Lajmet

Vitia: Gjysma e rasteve me kancer të gjirit po diagnostifikohen në stadet e hershme, gratë mund të kontrollohen falas

Published

on

Ministria e Shëndetësisë me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje. Ai ka thënë se në dy vitet e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë. Kjo sipas tij tregon vetëdijësimin te gratë dhe rrit mundësitë për një trajtim të suksesshëm.

“Vetë kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamogarfia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbimin e mamografisë mobile ne komunat veriore. Jemi duke punuar edhe në decentralizmin e onkologjisë ne vende të tjera. Lista e barnave esenciale është zgjeruar tani në 60 milionë euro, vetëm ne onkologji janë 5 milionë euro”, deklaroi ai.

“Operacionet për rikonstruktimin e gjirit ofrohen falas në shëndetësinë publike. Inkurajoj të gjitha gratë edhe burrat që të konsultohen vazhdimisht me mjekun e tyre. Pjesa thelbësore mbete ndërgjegjësimi dhe vetë kontrolli. Është lajm shumë i mirë se gjatë dy viteve të fundit kemi pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me këtë sëmundje janë në stadin e parë dhe dytë gjë që tregon vetëdijesimin te gratë por rrit edhe mundësit për një trajtim të suksesshëm”, ka thënë ai.

Një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, njëherësh drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit  “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë se sot në Kosovë gratë e kanë të mundshme diagnostikimim dhe trajtimin e kompletuar të kancerit të gjirit.

“Sfida ime me kancer të gjirit filloi para 20 vitesh. Ishte rrëfimi i parë publik sepse tema ishte tabu, ishte rrëfimi me qëllim vetëdijësimin dhe informimin për sëmundjen dhe nevojën e kontrollit. Sot nëpër këto sfida kalojnë çdo vit rreth 450 gra me raste të reja. Por këto gra kanë fat sepse sot në Kosovës është i mundhsëm diagnostikimi dhe trajtimi  i kompletuar i kancerit të gjirit, edhe pse ka nevoje ende për përmirësim të kushteve”, ka thënë ajo.

Edhe drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shekndije Nuza, ka thënë se është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershem i kësaj sëmundjeje. Ajo ka theksuar se kanceri i gjirit mund t’i prek edhe burrat, jo vetëm gratë.

“Kanceri i gjirit prek jo vetëm vetëm gratë, që është një në 8 gra që sulmohen nga kanceri i gjirit, por është sëmundje që prek edhe gjininë mashkullore. Dedektimi i hershme i kanceri shpëton jetë. Ne duhet gjithmonë t’i kushtojmë një rendësi të madhe atyre që janë prekur”, ka thënë ajo.

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara