Lajmet

​Kanceri i gjirit, Osmani: Kontrollohuni e merrni masa, asnjë grua s’duhet mbetur vetëm

Published

on

Nën përkujdesjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të enjten është mbajtur manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshet e Prishtinës, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së grave që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Presidentja Osmani ka thënë se zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë, andaj gratë duhet t’i kushtojnë vetes kujdes më të madh dhe të kryejnë kontrolle parandaluese.

“Këtë marshim e bëjmë me një qëllim të përbashkët për ta rritur ndërgjegjen, por edhe për ta mbështetur secilën dhe secilin që përballet me betejën kundër kancerit. Në buxhetin e ardhshëm të Kosovë na mbetet t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna shtesë që ka onkologjia. Zbulimi i hershëm shpëton jetë, mos prisnin, kontrollohuni dhe merrni masa, asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në këtë përballje. Secila nga to momentet më të zorshme në jetë i kanë kthyer në motiv për jetën dhe frymëzim për çdo kë tjetër që përballet sot. Këto histori janë një dëshmi e aftësi për të duruar dhe kapërcyer sfidat e jetës”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë ka ende punë për t’u bërë në sektorin shëndetësor për trajtimin e kësaj sëmundjeje, pasi 450 raste të reja dalin çdo vit me këtë sëmundje.

“Kemi thyer tabut dhe heshtjen rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, duke i dhënë zë një teme që kërkon ndërgjegjësim të vazhdueshëm. Çdo fjalë inkurajuese, çdo donacion, çdo pjesëmarrje e çdonjërit prej jush ka ndikuar më ndërtimin e këtij komunitet të zëshme. Sot rreth 450 raste të reja që zbulohen në vit, por edhe një numër i madh i grave që mbijetojnë ndër vite dhe gra të tjera kanë fat në fatkeqësinë e sëmundjes, sepse diagnostikohen e trajtohen në shërbimet tona publike nga personel profesional e humanist pranë familjeve pa shpenzime e telashe të mëdha dhe ka ende shumë vend për më shumë përmirësim të kushteve, staf, barna e aparaturë e për shërbime më të shtuara shtesë”, tha ajo.

lajme

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja ndërkombëtare Tímea Laboda ligjëron në UBT për inteligjencën artificiale në media

Published

on

By

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me eksperten ndërkombëtare nga Budapesti, Tímea Laboda, Senior Lecturer në Institutin e Marketingut dhe Komunikimit dhe udhëheqëse e Media Workshop në Budapest Metropolitan University (METU), e cila bashkë me studentët trajtoi mundësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale.

Ligjërata me temën “Creative Media with AI: Tools and Ethics for Emerging Storytellers” u përqendrua në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në prodhimin e përmbajtjes kreative, storytelling-un vizual dhe rëndësinë e etikës në një mjedis medial që po transformohet me shpejtësi nga teknologjitë e reja.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me potencialin e AI-së në proceset kreative dhe në zhvillimin e formave të reja të komunikimit, duke diskutuar njëkohësisht edhe përgjegjësitë profesionale që shoqërojnë përdorimin e këtyre teknologjive. Vëmendje e veçantë iu kushtua raportit ndërmjet kreativitetit njerëzor, inovacionit teknologjik dhe parimeve etike në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mediale.

Aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT për të ndërlidhur mësimdhënien me zhvillimet bashkëkohore në industrinë e medias dhe komunikimit, duke u ofruar studentëve mundësi për të zgjeruar njohuritë e tyre përtej ligjëratave të rregullta dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut modern të punës.

Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit akademik, UBT synon të krijojë një mjedis mësimor të hapur ndaj inovacionit, ku studentët përfitojnë nga përvojat dhe perspektivat e ekspertëve ndërkombëtarë, si dhe nga njohja me praktikat e reja profesionale.

 

Continue Reading

Të kërkuara