Lajmet

Virusi: Gjermania mbyll dyert për Britaninë e Madhe

Published

on

Britania e Madhe ishte model suksesi për shpejtësinë e vaksinimit. Por tani aty po përhapet shpejt varianti i rrezikshëm indian i virusit. Gjermania nga e diela e shpall si zonë të variantit të virusit.

Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit. Këtë e bëri të ditur Instituti Robert Koch, RKI. Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani. Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani. Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.

Ndërkohë për Francën, Slloveninë, Kroacinë për shkak të uljes së numrit të infektimeve është hequr detyrimi i përgjithshëm i karantinës nga 5 deri në 10 ditë. Tre vendet e BE nga e diela konsiderohen zonë normale e rrezikut. Nga lista e vendeve të rrezikuara hiqen Sllovakia, Finlanda, Rumania, San Marino dhe Xhamajka si edhe rajone të caktuara në Spanjë dhe Irlandë.

 SYMBOLBILD IT-Probleme British Airways streicht alle Flüge in London

11 vende veçanërisht të rrezikuara

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë prej disa kohësh që kthehet sërish në zonë të variantit të virusit. Në këtë kategori renditen vetëm 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Varianti indian i virusit B.1.617.2 konsiderohet si veçanërisht ngjitës dhe ka qenë arsyeja e shpërthimit të pamasë të infektime në Indi në muajt e fundit. Në Britaninë e Madhe janë bërë të njohura 3400 raste me variantin e virusit, si epiqendra konsiderohen qytetet Blackburn dhe Bolton.

Sipas Institutit Robert Koch nuk ka të dhëna të plota për këtë variant, por supozohet, se ai transmentohet më shpejt, dhe vaksina ka efekt më të dobët, tha presidenti i RKi, Lothar Wieler në Berlin. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh i shqetësuar për Britaninë e Madhe. Varianti i testuar atje nuk duhet të përhapet në Gjermani, tha ai. Britania u konsiderua muajt e fundit si model suksesi në lidhje me luftimin e pandemisë. Një mbyllje e fortë e vendit dhe shpejtësia e vaksinimit i ulën shifrat e infektimeve, gjë që bëri që qeveria gjermane ta heqë përkohësisht Britaninë e Madhe nga lista e zonave të rrezikuara.

Boris Johnson

Kritika ndaj Boris Johnsonit

Qeveria britanike vetë tregohet optimiste, se do ta verë nën kontroll përhapjen e këtij variante. Në zonat e prekura u rritën së tepërmi kapacitetet e tesimit. Ndërkohë aty të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen, në një kohë që në të gjithë vendin mosha është përcaktuar mbi 34 vjeç.

Aktualisht ka kritika ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ai e vendosi pas një hezitimi të gjatë Indinë në “listën e kuqe” të udhëtimeve. Përveç kësaj edhe pas këtij kategorizimi ka pasur disa fluturime të drejtpërdrejta nga India në Britaninë e Madhe, thuhet në mediat britanike.

Lajmet

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Lajmet

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara