Lajmet

Vitaminat që duhet t’i merrni kundër lodhjes

Sipas ekspertëve shëndetësorë, të rriturve u nevojiten rreth 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.

Published

on

Lodhja kryesisht ndërlidhet vetëm me qëndrimet deri vonë në mbrëmje dhe me mungesë të gjumit.

Megjithatë në shumë raste mund të jetë simptomë e anemisë, e cila ndodh kur njerëzit kanë mungesë të vitaminave dhe mineraleve të caktuara.

Anemia është sëmundje ku personi ka shumë pak qeliza të kuqe të gjakut ose sasi shumë të ulët të hemoglobinës në çdo qelizë të kuqe të gjakut, kjo mund të ndërlidhet me shumë shkaktarë, duke përfshirë edhe mungesën e vitaminës B12 dhe hekurit.

Vitamina B12 përfshihet në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe e mban sistemin nervor të shëndetshëm, si dhe liron energji nga ushqimi.

Mungesa e kësaj vitamine mund ta shkaktojë trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut me madhësi anormale të cilat nuk mund të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, mungesa e kësaj vitamine sjell me veti shumë simptoma, ku njëra prej kryesoreve është lodhja e tepërt dhe mungesa e energjisë.

Shikimi i turbullt, depresioni dhe dobësimi i aftësive mendore janë gjithashtu simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Këtë vitaminë mund ta merrni përmes mishit, salmonit, qumështit, djathit, vezëve, por edhe në formët ë suplementit. Sipas ekspertëve shëndetësorë, të rriturve u nevojiten rreth 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.

Në anën tjetër, hekuri gjithashtu luan rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Përveç që shkakton lodhje dhe mungesë të energjisë, mungesa e hekurit shkakton edhe probleme me frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe lëkurë të zverdhur.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që meshkujt mbi moshën 18 vjet dhe femrat mbi moshën 50 vjet të marrin 8.7 miligramë hekur në ditë. Ndërkaq femrave të moshës 19 deri 50 vjet u nevojiten 14.8 miligramë hekur në ditë sepse humbja e gjakut nga menstruacionet mund të shpijë në mungesë të hekurit në trup.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara