Shëndeti

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Mungesa e tyre në organizëm mund të shoqërohet me simptoma dhe shqetësime të ndryshme shëndetësore.

Published

on

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit.

Siç mund ta dini tashmë, mungesa e tyre në organizëm mund të shoqërohet me simptoma dhe shqetësime të ndryshme shëndetësore.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me vitaminat dhe mineralet me të rëndësishme, për të cilat trupi ka më shumë nevojë ndërsa plakeni.

Kalciumi

Ju e merrni pjesën më të madhe të kalciumit nga kockat, të cilat e marrin atë nga ushqimi. Ai ndihmon muskujt, nervat, qelizat dhe enët e gjakut të punojnë siç duhet.

Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin rreth 20% më shumë se të rriturit e tjerë. Qumështi, kosi dhe djathi janë burimet më  të mira.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e gjakut dhe qelizave nervore, por ndërsa plakeni trupi mund ta ketë të vështirë ta përthithë atë.

Vitamina B12 merret natyrshëm nga ushqimet shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti, por edhe nga suplementet dhe drithërat e mëngjesit.

Vitamina D

Vitamina D ndihmon muskujt, sistemin imunitar dhe atë nervor të funksionojnë siç duhet. Me kalimin e moshës, trupi e ka më të vështirë t’i konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D.

Burimet të mira ushqimore të saj janë salmoni dhe sardelet.

Vitamina B6

Trupi juaj e përdor atë për të luftuar mikrobet dhe për të prodhuar energji.

Qiqrat janë një burim i lehtë dhe i lirë i tyre. Po kështu janë mëlçitë, peshku dhe drithërat e mëngjesit.

Magnezi

Ndihmon trupin të prodhojë proteina, forcon kockat dhe mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm.

Mund ta merrni nga arrorët, farat dhe zarzavatet me gjethe jeshile, por edhe suplementet.

Probiotikët

Këto baktere të mira merren zakonisht nga ushqimet e fermentuara si kosi ose lakra turshi.

Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes, madje mund të mbrojnë edhe kundër alergjive.

Omega-3

Këto acide yndyrore quhen “thelbësore” sepse trupi juaj nuk mund t’i prodhojë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin dhe mund t’ju ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer, Artriti etj.

Burime të mira janë ushqimet si peshku, arrorët ose farat e linit.

Zinku

Ndihmon dhe lufton infeksionet dhe inflamacionet, gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj.

Gocat e detit janë burimi më i mirë, por mund ta merrni nga viçi, gaforrja dhe drithërat e mëngjesit.

Seleni

Mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet dhe ndihmon me funksionimin e tiroides.

Mjaftojnë vetëm një ose dy arra braziliane në ditë për të korrur përfitimet prej tij.

Kaliumi

Kaliumi luan rol pothuajse në gjithçka brenda trupit tuaj, duke përfshirë zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat.

Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

Folati

Kjo formë natyrale e vitaminës B9 gjendet tek zarzavatet me gjethe jeshile, arrorët dhe fasulet.

Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë kundër goditjes në tru dhe kancerit.

Fibrat

Fibrat ndihmojnë në mbrojtjen kundër goditjeve në tru, me punën e sistemit tretës, ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Ato mund t’i gjeni tek drithërat e plota dhe tek perimet./AgroWeb.org

Shëndeti

Rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

Published

on

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku, ja rastet kur diabetikuj duhet të shkojë menjëherë në urgjencë.

Hiperglicemia

Ndodh kur nivelet e sheqerit janë të larta, nëse ky problem nuk trajtohet, gjaku bëhet acidic dëmton qelizat. Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.

Simptomat e hiperglicemisë janë:

Etje e madhe

Urinim i shpeshtë

Të përziera ose të vjella

Mjegullim i shikimit

Frymëmarrje e shpejtë

Humbje e ndjenjave

Lëndimet në këmbë

Diabeti dëmton nervat e shkakton mpirjet e këmbëve, kësioj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që pëson, gjë që do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë. Sigurohuni të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë.

Ataku në zemër

Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër.

Dështim të veshkave

Diabeti është i lidhur me sëmundjet e veshkave, përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.

Tension i lartë i gjakut;

Urinim i shpeshtë;

Enjtje të kyçeve dhe këmbëve;

Nevojë e pakët për insulinë.

Continue Reading

Shëndeti

Shkenca: Gratë e moshuara që duken të reja kanë një karakteristikë të përbashkët!

Published

on

Një tipar i përbashkët që i bën të duken më të reja. Gratë kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në një moshë të pjekur sesa gratë e së njëjtës moshë që duken më të vjetra e kanë më shumë rrudha.

Kështu pohojnë shkencëtarët nga Baltimora të Universitetit Johns Hopkins, pas kryerjes së hulumtimeve në të cilat ata kërkuan arsyet për plakje më të ngadaltë dhe më të shpejtë.

Duke analizuar pamjen e rrudhave, lëkurën e fytyrës dhe gjendjen shëndetësore të të anketuarave me një moshë mesatare 63 vjeç, zbuluan se gratë që janë më pak të prira ndaj sëmundjeve kardiovaskulare duken dy vjet më të reja se moshataret e tyre që janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të lartpërmendura.

“Ne konkluduam se femrat e reja në përgjithësi nuk kanë probleme me tensionin e lartë, gjë që i bën ato më rezistuese ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe mundësisë për të pasur atak në zemër,” theksoi Dr. Dejvid Grin, anëtar i ekipit kërkimor, transmeton Telegrafi.

Për herë të parë është gjetur një lidhje mes presionit të ulët të gjakut e pamjes rinore, e cila varet në një masë të madhe nga një mënyrë jetese e shëndetshme.

Një mënyrë e shëndetshme jetese, duhet të bëhet një domosdoshmëri për çdo person të rritur, veçanërisht për shkak të tensionit të lartë të gjakut, i njohur si ‘vrasësi i heshtur’, pasi nuk jep simptoma të dukshme që do të mundësonin reagimin në kohë.

Continue Reading

Shëndeti

Dylli i veshit mund ta parashikojë sëmundjen e Parkinsonit

Published

on

Studiuesit nga “American Chemical Society” po pretendojnë se kanë zhvilluar një sistem të ri që ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjes neurologjike, Parkinson.

Ky zbulim lidhet me erën e veçantë të sebumit, përbërës kryesor i dyllit të veshit, është substancë yndyrore që trupi e prodhon për të mbrojtur dhe lubrifikuar lëkurën. Studiuesit kanë deklaruar se te personat me Parkinson, sebumi mund të marrë një erë karakteristike dhe paksa të rëndë, pasi sëmundja ndikon në mënyrën se si trupi prodhon komponimet organike që lëshohen përmes sebumit, ka raportuar The Independent.

Çdo vit, rreth 90,000 persona diagnostikohen me Parkinson në Shtetet e Bashkuara, dhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është rritur dukshëm në dekadat e fundit. Lidhja në mes të erës së sebumit dhe sëmundjes së Parkinsonit është vërejtur edhe në studime tjera, tani ekspertët kanë arritur të identifikojnë disa komponime specifike që mund të shërbejnë si shenja biologjike të Parkinsonit.

Morën mostra nga kanalet e 209 personave, ku më shumë se gjysma ishin të diagnostikuar me Parkinson, mostrat u analizuan me teknika të avancuara të:

-Kromatografisë së gazit (analizë që tregon se cilët përbërës janë të pranishëm në një mostër dhe ndihmon të kuptohet saktësisht se çfarë substancash përmban dylli i veshit), si dhe

-Spektrometrisë së masës (analizë që ndihmon të identifikohen me saktësi se cilat janë përbërësit kimikë që gjenden në mostër dhe në çfarë sasie janë).

Studiuesit kanë zbuluar se te personat me Parkinson, katër komponime organike ishin të ndryshme krahasuar me ata që nuk kishin sëmundjen. Këtu përfshihen komponimet e quajtura Ethylbenzene, 4-ethyltoluene, Pentanal, 2-pentadecyl-1 dhe 3-dioxolane.

Këto komponime shërbejnë si shenja për diagnostikimin e Parkinsonit, krijuan sistem që përdoret si metodë praktike për zbulimin e hershëm të Parkinsonit, studiuesit ndërtuan sistem të inteligjencës artificiale që simulon nuhatjen njerëzore, model robotik që mund të “ndiej” aromën duke përdorur të dhënat nga dylli i veshit. Sistemi ishte në gjendje të dallonte me 94 për qind saktësi mostrat e njerëzve me Parkinson nga ata pa sëmundjen.

Aktualisht, rreth 1.1 milionë amerikanë jetojnë me Parkinson.

Ekspertët kanë bërë të ditur se zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e trajtimeve ekzistuese vetëm e ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por nuk e shërojnë. Sipas tyre, metodat aktuale të diagnostikimit janë të kushtueshme dhe ndonjëherë të paqarta.

Studiuesit kanë deklaruar se ky sistem me inteligjencë artificiale mund të përdoret si mjet i shpejtë dhe i parë për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme.

“Kjo metodë është në fazë fillestare, është testuar vetëm në një qendër kërkimore në Kinë. Hapi i radhës është të zhvillojmë studime në faza të ndryshme të sëmundjes, në qendra dhe grupe të ndryshme etnike, për të vlerësuar nëse kjo metodë ka vlerë praktike më të gjerë”, ka shpjeguar autori Hao Dong.

Continue Reading

Shëndeti

Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike

Published

on

Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kyushus në Japoni dhe Universiteti i Torontos ka zbuluar se aktiviteti fizik i vazhdueshëm mund të ndihmojë në zbehjen e kujtimeve traumatike apo të lidhura me varësinë.

Studiuesit testuan këtë teori te minjtë, të cilëve u ishin dhënë tronditje elektrike, duke shkaktuar tek ta sjellje të ngjashme me çrregullimin e stresit post-traumatik, si frikë, ankth dhe shmangie të mjediseve që lidhen me traumën.

Kur minjtë u lanë të ushtronin, filluan të prodhonin më shumë neurone në pjesën e trurit të quajtur hipokampus, zonë kyçe për kujtesën dhe simptomat e traumës u pakësuan ndjeshëm.

Edhe ndërhyrja gjenetike për të përshpejtuar prodhimin e neuroneve dha rezultate pozitive, ndonëse jo aq efektive sa aktiviteti fizik.

E njëjta metodë u aplikua edhe për sjellje të lidhura me varësinë. Minjtë që më parë shfaqnin preferencë për një dhomë të lidhur me përdorimin e kokainës, pas rritjes së neurogjenezës, nuk tregonin më të njëjtën tërheqje ndaj saj.

Sipas studiuesve, rezultatet hapin rrugën për trajtime të reja ndaj PTSD-së dhe varësive, duke u fokusuar në riformësimin e lidhjeve në tru.

Por deri atëherë, aktiviteti fizik mbetet një mënyrë e fuqishme dhe lehtësisht e arritshme për të ndihmuar trurin të çlirohet nga e shkuara.

Continue Reading

Të kërkuara