Lajmet

Vitia për koeficientin: Si mjek e ministër do të doja paga më të larta për stafin shëndetësor

Ai ka lënë të nënkuptohet se do të diskutojë me Federatën Sindikaliste të Shëndetësisë.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se koeficienti i ri më së miri ka adresuar dhe rritur nivelin e rrogave te personeli shëndetësor, ndonëse ka shtuar se si mjek dhe i pari i këtij dikasteri do të donte paga edhe më të larta.

Në konferencën për media pas vizitës në Ferizaj, Vitia tha po ashtu se krahas koeficientit të ri do të ketë edhe shtesa për personelin shëndetësor që punon vetëm në sektorin publik, si dhe shtesa të tjera si ajo e rrezikshmërisë në vendin e punës.

Ai ka lënë të nënkuptohet se për të gjitha këto do të diskutojnë me Federatën Sindikaliste të Shëndetësisë, për të cilën tha se nuk është e interesuar për greva.

“Koeficienti i ri më së miri e ka adresuar dhe ka rritur nivelin e rrogave te personeli shëndetësor. Nëse më pyesni mua si mjek dhe ministër i Shëndetësisë, kisha dashur të ishin akoma më të larta. Mirëpo kjo kategori ka përfituar pagat më të larta nga ky koeficient. Në anën tjetër, jemi të përkushtuar që përveç përmirësimit të kushteve, që janë edhe në aspektin infrastrukturor por edhe në mjetet e reja të punës, që të kemi temë bisedimi edhe incentiva tjera për krijimin e kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë. Është në tavolinë dhe tani shumë shpejt do të procedojmë. Për personelin shëndetësor, të cilët zgjedhin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të ketë shtesa. Natyrisht, do të ketë edhe shtesa të tjera që kanë të bëjnë me rrezikshmërinë në vendin e punës dhe tjera, të cilat ne do t’i diskutojmë në mënyrën më të sinqertë me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, me të cilën nga takimi që kam pasur, nuk janë fare të interesuar të hyjnë në grevë”, tha Vitia.

Ai po ashtu tregoi se si po ndihet pas rikthimit në postin e ministrit të Shëndetësisë për të tretën herë.

“Unë jam për të tretën herë, është e vërtetë që shumë po më thonë ‘veteran’. Herën e parë kam qenë katër muaj, prej të cilëve 2.5 në detyrë, ku bashkë me kryetarin Aliu dhe kryetarët e komunave tjera mendoj se kemi bërë punë të mirë, ka qenë mandati i dytë ku kam qenë 6 muaj ku ka qenë procesi i vaksinave, një që është e vetmja e mirë që është që është përmendur në Raportin e Progresit në shëndetësi dhe tani është hera e tretë që tani është 1 muaj. Do të thotë 11 muaj në total unë kam qenë në zyrën e ministrit të Shëndetësisë, natyrisht me përgjegjësinë mbi supe dhe i vetëdijshëm për problemet që na presin”, tha ministri Vitia.

I pari i Shëndetësisë nuk komentoi arsyen e dorëheqjes së ish-ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Raçit, derisa tregoi se kur pritet të hapet konkursi për drejtor të ri.

“Ajo çka kam lexuar nga dorëheqja e ish-ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, Pranvera Raçi nuk koincidon me atë që thoni ju… Unë e kam falënderuar personalisht për kontributin dhe dinamikën që i ka shtuar ShSKUK-së… Ka qenë një dorëheqje, edhe pse kemi pasur një takim, të cilën e kam pranuar. Jemi në fazat finale, statuti i ShSKUK-së është në fazat finale teknike për të ecur tutje, me organogram të ri… Menjëherë pas nënshkrimit të këtij statuti do të ketë konkurs për drejtor të ShSKUK-së”, tha Vitia.

Me rastin e vizitës së tij në Ferizaj, i pari i shëndetësisë tha se janë duke u angazhuar intensivisht për ndërtimin e spitalit regjional dhe QKMF-së në këtë komunë.

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Published

on

By

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara