Lajmet

Vitia akuzon OShP-në e Prokurorinë për presion për tenderin për insulina

Këto komente ai i bëri në një konferencë për media.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është i shqetësuar me situatën rreth tenderit për insulina, pas insistimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit që të procedohet tenderi për insulina, pavarësisht se kompania fituese s’i ka garancitë e cilësisë për produktin që përdoret për trajtimin e diabetit.

Vitia ka akuzuar OShP-në dhe Prokurorinë për presion për ta nënshkruar kontratën. Ai ka njoftuar se pavarësisht urdhëresës së OShP-së për këtë vendim, MSh-ja e ka kundërshtuar nëpërmjet padive. Këto komente ai i bëri në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë ku u vendos që t’i rekomandohet Kuvendit shkarkimi i anëtares së OShP-së, Kimete Gashi.

“Shprehim shqetësimin tonë për një situatë e cila rrezikon në mënyrë shumë substanciale shëndetin publik. E këtu kemi të bëjmë me tenderin për insulina një tender që është hapur më 2020. Është betejë për ligjshmërinë, për ruajtjen e shëndetit publik. MSh-ja shpreh shqetësimin në lidhje me presionin e paligjshëm të OShP-së për furnizim me insulina. OShP-ja dhe Prokuroria kanë ndëmarrë veprime të koordinuara për të bërë presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë, që kontrata t’i nënshkruhet një operatori i cili nuk ka, madje as nuk ka aplikuar, deri më tani për autorizim-marketing, i cili është obligativ sipas Ligjit për pajisje dhe produkte medicinale. Ne nuk mund të pranojmë që të hyjnë barna të paregjistruara. Unë jam para dy zgjedhjeve ta bëj nënshkrimin si ka kërkuar, ku pastaj unë vet edhe në aspektin moral edhe ligjor do të jem i përndjekur se kam shkelur ligjin. Nëse e nënshkruaj do të ndiqem nëse nuk e nënshkruaj do të ndiqem”, deklaroi ai.

Lajmet

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Published

on

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë Ditën Evropiane të Mikrofinancës. Në vitin 2015, Rrjeti Evropian i Mikrofinancës (EMN) lançoi Fushatën e Ditës Evropiane të Mikrofinancës me objektivin e qartë të krijimit të një mjeti për të nxjerrë në pah ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Evropë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët.

Kredia mesatare është rreth 1.100 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

Published

on

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nga 75.37 përqind e votave të përpunuara, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë.

Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë./S.K/KP/AlsatMK/

Continue Reading

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin dhe Vrapçishte

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në komunën Vrapçishte, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI ka fituar garën për kryetar të komunës duke marrë 6 mijë e 50 vota ose 88.13 për qind.

Kandidati nga radhët e VLEN-it Mehmet Seferi ka marrë 6.80 për qind ose 467 vota.

Ndërkaq,në Bogovinë kandidati nga radhët e VLEN-it ka marrë 48.83 për qind ose 5 mijë e 295 vota, ndërsa kandidati nga Aleanca Kombëtare për Integrim 5 mijë e 207 vota ose 48.02 për qind,

Sipas kësaj, Feti Abazi nga koalicioni VLEN dhe Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI do të garojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë 50 për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mickoski nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në më shumë se 30 komuna

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në më shumë se 30 komuna, përfshirë edhe Strumicën e cila njihej si bastion i LSDM-së.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE ka fituar edhe në Dellçevë, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, Gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë dhe në shumë të tjera.

“Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë”, tha ai./S.K/KP/AlsatMk/

Continue Reading

Të kërkuara