Lajmet
Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri
Published
11 months agoon
By
UBTnews11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.
Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.
“Konsolidimi i tregjeve të Evropës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vetëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjioz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Më herët, ministrja Kumbaro e kishte quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e suksesve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspektet.
Lajmet
Dy raste dhune në familje në Prishtinë
Published
2 minutes agoon
December 4, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara të dhunës në familje në kryeqytet, ku është raportuar për kanosje dhe sulm fizik.
Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur përmes telefonit një grua kosovare. I dyshuari u ndaluar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Më 03.12.2025 është ndaluar dhe arrestuat i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërgruar në mbajtje.“, thuhet në raport
Në një rast tjetër, të raportuar rreth orës 21:50 të së njëjtës ditë, një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy persona pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.“, thuhet në njoftim.
Rastet janë duke u trajtuar nga autoritetet kompetente./UBTNews
Lajmet
Dy të arrestuar në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Published
13 minutes agoon
December 4, 2025By
UBTnews
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit nga Policia e Kosovës thuhet se incidenti ka ndodhur pasi policët u kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve.
Gjatë përleshjes nuk është raportuar për lëndime serioze dhe zyrtarët policorë kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftm./UBTnews
Lajmet
Mbyllet zyrtarisht paraqitja e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Published
46 minutes agoon
December 4, 2025By
UBTnews
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave në rastin ku klientët e tyre së bashku me Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Këtë njoftim mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Krasniqit e kanë bërë ndaras më 2 dhjetor 2025
Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.
Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.
Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.
Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Wesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast./EO/BetimipërDrejtësi
Lajmet
Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë
Published
1 hour agoon
December 4, 2025By
UBT News
Mërgim Vojvoda, një prej shtyllave të mbrojtjes së Kombëtares së Kosovës ka shpalosur emocionet, synimet dhe realizmin e një futbollisti që ka kaluar vite të rëndësishme me fanellën e Dardanëve.
Për të, kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026 do të ishte kulmi i karrierës dhe realizimi i ëndrrës së fëmijërisë.
Ai ka theksuar se një sukses i tillë do të kishte peshën e një momenti që e tejkalon çdo arritje individuale.
“Për mua do të ishte ëndrra më e madhe sa i përket futbollit. Kam ëndërruar të luaj në një Kupë të Botës. Të paraqitesha me Kosovën, nuk ka arritje më të madhe. Për mua është gjithçka. Qëllimi është të kualifikohemi, por janë shumë faktorë që duhet të merren parasysh. Nuk do të jetë e lehtë”, tha Vojvoda në FFK Podcast.
Vojvoda e sheh sfidën kundër Sllovakisë si tërësisht të hapur, duke vlerësuar se ekipi i Kosovës ka treguar pjekuri dhe karakter për ta çuar deri në fund këtë rrugëtim. Sipas tij, fakti që finalja e mundshme luhet në shtëpi i jep Dardanëve një ndjenjë shtesë besimi dhe motivimi.
Përballjet e “play-off”-it i ka cilësuar si finale të vërteta, ku çdo detaj, qoftë energjia, freskia apo përqendrimi, mund të bëjë diferencën.
Vojvoda është ndalur edhe te ndryshimet mes gjeneratave, duke vlerësuar se lojtarët e rinj të Kombëtares po tregojnë disiplinë, përqendrim dhe respekt të jashtëzakonshëm për fanellën. Ai ka veçuar me admirim sakrificat e disa prej tyre që udhëtojnë me orë të tëra nga vende të largëta vetëm për të qenë pjesë e Kosovës, duke e cilësuar këtë përkushtim si shembull frymëzues.
Në rikthimin e tij emocionues te humbja e ashpër kundër Zvicrës në nisje të kualifikimeve, Vojvoda ka pranuar se ekipi e përjetoi rëndë atë rezultat.
Megjithatë, ai shtoi se pikërisht ajo sfidë shërbeu si pikë kthese, sepse nga ajo ndeshje grupi ndryshoi qasjen, u bë më kompakt dhe më i bashkuar. Ky transformim, sipas tij, ishte themelor në arritjen e “play-off”-it.
“Kanë qenë të vështira këta tre muaj, intensivë, sidomos pas ndeshjes së parë kur kemi humbur fëlliqtë, ndonëse nuk e kemi merituar atë rezultat. Por pas asaj ndeshjeje shumë njerëz i kemi dëshpëruar. Besoj se ka qenë rrugëtim i vështirë, por me fund shumë të mirë”, tha tutje Vojvoda./S.K/FFK/
Dy raste dhune në familje në Prishtinë
Dy të arrestuar në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Gemini futet në Google Maps, përvoja e udhëtimit nuk do jetë më e njëjta!
Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi
Mbyllet zyrtarisht paraqitja e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
‘Emily in Paris’ rikthehet, publikohet traileri i sezonit të ri
Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida
113-vjetori i krijimit, zhvillim e modernizim për FARSH
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
