Aktualitet

Vihet gurthemeli i sallës sportive në fshatin Gllogovc

Projekti pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Published

on

Të martën kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Gllogovc të Lipjanit, investim ky i komunës.

Projekti pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, teksa kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se investime të tilla janë kryer edhe në lokalitete të ndryshme.

“Sot jemi pranë shkollës së Gllogovcit me ç’rast po inaugurojmë punimet për ndërtimin e sallës sportive për banorët e kësaj lagje, është projekt që e kemi bërë në disa lokalitete dhe po e bëjmë edhe në Gllogovc, me qëllim që të ofrojmë kushte nxënësve por edhe banorëve, sepse kjo sallë në të njëjtën kohë do të jetë në shfrytëzim edhe të këtyre banorëve. Besoj se në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë i gatshëm për përdorim për banorët e Gllogovcit”, tha Ahmeti.

Sport

UEFA gjobit Fenerbahçen me 10 milionë euro: Nën llupë kontratat e Mourinhos dhe Akturkoglu

Published

on

By

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka ndëshkuar sot zyrtarisht klubin turk Fenerbahçe me një gjobë prej 10 milionë eurosh, pas konstatimit të një sërë parregullsish dhe manipulimesh në operacionet financiare.

Ky vendim erdhi nga departamenti special i UEFA-s për qëndrueshmëri financiare, i cili pas një monitorimi të rreptë të shpenzimeve dhe të ardhurave, gjeti parregullsi në pagat e lojtarëve, tarifat e agjentëve dhe transferimet e fundit.

Në qendër të hetimit ishin artikujt e dyshimtë në kontratat e emrave të mëdhenj si trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët Milan Skriniar, Diego Carlos e Kerem Akturkoglu. Vëmendje e veçantë iu kushtua rastit të yllit turk, Kerem Akturkoglu, transferimi i të cilit nga Benfica verën e kaluar nxori në dritë praktika të dyshimta të pagesave.

Akturkoglu, i cili për vite me radhë ishte shtylla e rivalëve të Galatasarayt me një pagë modeste, u transferua te Benfica në vitin 2024, ku pas shkëlqimit të tij dhe eliminimit që i bëri pikërisht Fenerbahçes nga Liga e Kampionëve, u ble menjëherë nga këta të fundit për 22.5 milionë euro.

Edhe pse shifra prej 10 milionë eurosh nuk e kalon rekordin e gjobave të vëna ndaj klubeve si Chelsea apo PSG, ajo konsiderohet një goditje e rëndë për financat e klubit nga Stambolli.

Ky ndëshkim shërben si një paralajmërim i qartë nga UEFA për respektimin e rregullave të “Fair Play-it Financiar”, duke vënë në pah se as emrat e mëdhenj të stolit apo fushës nuk mund t’i mbrojnë klubet nga sanksionet në rast të mashtrimeve me kontratat.

 

Continue Reading

Sport

KFF Dukagjini dhe KFV Prishtina ballafaqohen në kuadër të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 17:00, vëmendja e futbollit të vajzave do të përqendrohet në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet KFF Dukagjinit dhe KFV Prishtinës.

Kjo ndeshje, e vlefshme për garën e Kupës së Kosovës, pritet të sjellë një rivalitet të lartë sportiv, duke pasur parasysh synimet e të dyja klubeve për të ecur tutje drejt finales së madhe.

Organizatorët kanë njoftuar se hyrja për këtë ngjarje sportive do të jetë falas, duke u bërë thirrje adhuruesve të futbollit dhe mbështetësve të klubeve që të jenë të pranishëm në tribuna për t’i përkrahur vajzat në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

 

Continue Reading

Aktualitet

Ukraina rifillon sulmet mbi infrastrukturën ruse të naftës

Published

on

By

Vetëm dy ditë pas përfundimit të armëpushimit treditor të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, Ukraina ka rikthyer sulmet me dronë ndaj rafinerive dhe porteve ruse të naftës. Ky rifillim i luftimeve vjen si pjesë e strategjisë së Kievit për të goditur burimet kryesore të të ardhurave të Moskës dhe për të dëmtuar fuqinë ushtarake ruse, teksa lufta tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Gjatë natës të së mërkurës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se ka shkatërruar 286 dronë ukrainas mbi rajone të ndryshme. Pavarësisht pretendimeve ruse për neutralizimin e mjeteve fluturuese, pasojat janë regjistruar në terren. Në rajonin jugor të Krasnodarit, fragmentet e dronëve kanë shkaktuar zjarr në fshatin Volna, zonë ku ndodhen terminalet e rëndësishme të naftës në portin Taman.

Sulme të ngjashme janë regjistruar edhe në rajonin e Astrakhanit, pranë Detit Kaspik, rreth 1,675 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Autoritetet lokale njoftuan për një zjarr në një fabrikë të përpunimit të gazit dhe prodhimit të karburantit si pasojë e mbetjeve të dronëve të rrëzuar. Ndonëse guvernatori lokal, Igor Babushkin, deklaroi se të gjithë dronët u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes elektronike, pamjet dhe raportimet nga terreni dëshmojnë për dëme në objektet industriale ruse.

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet afati për certifikim, katër parti nuk dorëzojnë listat

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht se është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjatë periudhës 11-ditore janë pranuar aplikimet nga 23 subjekte politike, ku përfshihen 18 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Megjithatë, përkundër njoftimeve paraprake për pjesëmarrje, katër parti politike kanë mbetur jashtë këtij procesi pasi nuk kanë arritur të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve brenda afatit ligjor që përfundoi më 12 maj.

Në total, numri i kandidatëve të propozuar për këto zgjedhje është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 janë gra. Tashmë KQZ-ja ka nisur fazën tjetër, atë të verifikimit të përshtatshmërisë së kandidatëve, proces ky që pritet të përfundojë deri më datën 15 maj.

Gjatë kësaj kohe, listat e kandidatëve do t’u dërgohen institucioneve relevante për të vlerësuar nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton aftësinë ligjore të personave për të garuar për poste publike. Ky proces verifikimi është një praktikë e rregullt e KQZ-së, që synon të sigurojë se të gjithë kandidatët përmbushin obligimet ligjore përpara se të certifikohen zyrtarisht për garën e qershorit.

Continue Reading

Të kërkuara