klinikën e Urologjisë, falë angazhimit të profesionistëve shëndetësor janë funksionalizuar shërbimet laparoskopike, duke realizuar ndërhyrje e para, gjë që dëshmon se me hapa të vegjël, por të sigurt, bëhen ndryshimet e mëdha të cilat do të vulosen me punën e juaj, – brezave të rinj, që do të jeni specialistë në të ardhmen. Si Ministri e Shëndetësisë, mbesim të përkushtuar që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti dhe shërbimet të cilat do t’i ofrohen. Trajnimi i stafit shëndetësor, furnizimi me pajisje dhe aparaturë moderne, mbeten një prej objektivave kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.

Vitia, siç u bë e ditur në komunikatë, theksoi se sistemi i shëndetësisë është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, “gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani si dhe planifikimi për investime në vlerë të mbi 41 milionë euro në kuadër të Planit Strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”.

“Këto intervenime u transmetuan në kohë reale në Qendrën e Telemjekësisë në ShSKUK, nga Salla e Operacioneve në Klinikën e Urologjisë – ShSKUK, ndërsa nga kjo përvojë patën mundësi të përfitojnë të gjithë profesionistët shëndetësorë nga spitalet e përgjithshme në qytete të ndryshme të Kosovës”, u bë e ditur në komunikatë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin edhe profesorë nga “FIRAT University”, nga Turqia.

Lajmet

Peci: Të gjithë e shohim Nismën si partner eventual, ka pasur takime me Limajn

Published

on

By

Ministri në detyrë, Faton Peci ka thënë se Vetëvendosje e sheh Nismën si partner eventual.

Për negociatat me Nismën Socialdemokrate negociatat e zhvillon Lëvizja Vetëvendosje ose kryeministri Albin Kurti. Ka pasur takime me Fatmir Limajn, para dy a tri ditësh. Nuk e di se në çfarë niveli është realizuar.  Është konfirmuar edhe nga akterët e Vetëvendosje. Deri në këtë fazë nuk jam në dijeni të ketë lëvizur diçka. Ne të gjithë e shohim Nismën si partner eventual”, deklaroi Peci.

“Çdo herë vijmë me shpresën se ka lëvizur diçka nga kampi opozitar. E vërteta është që qytetarët presin që ne me ju ofru zgjidhje, ne nuk kemi bërë lëvizje në këtë drejtim. Tash, në vazhdimësi kemi komunikim. Unë nuk jam prej atyre që kam zhvilluar bisedime”, theksoi ai.

I pyetur se pse nuk po e ndërrojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Peci tha se “nuk është fundi i botës që opozita ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe të marrë pjesë në votim”.

E kemi dhënë sqarimin, nuk është fundi i botës që deputetët të marrin pjesë në votim dhe ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Forumit do të mbahet nga ora 10:00 dhe do të mirëpresë mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme të botës.

Ky forum, që tashmë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare me ndikim për çështjet e grave dhe sigurisë globale, këtë vit zhvillohet nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për herë të njëzet e pestë deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.

Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Të kërkuara